Ndërsa detektivi Tomas Kreivën heton vdekjen e vajzës së tij aktiviste, ai nuk zbulon vetëm jetës sekrete të saj, por edhe një mbulim korporate dhe një marrëveshje të fshehtë qeveritare që punëson një agjent me detyrën e fshirjes së provave...
Një shpatar i verbër mbërrin në një qytet të kontrolluar nga banda. Aty ai takon dy vajza të cilat kanë të njëjtat qëllime si ai.
Dy detektivë Kanadezë, një nga Ontario dhe një nga Kubeku, duhet të punojnë bashkë kur një viktimë gjendet në kufirin mes Ontarios dhe Kubekut.
Pasi tërheqin vëmendjen e medias dhe të policisë për faktin që pa dashur hedhin Kate Moss në lumin Thames, Edina dhe Petsi shkojnë të fshihen në jug të Francës...
Një haker kompjuterësh zbulon një program kompjuterik misterioz të qeverisë. Ai hyn brenda këtij programi dhe ngec në një revolucion.
Kodi moral i një familje është testuar kur Ray Tierney heton një rast që tregon skandalin e korrupsionit që përfshin vëllain e tij polic. Për Ray e vërteta është befasuese, Kutia e Pandorës kërcënon të përmbysë jo vetëm trashëgiminë e Tierney, por të gjithë NYPD.
Aleks Daniliuk është një adoleshent që mëson marifetet e programimit kompjuterik. Kur familja e tij fillon të ketë probleme financiare, ai i futet jetës së krimit në internet dhe vjedhjes së identiteteve, i mbushur me inat për bankat. Gatë rrugës njihet me Sajin, një batakçi rrugësh i cili e prezanton me shkëmbimin në tregun e zi, dhe me Kirën, një hakere të re e cila nuk është vërtet ajo që duket.
Piter Devero, është një ish-agjent i stërvitur mirë i CIA-s, i cili ka shijuar jetën e qetë në Zvicër. Kur Devero lë pensionin për një mision të fundit, detyrohet të mbrojë një dëshmitare me shumë peshë, Alis Fournierin luajtur nga Olga Kurylenko. Së shpejti, ai zbulon se kjo detyrë e vë atë në shënjestër të mikut të tij të vjetër Dejvid Mejson. Pasi rriten dyshimet për një spiun brenda agjencisë, Devero s’ka kujt t’i besojë më dhe rregullat shkelen.
Falsifikuesit është historia e vërtetë e operacionit më të madh në historinë e falsifikimit, krijuar prej nazistëve në 1936 për të falsifikuar para. Salomon “Sally” Sorouitsch është mbreti i falsifikimeve. Ai jeton një jetë të djallëzuar të kartave, pije alkoolike, dhe grave në Berlin gjatë epokës naziste. Papritur fati i tij ndryshon kur arrestohet dhe futet menjëherë në një kamp ku fillon të shfaq aftësitë e tija të jashtëzakonshme…
Mel Gibson luan rolin e një krimineli që ka grabitur një shumë të madhe parash dhe gjatë një ndjekje nga policia me makinë, ai gjendet brenda kufirit meksikan dhe arrestohet nga policia vendase. Pasi përfundon në një burg që quhet El Pueblito, ai e ndjen veten të detyruar që të përshtatet me mënyrën e jetesës brenda burgut. Aty njihet me një djalë 10 vjeçar dhe nënën e tij. Por djali i vogël për një arsye të veçantë mbrohet nga kryemafiozin që bën ligjin brenda burgut.
Një gazetare amerikane në kërkim të vëllait të saj të zhdukur në kufirin midis SHBA-se dhe Meksikës.
Një adoleshente me një familje të shkatërruar, e rritur në rrugët e një lagjeje në Paris, takohet me një kërcimtar që ia ndryshon jetën 360 gradë.
Xheki Kogan është një truprojë profesionist i cili kujdeset që disa rregulla të Mafies të qëndrojnë të respektuar... duke vrarë këdo që i shkel. Kur disa persona grabisin një lojë të madhe kumari që zhvillohej nën mbrojtjen e Mafies, Kogani do të marrë përsipër t'i gjejë dhe të rivendosë rendin në shoqërinë vendase.
