Katër policë infiltrohen në një bandë të huliganëve të futbollit me shpresën për të zbuluar liderët e tyre. Por për një nga katër policët, kufiri mes huliganizmit dhe punës bëhet i paqartë...
Fillimisht ishte Kidulthood, pastaj Adulthood dhe tani vjen vënia e fundit e Noel Clarke: Brotherhood. Semi përballon problemet e botës së re. Ai kupton se ajo gjithashtu vjen me probleme dhe sfida të reja me të cilat duhet të përballet dhe ai e di se kjo kërkon miqtë e vjetër për ta ndihmuar t'i mbijetojë rreziqeve të reja.
"Phantom Detective" Hong Gil Dong është një detektiv privat shumë i zoti e me një kujtesë të jashtëzakonshme. Ndërkohë që vazhdon të ndjekë zotimin që i ka bërë të ëmës për hakmarrje, ai përfshihet në një komplot shumë herë më të ndërlikuar e të madh se ai në të cilin ndodhej më parë.
Pasi ka qenë i burgosur për 6 vjet për vjedhje makinash, Rudi Dankan(Ben Affleck) është ditë larg nga lirimi siç është dhe shoku i tij i qelisë Niku (James Frain) i cili është duke vuajtur një dënim 2 vjeçar nën akuza të tjera. Niku ka një seri fotografish të marra si pasojë e një korrespondence romantike me një vajzë të quajtur Ashli të cilën nuk e ka takuar asnjëherë por që po pret lirimin e tij. Rudi mezi po pret të kthehet te familja e tij
dhe të marrë një filxhan çokollatë të ngrohtë. Niku vdes duke mbrojtur Rudin si pasojë e një trazire. Kur Rudi lirohet ditën tjetër njeh Ashlin që ishte duke pritur për Nikun dhe merr vendin e tij duke pretenduar të jetë Niku. Niku ka folur për punën e tij të mëparshme në siguri në një kazino indiane dhe Rudi e gjen veten të përfshirë me vëllain kriminel të Ashlit Gabrielin(Gary Sinise). Rudi detyrohet me dhunë të përfshihet në një skemë grabitjeje në natën para Krishtlindjeve të cilën Gabrieli dhe banda e tij e kanë planifikuar duke pasur si çelës informacionet e Nikut mbi kazinonë. Gjerat...
Kjo është kronika e një unaze martese e gjetur në një dyqan pengjesh, që ndërthur histori të çuditshme të një qyteti të vogël duke përfshirë maniakë, drogaxhinj dhe vet imituesin e Elvis Presley.
Trip Kenedi hyn në një bankë gjatë kohës së mbylljes, menjëherë sapo dy banda të ndryshme shfaqen për ta grabitur. Një përleshje me armë shpërthen dhe Tripi kap sportelisten e zgjuar dhe të bukur Ketlin, për ta mbrojtur. Njëra bandë duket qartë që janë profesionistë ndërsa tjetra vetëm një çift budallenjsh. Sistemi i sigurisë së bankës nis mbylljen e përditshme dhe i mbyll të gjithë brenda në ndërtesë. Ndërsa nata kalon, një lojë gazmore maceje dhe miu zhvillohet ndërsa Tripi dhe Ketlin përpiqen t’i shpëtojnë të gjithë, të mos vriten dhe të mos bien në dashuri me njëri-tjetrin... pothuajse.
Një roje në një kompani furgonësh të blinduar në pjesën jugore të SHBA-së, organizon një nga grabitjet më të mëdha bankare në historinë e Amerikës. Bazuar në grabitjen e Lumis Fargo në Tetor të vitit 1997.
“Kalorësi i Zi” Me ndihmën e togerit Xhim Gordon dhe Avokatit të Qarkut Harvi Dent, Batman-i i vihet pas krimit të organizuar në qytetin Gotham për ta shkatërruar një herë e mirë. Treshja rezulton e suksesshme, por shumë shpejt e gjejnë veten pre të një krimineli gjeni të njohur si Xhokeri, i cili e zhyt Gothamin në anarki dhe e detyron Kalorësin e Zi të kalojë cakun.
Një inxhinier kompjuterësh i paralizuar që lëviz me një karrige me rrota dhe punon në bodrumin e tij, fillon të dëgjojë zhurma dhe zërat e grabitësve të bankave.
Kur Robert Langdoni zgjohet në një spital italian me amnezi, ai bashkohet me Dr. Siena Bruks-in dhe së bashku ata duhet të shpejtojnë nëpër Europë për të penguar një komplot vdekjeprurës botëror.
Një hajdut shtëpish braktiset nga partneri i tij në mes të një vjedhjeje dhe ai detyrohet të marrë peng një familje shumë problemtike natën e vigjiljes së Krishtlindjes.
Kur një truprojë në Las Vegas me aftësi vdekjeprurëse dhe vesin e kumarit futet në telashe me mafien, ai ka një letër të vetme në dorë... ose gjithçka, ose asgjë...
Një histori e zezë psikoseksuale, midis Las Vegasit dhe Parisit, për dashurinë, maninë, seksin, tradhtinë, hakmarrjen dhe në fund të fundit, kërkimin e shpengimit.
Ndërsa detektivi Tomas Kreivën heton vdekjen e vajzës së tij aktiviste, ai nuk zbulon vetëm jetës sekrete të saj, por edhe një mbulim korporate dhe një marrëveshje të fshehtë qeveritare që punëson një agjent me detyrën e fshirjes së provave...
Pasi tërheqin vëmendjen e medias dhe të policisë për faktin që pa dashur hedhin Kate Moss në lumin Thames, Edina dhe Petsi shkojnë të fshihen në jug të Francës...
Kodi moral i një familje është testuar kur Ray Tierney heton një rast që tregon skandalin e korrupsionit që përfshin vëllain e tij polic. Për Ray e vërteta është befasuese, Kutia e Pandorës kërcënon të përmbysë jo vetëm trashëgiminë e Tierney, por të gjithë NYPD.