Tre të rinj me aftësi të kufizuara nisin rrugën me një shofere infermiere për në një bordello në Montreal për njerëz me nevoja të veçanta. Rikthim i filmit të mirënjohur belg 'Hasta La Vista'.
Van Uilldër fillon vitin e parë të studimeve në Kolegjin Kollixh dhe i hyn një aventure për të liruar shkollën nga shtypja seksuale dhe moslejimi i festave , duke bërë ndërkohë për vete vajzën më të bukur të kampusit.
Shokët gjatë gjithë jetës Zaku dhe Miri kërkojnë të zgjidhin problemet e tyre financiare duke bërë së bashku një film të rritur. Ndërsa kamerat punojnë, ata fillojnë të ndiejnë se mund të kenë më shumë ndjenja për njëri-tjetrin nga sa mendonin më parë.
Një çift në një marrëdhënie afatgjatë, gjendet mes një krize raketash bërthamore në shtëpinë e tyre në LA. Si është dashuria e vërtetë ata do ta kuptojnë në këtë moment shumë të vështirë.
Kur spiuni më i mirë në botë takon femrën e ëndrrave të tij, heq dorë nga jeta aventureske dhe mundohet të bëjë jetë të zakonshme, por në çdo hap e shkuara e vendos në provë.
Kjo është historia e një vajze e cila që e vogël u dashurua me djalin me të bukur të shkollës. Ajo kaloi shumë vështirësi por që në fund ëndërra e saj për ti pasur të gjitha u bë realitet.
Elena Houghlin është shkencëtare, inxhiniere dhe shpikëse e Calistos, një burim i qëndrueshëm energjie që do të revolucionarizojë mënyrën se si njerëzit përdorin fuqinë. Por kur teknologjia bie në duar të gabuara, Elena i kërkon ndihmë Agjencisë Townsend.
Qeni i preferuar i Mbretëreshës humbet pas një ngjarje të dyshimtë dhe e gjen veten në një shtëpi qensh ku duhet të mësohet me jetën e rrugës, por do të përballet dhe me surpriza të këndshme...
Gjatë 12 muajve të fundit, agjenti i DEA-s Bobby Trench (Denzel Washington) dhe oficeri i Inteligjencës së marinës amerikane, Marcus Stigman (Mark Wahlberg) kanë punuar krah për krah. Gjatë kohës që punonin si anëtarë të një bande të trafikantëve të drogës, ata mësojnë sekretin e aleancës së tyre të lëkundur. Kur tentojnë për t'u futur në një rrjet meksikan të drogës që kërkon miliona dollarë të shkojnë në tym, Trench dhe Stigman mohohen menjëherë nga eprorët e tyre. Tani të gjithë i duan në burg ose të vdekur....
Taxh Mahal Badalandabad lë Kolegjin Kollixh pas, për korridoret e Universitetit Kamford në Londër.
Duke kërkuar të vazhdojë doktoraturën, ai e gjen veten duke u dhënë mësim një grupi studentësh aspak normalë, përballë një kolegeje më normale seç duhej.
Gomari Bo është mërzitur me jetën e tij monotone dhe dëshiron të bëjë diçka ndryshe. Ai, bashkë me shokun e tij të ngushtë, pëllumbin Dejv, nisin një udhëtim aventuresk natën e lindjes së Krishtit. Ata të dy, delja Ruthi dhe tre devetë simpatike, do ta bëjnë këtë udhëtim, të paharrueshëm.
Pasi humb prindërit e tij, një prift udhëton në Kinë ku fiton një fuqi mistike që e lejon atë të shndrrohet në dinozaur. I tmerruar në fillim nga fuqitë e tij, një prostitutë e bind që të luftojë kriminelët dhe disa ninxha.
Dy hajdutë profesionistë do të tërhiqen pas një misioni të fundit të suksesshëm. Duke qëndruar në parajsën e tyre tropikale, ferra e tyre e vjetër, agjenti Lloyd i FBI-s, shfaqet për t'u siguruar se ata janë tërhequr, por kur Lloyd sheh të ankoruar në një port anijen luksoze të quajtur “Diamond Cruise” ai bindet se ata s'janë tërhequr dhe anija është hapi i tyre i radhës...
Kjo është historia e një djali me aftësi ndryshe i cili e ka shumë të vështirë ti bëj gjërat si të gjithë njerëzit e tjerë. Ai do të njihet me një vajzë e cila do ta mbështes atë deri ne fund. Edhe pse ai është me probleme të mëdha ajo do të dashurohet me atë dhe pastaj në fund ata do të përfundojnë së bashku.
Suifti, një dhelpër arktike, zbulon një plan të lig nga një keqbërës i cili ka për synim të shkrijë akujt arktikë. Me ndihmën e miqve të tij, ai do u tregojë të gjithëve se është më shumë se thjesht një dhelpër.
Bashkëpunimi i një tregtari tapetash nepalez me një doktor të vjetër dhe një gjahtar tigrash në Kinë, çoi në prodhimin e një supe magjike që vrau gjeneralin kinez. Ky është misteri që policia po përpiqet të zgjidh dhe që nisi nga ëndrra e një burri ambicioz.
Miliarderi softuerëve, Adam Pi ka gjithçka në jetë, me përjashtim të kujtimeve pozitive nga Shkolla e Mesme. Ai i ofron të gjithë rrogën e një viti atyre që kthehen dhe bëjnë përseri gjimmnazin.