Një mama beqare e cila punon kameriere, një autor mizantrop i pashoqërueshem dhe një artist homoseksual, formojnë një miqësi të papëlqyer pasi artisti pëson një aksident.
Gjimnazisti Greg, i cili kalon shumicën e kohës së tij duke bërë parodi të filmave klasik me shokun e tij Ërl, ndryshon mendim për veten përgjithmonë pasi filloi të shoqërohet me një shoqe klase e cili sapo është diagnostikuar me kancer.
Polici i jashtëzakonshëm i Londrës Nikolas Enxhëll transferohet padashur në një fshat të çuditshëm anglez dhe çiftëzohet me një partner të ri budalla. Ndërkohë, Nikolas dyshon një komplot të keq që ka përfshirë të gjithë banorët.
Një lojë pokeri ngatërruese zë në kurth katër shokë, banditë, kultivues të barit, fajdexhinj dhe mbledhës të borxheve dhe i përplas përballë njëri-tjetrit në ndodhi të papritura, gjithçka për hir të parave, barit dhe dy shotganëve antikë.
Gjimnazisti Ed Uollis pasi transferohet në një qytet të ri bashkë me mamanë, hyn në shoqëri me fqinjin e tij, Eshbi, një ish vrasës i CIA-s të cilit i kanë mbetur edhe pak muaj për të jetuar.
Një komedi rreth një detektivi privat që futet në një anije udhëtimesh plot me padronë, femra të mrekullueshme, terroristë, vrasës, dhe ushqim të pamjaftueshëm.
Konor Midi është lloji i mashkullit që ndahet me tre të dashura njëkohësisht, Me anë të një video-telefonate. Kështu që kur shkon në dasmën e të vëllait ai ka një qëllim të vetëm: të shkojë në shtrat me shoqëruesen e vetme të nuses që për njëfarë arsyeje i ka shpëtuar. Por fantazma e xhaxhait të tij të ndjerë Uejn, i cili ishte njeriu që i mësoi t’i dashurojë dhe t’i lërë femrat, ka një tjetër qëllim në mendje: të vendosë në vend besimin e humbur të Konorit ndaj dashurisë, një detyrë e vështirë që kërkon bashkëpunimin e shumë, shumë fantazmave të ish të dashurave.
Aleksi, Emili dhe djali i tyre, Ar Xhej, janë të rinj në Los Anxheles. Një takim rastësor në park i lidh me Kërtin misterioz, Sharlotën dhe Maksin. Një takim familjar bëhet shumë interesant me kalimin e mbrëmjes.
Një komedi romantike për një anglez që u njoftua për të ndihmuar në demaskimin e një mashtrimi të mundshëm. Komplikimet personale dhe profesionale pasojnë më tej.
Luftëtarët Z duhet të ndeshen me Zotin e Shkatërrimit, Lord Berusin, por vetëm një Zot mund të përballet me një Zot, por me krijimin e Zotit Super Sajan a do të mund të fitojnë Luftëtarët Z?
Në një djerrinë post-apokaliptike, një fans librash komikë vishet si heroi i tij i preferuar për të shpëtuar shoqen e tij entuziaste dhe për të luftuar një pronar tiran.
Një ish marinsi i larguar nga SEAL i jepet një detyrë e re: Të mbrojë fëmijët Plamer nga armiqtë e babait të tyre të vdekur, një shkencëtar i qeverisë eksperimenti top-sekret i të cilit ndodhet ende në shtëpinë e tyre.
Uill Henri është një novelist dhe një profesor në NYC. Në ditëlindjen e pestë të vajzave të tyre atë e lë gruaja. Pas një viti ai fillon që të vërë jetën në vijë me një dashuri të re dhe në përpjekje për të harruar nënën e fëmijëve...
Niki është një mashtrues seksual, një parazit që adhuron kënaqësitë e jetës dhe që e di shumë mirë se vlerat e tija më të mëdha janë pamja dhe forca e tij seksuale, të cilat i përdor për të joshur zemrat e femrave më të pasura të qytetit për të shijuar stilin e tyre të jetesës. Duke u dhënë femrave atë që duan, Niki arrin të jetojë ekzaktësisht ashtu siç dëshiron - duke patur një vend falas ku të jetojë, dhurata fantastike, hyrje në lokalet më të mira dhe shumë seks. Në një qytet si Los Anxheles, ku të gjithë jetojnë ëndrrën, duhet t’u japësh njerëzve atë që ëndërrojnë.
Sem Brener thirret që të shpëtojë planetin Tokë, pasi disa alienë keq-interpretojnë një kasetë me filmimet e video lojërave të vitit 1982 dhe fillojnë luftën kundër njerëzve.
Kryetari i komitetit të ritakimit për shkollën e mesme udhëton në Los Anxhelos për të gjetur djalin më popullor të klasës së tij të maturës dhe i mbush mendjen që të marrë pjesë në ritakim.
"Fack ju Göhte": Një komedi ku një ish i dënuar që sapo lirohet nga burgu, futet në punë si mësues në një shkollë ku poshtë saj janë fshehur paratë e tij.
Tre djem të virgjër zbulojnë Biblën të fshehur në librarinë e shkollës së tyre. Fatkeqësisht për ta, libri është i shkatërruar me këshilla të papërfunduara.
Tre vjet pasi Mike u tërhoq nga jeta e striptistit në kulmin e lojës së tij, ai dhe mbretërit e mbetur të Tampas nisen për në plazhin e Myrtle për të performuar për herë të fundit.