Hanei është seksi, koreografe e videoeve muzikore e cila e përmbys botën e saj pasi shefi i jep një ultimatum: të flejë me të ose të përjashtohet nga industria e muzikës.
Niki është një mashtrues seksual, një parazit që adhuron kënaqësitë e jetës dhe që e di shumë mirë se vlerat e tija më të mëdha janë pamja dhe forca e tij seksuale, të cilat i përdor për të joshur zemrat e femrave më të pasura të qytetit për të shijuar stilin e tyre të jetesës. Duke u dhënë femrave atë që duan, Niki arrin të jetojë ekzaktësisht ashtu siç dëshiron - duke patur një vend falas ku të jetojë, dhurata fantastike, hyrje në lokalet më të mira dhe shumë seks. Në një qytet si Los Anxheles, ku të gjithë jetojnë ëndrrën, duhet t’u japësh njerëzve atë që ëndërrojnë.
Një herë e një kohë, ishin tre mbretëri fqinje, secila me nga një kështjellë madhështore. Ndiqni tre historitë aventureske nga secila Mbretëreshe dhe Mbret.
Një dramë e përqendruar në një vajzë rebele e cila dërgohet në një qytet jugor për të qëndruar me babain e saj. Falë dashurisë së tyre reciproke për muzikën ata arrijnë të ribashkohen.
Një çift i ri, të lidhur nga një dashuri në dukje ideale, nis të çbëhet teksa mundësi të papritura i rrotullojnë drejt një rruge te paqëndrueshme dhe të dhunshme, duke kërcënuar të ardhmen që ata kishin imagjinuar gjithmonë.
Një burrë amerikan musliman që vuan nga sëmundja e Asperger merr një ftesë për të bërë një bisedë serioze me Presidentin, dhe fillon një udhëtim duke përshkuar të gjithë vendin.
Stifleri do të bëhet si vëllai i tij i madh duke bërë filma porno dhe duke ia kaluar bukur në kolegj. Pasi saboton bandën muzikore të shkollës ai dërgohet me detyrim për t'u bërë pjesë e saj...
Duke u munduar të shmangin komeditë romantike të Hollivudit, Dylan dhe Jamie zbulojnë se po ti shtosh shoqërisë aktin e seksit, gjërat bëhen më të ndërlikuara.
Një kontraktues ushtarak i rikthehet karrierës së tij ku dhe takohet me ish të dashurën e tij. Por në fakt, papritur bie në dashuri me truprojën e Forcave Ajrore të tij.
Nandu një boksier ndihmon Pinky një vajzë të verbër për përmbushjen e ëndrrës së saj, por a do ta kuptoj vajza qe arsyeja e humbjes se shikimit te saj që ishte Nandu?
Ramon Sampedro është një mekanik anijesh dhe një poet me kohë të pjesshme që ka ngelur tetraplegjik pas një aksidenti gjatë zhytjes. Ky film tregon historinë e vërtetë të betejës të 30 vjeçarit që do ti japë fund jetës të tij.
Në Anglinë e periudhës Viktoriane, e pavarura dhe kokëforta znj. Everdin, arrin të tërheqë tre kandidatë shumë të ndryshëm nga njëri - tjetri: Gabriel Oak, një çoban; Frank Troi-n, një rreshter i pamatur; dhe Uilliam Bolldud, një beqar i suksesshëm dhe i pjekur.
Përpara martesës së saj një grua a gjen vetën të rrëmbyer dhe të mbajtur peng për shpërblim. Sa më shumë ditët kalojnë ajo fillon të krijoje një lidhje të çuditshme me rrëmbyesin.
Alan, pas dështimit të dasmës së tij dhe pushimit nga puna, punon me të ëmën në aeroportin e Dublinit. Aty takohet me dashurinë e tij të parë, Alisën me të cilën kalon një natë plot me aventura. Një fund i lumtur apo i hidhur... Zbuloheni vetë!
Kjo është historia e bukur e dashurisë mes djalit të keq dhe vajzës studioze. A munden dy njerëz kaq të ndryshëm të bëjnë që lidhja e tyre të funksionoj?! Ndiqni filmin e shumë pëlqyer dhe përjetoni emocionet që përcillen përmes tij.
Janë kushtet njerzore, veprimet dhe marrëdhëniet mes tyre të kushtëzuara nga fati, vullneti i lirë, apo një kombinim i të dyjave? Sido që të jetë rasti, nëse s’mund ti kontrollojmë veprimet tona, duhet të shqetësohemi?
Gjatë luftës gjermanët janë zhvendosur në një fshat në vogël ku me sa duket lufta nuk kishte filluar akoma. Një vajzë e re lidhet me oficerin gjerman që po qëndronte në shtëpinë e tyre dhe dashuria e tyre do të lulëzonte në rrethana të tjera.