Një e re e sapomartuar arrin në pronën e familjes së burrit të saj në një bregdet të Anglisë dhe e gjen veten duke luftuar me hijen e gruas së tij të parë, Rebekës, trashëgimia e së cilës vazhdon të jetojë në shtëpi edhe shumë kohë pas vdekjes së saj.
Si një fëmijë rebel dhe pa nënë, Ophelia merret në Elsinore Castle nga Mbretëresha Gertrude si një nga shoqërueset e saj më të besuara. Shumë shpejt, Ophelia tërheq vëmendjen e Princit të ri Hamlet. Një romancë pasionante ndizet mes të dyve në fshehtësi ndërsa mbretëria është në prag të luftës, mes intrigave dhe tradhtisë së brendshme politike. Kur babai i Hamletit vritet, zgjuarsia e princit punon vetëm për një hakmarrje të pangopur, Ophelia lundron ashpër në rregullat e pushtetit në Danimarkë, ndërkohë që përpiqet të zgjedhë midis dashurisë së vërtetë dhe jetës së saj.
I ngecur në harresë, pasi vdes në një aksident automobilistik, një i ri kapërcen jetën dhe vdekjen duke gjetur një mënyrë për tu rilidhur me vajzën që dashuron.
Një studente e ndrojtur, introverte, kinezo-amerikane, e gjen veten duke ndihmuar një djalë në shkollë të bwjw pwr vete vajzën që të dy fshehurazi e duan. Gjatë këtij procesi, secili i mëson tjetrit për natyrën e dashurisë pasi gjejnë lidhje në vendet më të pamundura.
Ana dhe Xhejkob takohen në universitet dhe bien ne dashuri me njëri tjetrin, por kur Ana detyrohet të kthehet në vendlindjen e saj në Angli, bëhet e vështirë të jetosh një lidhje në distancë dhe të dy bashkë përpiqem të ruajnë marrëdhënien e tyre.
Pasi Lepurushen e Playboi-t, Shellin, e përzënë nga vila Playboy, ajo gjen punë si kujdestare për një shoqëri studentore vajzash, të mbushur plot me vajza të çuditshme.
Një shefe kuzhine e fiksuar me perfeksionin mundohet të rrisë vajzën e motrës, që ka ndërruar jetë, teksa një shef tjetër kërcënon t'i marrë kuzhinën pa rregulla.
Një këngëtar zemërthyer, Gaspari, ishte zotuar të mos dashurohej më kurrë, deri kur njihet me Lulën, një sirenë bukuroshe, që mbrohet nga burrat me armën e saj të vetme: zërin. Kur ujërat e Senës bien, Lula mbetet pranë varkës ku këndon Gaspari...
Është një agjent sporti i suksesshëm por pushohet pasi shpreh një epifani morale. Pas kësaj ai vendos të ndryshojë filozofinë e tij si një agjent i pavarur me të vetmin sportist që qëndron me të dhe sekretaren e tij.
Një muzikant ambicioz niset në një udhëtim epik, përtej qytetit për të gjetur vajzën e ëndrrave të tij, e cila mund të jetë pjesë e imagjinatës së tij.
Edi dyzetëvjeçar do të martohet vetëm 6 javë pasi ka njohur vajzën e ëndrrave të tij, por gjatë muajit të mjaltit, e vërteta mbi bashkëshorten do të zbulohet dhe Edi do ta gjejë veten mes një makthi të vërtetë...
Gazetarja, që po ngjit shkallët e karrierës, Alisona Skot, ndeshet me një pengesë serioze në jetën e saj, pasi kalon një natë me të papërgjegjshmin, Ben Ston. Pasi ngelet shtatzënë, jo vetëm vendos ta mbajë fëmijën, por edhe t'i japë Benit një mundësi për të qenë baba i denjë.
Pesë vjet pas ngjarjeve të “Mamma Mia!” (2008), Sofia përgatitet për rihapjen e madhe të Hotel “Bella Donna”, por ndërsa jeton jetën e saj, mëson edhe më shumë për të kaluarën e së ëmës...
Jeta duket perfekte për Xhon Brenanin, derisa gruaja e tij Lara arrestohet për një vrasje të tmerrshme që ajo thotë se nuk e ka kryer. Tre vjet duke kryer dënimin, Xhoni lufton për ta mbajtur familjen të bashkuar, duke rritur djalin e tyre dhe duke dhënë mësim në kolegj, ndërkohë që ndjek çdo mjet të mundshëm për të provuar pafajësinë e saj. Me refuzimin e apelit të tyre të fundit, Lara provon të vetëvritet dhe Xhoni vendos se ka vetëm një zgjidhje të mundshme: të arratisë gruan e tij nga burgu. Duke refuzuar të frenohet nga shanset e pamundura apo nga eksperienca e tij minimale, Xhoni thur një plan të menduar deri në detajën e fundit dhe zhytet në një botë të rrezikshme e të panjohur, duke rrezikuar gjithçka për femrën që dashuron.
Zbulimi i një komete gjigante bën që vendet e botës të bashkëpunojnë për shpëtimin e planetit. Jetët e njerëzve ndërthuren teksa të gjithë besojnë se po jetojnë momentet e fundit në tokë dhe heronj të ndryshëm shfaqen në këtë situatë të rrezikshme.
Në këtë pjesë të dytë të triologjisë, do ta shohim profesor Gabriel Emersonin në një lidhje pasionante, por ende klandestine me studenten e tij Xhulia Miçëll në Toronto, ku lumturia e tyre kërcënohet nga komploti i studentëve, rregullorja akademike dhe një ish-i dashur xheloz...