Ndërkohë që një betejë vdekjeprurëse po shpërthen për trashëgiminë brutale të Xhigsos, një grup mbijetuesish të Xhigsos mblidhet së bashku për të kërkuar mbështetjen e gurus dhe bashkëmbijetuesit Bobi Dagen, një njeri sekretet e errëta të të cilit do të lëshojnë një valë të re terrori. SAW VII sjell lojrat e tmerrshme të Xhigsos në jetë si asnjëherë më parë
Ndërkohë që Xho është e bllokuar në punën e saj në supermarket, shoqet e saja janë duke bërë një jetë aventuriere, secila në mënyren e saj: Kasandra po shkon në "New York" që të takojë të dashurin e saj të internetit, Keri po merr pjesë në fushatën për lirinë e gruas dhe Shenon po shkon të takojë krijuesin e saj. Por fati do ti trokasë në derë. Këto 4 vajza do të kalojnë 3 ditë që s’do ti harrojnë, në 2 qytete të ndryshme… me shpresën që do dalin gjallë nga e gjithë kjo.
Klani Malakian, një familje gangsterash të pamëshirshëm, kontrollon krimin në Francën jugore. Në krye të tij, kumbari i fuqishëm Milo Malakian drejton jetën e tij me një grusht të hekurt. Trashëgimtari dhe biri i tij, Anton, ëndërron të lirohet dhe të marrë vendimet e tij. Por rrethi i brëndshëm i bandës i është gdhendur në gjak. Për t'u arratisur, atij jo vetëm i duhet që të përballet me fatin e tij, por gjithashtu edhe me personin i cili është betuar se do të mposhtë babain e tij.
Vendosur në Amerikë e Mesme, një grup adoleshentësh marrin një ftesë në internet për seks, por ata së shpejti do të ballafaqohen me fundamentalistë me një agjendë shumë të keqe.
Në vitin 1863, Amsterdam Vallon kthehet në zonën e Pestë në qytetin e Nju Jorkut për t'u hakmarrë kundër Bill Kasapit, personi që i mori jetën babait të tij.
Historia e një çifti të zakonshëm që kalon fatkeqësitë, vështirësitë dhe lumturitë që ka jeta bashkë. Sfida të zakonshme që mund të jenë pjesë e jetës së kujtdo, por që bëhen më të lehta kur përballen bashkë dhe kur dashuria është pjesë e jetës.
Një skuadër ish të burgosurish punësohen nga një mafioz nga Klivlandi për të rrëmbyer vajzën e një gangsteri rival....
Bazuar në një histori të vërtetë, dy shokë të vjetër fëmijërie, Efrëm Diveroli dhe Dejvid Pekauz punojnë së bashku për të shitur armë të konfiskuara nga policia për ushtrinë e SHBA. Në momentin që një nga marrëveshjet më fitimprurëse del në treg ata synojnë që të fitojnë e të marrin 300 milionë dollarët. Po ajo që ndodh me këtë marrëveshje është krejt ndryshe nga çfarë imagjinonin. Shqipëria do të jetë vendi i të ardhurave të mëdha për ta, por edhe fundi i këtij biznesi.
Kur dy prej operativëve më elitarë në botë - Deni, një vrasës me kontratë i dalë në pension, dhe Hanteri, mësuesi i tij që në moshë të re - vihen kundër udhëheqësit dinak të një shoqërie sekrete ushtarake, gjuetia e tyre i çon përreth globit nga Australia në Paris, Londër dhe Lindje e Mesme. Ndërsa rreziqet rriten së bashku me numrin e kufomave, Deni dhe Hanteri shumë shpejt zhyten në një lojë maceje me miun ku askush nuk është ashtu siç duket. I bazuar në një histori të vërtetë dhe shokuese, kjo është një xhiro shpërthyese dhe e pamëshirshme ku grabitqari në fund kthehet në pre.
Dy priftërinj duhet të zbuojnë nëse një vajzë e re zotërohet prej djallit apo është abuzuar në mënyrë që t’i shpëtojnë jetën.
Për Tesin dhe dy ortaket e saj Kara dhe Tara, puna u duk shumë e thjeshtë: të gjurmojnë një ngarkesë droge për shefin e tyre Mel në një restorant të izoluar. Por kur një zinxhir i pandalshëm ngjarjesh zbërthehet, të gjithë së shpejti kuptojnë se askush nuk është ai që thotë dhe puna mund të jetë diçka tjetër sesa thjesht të eliminojnë konkurrencën. Ajo çka filloi si udhëzime të thjeshta tani është kthyer në një lojë vdekjeprurëse me pistoleta të mëdha të drejtuara ndaj njëri-tjetrit.