Krystal është një dramë-komedi për një djalosh që nuk ka pirë kurrë alkool në jetën e tij. Kur takon gruan e ëndrrave të tij, një ish- prostitutë- striptiste -të droguar dhe të alkoolizuar, ai pretendon se është në grupin e te Alkoolizuarve Anonimë që të gjente një mënyrë për ta gjuajtur. Për të pasur mundësinë më të vogël me të, atij i duhet të përballet me djajtë e tij dhe të mësojë se çdo të thotë të jetosh një jetë pa frikë e të bëhet një burrë i vërtetë.
Një komedi Turke me shume batuta kur Ibrahimi vendose të kthehet në fshatin e ti të vogël me të dashurën e ti Xhesikën gjerat do marrin kah tjetër me thashetheme dhe intriga...
Roja perandorake dhe tre miqtë e tij tradhtarë të fëmijërisë, të urdhëruar për ta ndjekur, varrosen aksidentalisht dhe mbahen të ngrirë në kohë. Pas 400 vjetëve shkrihen për të vazhduar betejën që lanë pas. A mund ta ndryshojë njeriu fatin e tij, kur ka në dorë një rruzull kohor magjik?
Në mbrëmjen më verbuese të vitit në qytetin e Nju Jorkut, historitë e dashurisë së disa njerëzve ndërthuren, duke përfshirë një çift të ngecur në ashensor, një burrë që dëshiron të takohet përsëri me një vajzë të jashtëzakonshme që e njohu për herë të parë një vit më parë, një adoleshente e cila dëshiron të vendosë pavarësinë e saj duke shkuar në Tajms Skuer për të festuar, një grua shtatzënë e cila është gati të lindë dhe një djalosh i ri i cili ndihmon rezolutën e një gruaje që të bëhet realitet.
Agjentja strikte e FBI-së Sara Ashbërn dhe policja vulgare e Bostonit Shanon Mullins nuk do të mund të ishin më të papërshtatshme. Por kur bashkojnë fuqitë për të rrënuar një bos droge, bëhen gjëja e fundit që priste dikush... mikesha.
Në një Amerikë politikisht të ndarë, Krisi përpiqet të kalojë Ditën e Falënderimeve pa shkatërruar familjen e tij. Por, gjërat dalin jashtë kontrollit me dy vizitorët e papritur.
Musolinit shfaqet përsëri në Romë pas 72 vitesh duke gjetur vendin plot me probleme si racizmi dhe urrejtja për politikanët. Duke e ngatërruar si aktor ai bashkohet me një regjisor dhe fillon të udhëtojë në gjithë Italinë për ta sunduar sërish.
Pasi Nikun e lë e dashura në diplomim ai dhe shoku i tij Shein vendosin të shkojnë në një festival muzike "house" për të larguar mendjen. Por prapësirat dhe argëtimet që do ndodhin atje kanë për t'i futur në telashe.
Mbretëri tullumbacesh, dragonj policie të përgjumur dhe magjistarë të lumtur... kështu i mban mend Terri përrallat e gjyshes së tij. Vetëm se ato dalin të jenë të vërteta dhe jo aq të gëzueshme. Me çfarë do i duhet atij të luftojë për t'i kthyer gjërat e lumtura, siç ishin?...
Stivi një 13-vjeçar i cili jeton në Los-Angelosin e viteve 90', kalon verën e tij me një grup miqsh të rinj, ku të gjithë së bashku kalojnë një eksperiencë të rrezikshme, argëtuese dhe eksituese.
Pas vetëvrasjes së shokut të saj të ngushtë, 24- vjeçarja Lusi, duhet të përballet e vetme me jetën e saj në mes të drogës, shthurjes dhe boshllëkut...
Lisi, një organizuese eventesh në prag të martesës dhe Bili, një barmen, kanë vetëm diçka të përbashkët: pagjumësinë. Këta dy të huaj për njëri-tjetrin zbulojnë se mund të bien në gjumë vetëm nëse flenë së bashku.
Ngjarjet zhvillohen në Oregon, në vitin 1850, ku dyshja e vrasësve, vëllezërit Sisters, vihen në kërkim të një kimisti, i cili kishte shpikur formulën për të gjetur arin e fshehur në lumë.
Pasioni dhe talenti e kanë bërë Nina Geldin një yll në rritje në skenën e komedisë, por jeta e saj është një rrëmujë emocionale jashtë skenës. Kur një mundësi e re profesionale përkon me atë romantike, ajo detyrohet të përballet me të kaluarën e saj vërtet të trazuar...
Majku futet në një botë vrasjesh, pasi has rastësisht shokun e tij më të mirë, Edin, që e mendonte të vdekur në aksion 10 vjet më parë. Për të shpëtuar gjallë, Majku dhe Edi duhet të bashkëpunojnë tashmë si anëtarë të bandës kriminale, të Klubit të Gjuetarëve.
Një grup miqsh mblidhen për festa në një shtëpizë të largët por shumë shpejt, planet shkojnë ters. Një nga miqtë humbet dhe del në pah e vërteta e marrjes së asaj shtëpize për pushime. Krishtlindjet kthehen në kaos dhe e pasojnë makthe të përgjakshme...