Oficer Torrente, një ish polic egoist dhe i patakt Spanjoll, e gjen veten në burg. A mund ti shpëtoj ai ironisë së fatit e cila e vendos në një pozicion ku ai ka vendosur shumë të tjerë, të jetë njëkohësisht fajtor dhe i pafajshëm?
Torrente është zhvendosur në Marbella, ku pasi humbi gjithë paratë që kishte
i'u kthye investigimit privat. Një nga çështjet e tij përfshihet në mes të planit të vetë xhaxhait të tij për të shkatërruar qytetin... por ai nuk kupton asnjë gjë.
Një ish-polic bashkohet me ca djem të rinj idealistë e naivë. Së bashku, ata krijojnë një “skuadër” që duhet të kapë ca trafikantë droge, të cilët transportojnë heroinë nëpërmjet një restoranti kinez.
Është shekulli 18 në Angli. Mbretëria drejtohet nga një mbretëreshë e brishtë. Intrigat dhe sekretet e tre femrave do të mbizotërojnë pallatin mbretëror duke ndikuar kështu në politikat e vendit në kohë lufte dhe trazirash.
Një punonjëse supermarketi e ndryshon jetën dhe historinë e saj për t'i treguar Medison Avenju-së se ç'mund të bëjë një person i padiplomuar, e cila çdo gjë e ka mësuar me punë.
Kur një njeri i tmerrshëm e kërcënon qytetin e New York City, një gazetare lajmesh përballet me sfida të ndryshme, ku i zbulon dhe bashkohet me Breshkat Ninja të cilët do të luftojnë për ta mbrojtur qytetin.
Kimi dhe Roni fillojnë gjimnazin dhe bëhen miq me Athinën. Nën drejtimin e Kimit, Athina bëhet anëtarja më e re e Ekipit të Plotfuqishëm dhe shpejt fillon t'ia kalojë asaj.
Por kur Drakeni dhe Shego rishfaqen në Midelton, treshja duhet t'i ndalojë.
Një italiano-amerikan i klasës punëtore, bëhet shoferi i një pianisti klasik afrikano-amerikan në një turne koncertesh, gjatë viteve 1960 në SHBA-në jugore.
Dejv, një artist me një karrierën të dështuar, ndërton një labirint gjigant prej kartoni
në dhomën e tij të ndenjes. Kur grackat, kurthet dhe krijesat do të marrin jetë
gjërat do të bëhen interesante.
Personazhi gjigant i videolojërave, Ralfi dhe shoqja e tij e vogël, Vanelopi, eksplorojnë botën e panjohur të internetit, në kërkim të një pjese që do të shpëtojë videolojën e Vanelopit. Por, zbulimi i kësaj bote të re, do të ketë aventura argëtuese dhe të vështira për ta...
Djali më popullor në gjimnaz, pasi vë bast për një vajzë gjysmë të fjetur se do ta zërë të dashur për t'u tallur, e bënë këtë film komedinë më shpërthyese për adoleshentët!
Ron Burgendi është prezantuesi më i njohur i lajmeve në San Diego gjatë viteve 1970. Por çdo gjë ndryshon për të dhe për ekipin e tij kur në staf bashkohet një femër e bukur dhe joshëse.
Buçkoja është vajza adoleshente e mbushur e një ish-mbretëreshe të bukurisë, e cila regjistrohet në paradën e nënës së saj në shenjë proteste, gjë që përshkallëzohet kur konkurrentet e tjera ndjekin hapat e saj,duke revolucionarizuar paradën dhe qytetin e vogël të Teksasit.
Një adoleshente e sëmurë me kancer, që është në prag të vdekjes, krijon një lidhje të veçantë me një hipokondriak 19 vjeçar. Të dy ndihmojnë njëri-tjetrin për të arritur ëndrrat dhe për t’u përballur me frikërat e tyre, në aq kohë sa u ka mbetur të kalojnë së bashku...
Grinçi dhe qeni i tij besnik, Maksi, jetojnë të vetmuar brenda një shpelle në malin Krampit. Kur kushët, që jetojnë pranë tij, vendosin të bëjnë Krishtlindjet më të mëdha dhe më të ndritshme, Grinçi i pakënaqur e kupton se ka një mënyrë për të fituar paqe dhe qetësi. Me ndihmën e Maksit dhe mes situatash gazmore e plot aventura, ai do të vendosë të vjedhë Krishtlindjen.
Prindërit e tij e quajtën Mërfi, por të gjithë e thërrasin Barfi. Gjithmonë me shakatë e tij, ai është mjaft tërheqës, sidomos me femrat. Në Darjeelind, Barfi është më i përfoluri në qytet, edhe pse ai as nuk mund të flasë e as të dëgjojë. Marrëdhëniet e tij me dy zonjusha të bukura, Shruti dhe Jhilmil, dhe ngjarjet që pasojnë në raportetet e tij me to. Një tregim emocional për dashuri vetëmohuese dhe për të gjetur lumturinë tek gjërat e vogla në jetë, që ju tregon se nuk ka rëndësi se sa e vështirë mund të jetë jeta e juaj, "Mos u mërzit. Ji Barfi".
Deadpooli takohet me Rasëllin, një mutant i zemëruar që jeton në jetimore. Kur Rasëlli bëhet objektivi i Kabllit (një ushtar që vjen nga e ardhmja), Deadpooli e kupton se do të ketë nevojë për ndihmë që të shpëtojë djalin. Komedi, aksion dhe satirë mbi kinematografinë.
Një çift i martuar zgjohen për të zbuluar se kaseta e seksit që kanë bërë një nate më para ka humbur duke çuar në një kërkim të çmendur rreth gjetjes se saj.