Kur Erik Stifler mer leje për të bërë çdo gjë nga e dashura e tij, ai dhe dy miqtë e tij më të mirë shkojnë për të takuar kushëririn e tij Duajt për “Miljen Lakuriq”.
Stifleri do të bëhet si vëllai i tij i madh duke bërë filma porno dhe duke ia kaluar bukur në kolegj. Pasi saboton bandën muzikore të shkollës ai dërgohet me detyrim për t'u bërë pjesë e saj...
Duke u munduar të shmangin komeditë romantike të Hollivudit, Dylan dhe Jamie zbulojnë se po ti shtosh shoqërisë aktin e seksit, gjërat bëhen më të ndërlikuara.
Feliksi është një djalë trazavaç i cili përjashtohet nga shkolla dhe bashkë me shokët e tij s'do të ndalojë para asgjëje që prindërit e tij mos ta marrin vesh.
Një kontraktues ushtarak i rikthehet karrierës së tij ku dhe takohet me ish të dashurën e tij. Por në fakt, papritur bie në dashuri me truprojën e Forcave Ajrore të tij.
Ylli i filmave Vinsent Çejs së bashku me miqtë e tij Erik, Breshkën dhe Xhonin janë rikthyer - drejt e për biznes bashkë me agjentin e suksesshëm si drejtor studioje në një projekt të rrezikshëm që është nën regjisimin e Vinsentit.
Një djalosh tetëvjeçar është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të përfunduar Lufta e Dytë Botërore, që të kthejë babain në shtëpi. Historia tregon dashurinë e djalit për babain.
3 shokë adoleshentë, bëjnë aktin e fundit të pavarësisë dhe vendosin të kalojnë sezonin e verës duke ndërtuar një shtëpi në pyll dhe duke jetuar larg familjes.
Historia e një grupi miqsh që ritakohen për fundjavën e përvitshme të 4 Korrikut që përballen me Çadin, një fotograf i natyrës së çuditshme dhe të bukur i cili fillon të ndryshojë jetët e tyre një nga një.
Një oficere e policisë përfshihet në një aventurë kur i jepet një mision: të mbrojë vejushën e një trafikanti droge duke u përballur me kriminelë dhe policë te korruptuar.
Alan, pas dështimit të dasmës së tij dhe pushimit nga puna, punon me të ëmën në aeroportin e Dublinit. Aty takohet me dashurinë e tij të parë, Alisën me të cilën kalon një natë plot me aventura. Një fund i lumtur apo i hidhur... Zbuloheni vetë!
Historia e Xhodit, një afro-amerikan 20 vjeçar i cili detyrohet të përballet me përgjegjësitë e jetës. I mësuar nga rruga, por i papunë, ai është baba i dy fëmijëve nga dy gra të ndryshme, por akoma jeton me nënën e tij duke u munduar të gjejë rrugëtimin e duhur në jetën e tij kaotike.
Pas vdekjes së mamasë së tij, Vinsenti, një djalë me sindromën e Turet, çohet nga babai i tij në një qendër trajtimi ku takon Aleksin dhe Marian. Së bashku ata nisen në një udhëtim të gjatë për të hedhur hirin e nënës së Vinsentit në oqean.
Suzan Kuper është një agjente e CIA-s e cila nuk ka dalë kurrë në terren. Mikun e saj më të mirë e vrasin dhe ajo merr vendimin që të hakmerret. Suzan infiltrohet në një rrjet kriminalistik që ka për qëllim shitjen e një bombe nukleare.