Tashmë në vit të fundit, Elle ka një marrëdhënie në distancë të gjatë me të dashurin e saj Noah, bën aplikimet për kolegj dhe krijon një miqësi të re me një shok klase simpatik që mund të ndryshojë gjithçka.
Dy njerëz të humbur ne jetë takohen në një mënyrë po aq rastësore se dhe magjike dhe arrijnë që të ndihmojnë njëri tjetrin që të gjejnë qëllime të reja për të jetuar.
"Lusi Neal është hedhur në lojë, kur përflitet se është shumë e frenuar nga ish i dashuri i saj. Në përpjekje për ta ndryshuar këtë, Lusi krijon një listë mjaft të çuditshme, që do ta dërgojë atë në një turbullirë dhe në një udhëtim befasues të gjetjes së vetvetes, miqësisë dhe dashurisë së re."
Sofia është një producente televizive e varur nga puna, ndërsa Uilli, një djalosh i pashëm që i feston krishtlindjet 365 ditë të vitit. Kur rrugët e tyre kryqëzohen, ata do të kuptojnë se, pavarësisht dukjes, nuk janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri.
Kur Nilsi i pakujdesshëm dhe shoqëruesja e nderit Sarah takohen rastësisht në një dasmë në Palm Springs, gjërat ndërlikohen pasi ata nuk janë në gjendje të shpëtojnë nga vendi, vetja dhe njëri-tjetri.
Xhorxha Bërd punon si shitëse në repartin e kuzhinës të dyqanit Kragen. Kur mëson se ka vetëm tre javë për të jetuar, ajo mbledh paratë që ka, heq dorë nga puna dhe niset me avion në një resort luksoz, të cilin ka ëndërruar gjithmonë ta vizitonte.
Lukas jeton me tezen e tij fetare në një qytet të qetë. Por kjo jetë e qetë dhe e mëzitshme i ka ditët e numëruara kur tezja bamirëse njofton ardhjen e një nipi tjetër Mario, i sapo dalë nga burgu.
Në një qytet të vogël turk, dy poet të rinj të sëmurë me turbekuloz përpiqen të mbijetojnë duke publikuar poezitë e tyre. Kur të dy bien në dashuri pjesa e mbetur e jetës s'ka pë të qenë më e njëjtë.
Lidhja mes Filipit dhe Rashelës, të cilët nuk qëndrojnë dot larg nga njëri-tjetri, por janë të ndarë nga klasa e tyre sociale. Pasi bëjnë një fëmijë, Rashela përballet me pasojat që do ta lëndojnë gjithë jetën.
Historia e një djali jashtëzakonisht të bukur që me pamjen e tij shkakton vdekje te njerëzit.
Dënuar të jetojë gjithmonë me fytyrë të fashuar, ai takon Alex, vajzën që ndryshon gjithçka në jetën e tij.
Asako takohet dhe bie në mënyrë të çmendur në dashuri me Bakunë, i cili një ditë largohet menjëherë nga jeta e saj. Dy vjet më vonë, në Tokio, Asako njihet me Ryohein i cili ka një ngjashmëri të habitshme me dashurinë e saj të vjetër. Ata ndërtojnë një jetë të lumtur së bashku, derisa gjurmët e së kaluarës së Asakos të fillojnë të ringjallen.
Xhesika e di si do të jetë jeta e saj dhe ku do ta çojë. Por kur takohet me Danin, një djalosh me një të kaluar të ndërlikuar, çdo gjë mund të përmbyset.
Aliu vendos të niset për në Izmir, që të ndalojë dasmën e vajzës që ai dashuron. Në tren, ai do të rastisë
me një vajzë që nuk i tregon gjithë të vërtetën, por që vuan po njësoj si ai dhe është nisur në të njëjtin drejtim.
Hana, një punëtore e fabrikës me probleme dëgjimore, merr pushimet e saj të para pas shumë viteve dhe në vend të pushimeve, ajo vendos të shkojë në një impiant nafte, ku kujdeset për një burrë që vuan nga djegie të rënda.
Bazuar në romanin me të njëjtin titull, kjo është historia Samantas që vendos të largohet nga jeta e saj e mbushur me pasuri sipërfaqësore për të gjetur nje jëtë të re dhe takon gjatë udhëtimit të saj Klein Kinkaid, i njohur ndryshe si Shën Klei, pronari i ri dhe fisnik i një lokali në Çikago.
Jo të gjitha martesat zgjasin, por ajo e Rubenit nuk kaloi dot as ditën e parë të muajit të mjaltit. Edhe pse i shkatërruar emocionalisht, ai vendos t'ia nisë nga e para dhe kupton, se jeta ndjek planet e saj.
3 vëllezër ribashkohen pasi gjyshi i tyre pëson një sulm në zemër. Burrat e Granger, Jace, Caden dhe Dalton i premtojnë gjyshit të tyre që po vdes se do të punojnë së bashku për të shpëtuar biznesin e dështuar të familjes. Ne vëllezërit gjithashtu e gjejmë veten duke u bashkuar për të zbuluar se kush vrau me të vërtetë nënën e tyre dhe më pas, duke liruar babanë e tyre.