Një djalë intrigohet nga një studente misterioze dhe e çuditshme e quajtur Stargirl dhe e kalon kohën e tij duke u përpjekur të dijë më shumë rreth saj.
Dy vëllezër kukudhë adoleshentë, Ian dhe Barley, shkojnë në një udhëtim për të zbuluar një magji që të kalojntë një ditë të fundit me babanë e tyre, i cili vdiq kur ishin shumë të vegjël.
Një grupim macesh që quhen Xhelliket duhet të vendosin një herë në vit cili pasardhës do shkojë në Hivsajd Lejër dhe do kthehet në jetën Xhellike të re.
Në qytetin e Bregdetit, Xhudi dhe Panç përpiqen të rikthejnë në skenë shfaqjen e tyre me marioneta. Shfaqja arrin suksesin për shkak të talentit të Xhudit, por ambicia e tepruar e Pançit rezulton në një tragjedi, për të cilën Xhudi vendos të hakmerret.
Kur një mollëkuqe e re ngecet në një kuri kartoni dhe dërgohet ne Karaibe, babai i tij shkon në Guadalupe për ta shpëtuar atë dhe të tjerët nga një zonë ndërtimi...
Një stiliste aspiron të gjejë suksesin në profesion dhe në dashuri. Historia ndërpritet një herë në vit, gjithmonë në të njëjtën datë: në ditëlindjen e saj.
Matilda ndan shtëpinë me prindërit dhe vëllain, të cilët nuk e duan dhe s'e vlerësojnë.
Kur drejtoresha i shkel në hak asaj dhe mësueses zemër-mirë, Matilda përdor fuqitë telekinetike për të marrë hak...
Pasi zbulon një iriq të vogël, të shpejtë, ngjyrë blu, një polic i një qyteti të vogël duhet ta ndihmojë të mundë një gjeni djallëzor i cili do që të bëjë eksperimente me të.
Ky film paraqet jetën e Bak Jenit, një shitësi që kërkon me ngulm pak aksion në jetën e tij. Pas kapjes së disa hajdutëve në qendrën tregtare, ai shndërrohet në hero e që aty ai nis një rrugëtim të ri. Do të jetë detektivi Meni Liu që do e përfshijë Jenin në një investigim të tijin, ku ai kërkon djalin e humbur të një biznesmeni. Por e gjithë kjo do të rezultojë të jetë më shumë se kaq.
Shoferi numër një i garave NASCAR, Riki Bobi, qëndron gjithmonë në majë, falë një pakti që ka bërë me shokun e tij më të mirë, dhe njëkohësisht koleg në skuadër, Kal Nauton I riu. Por kur një shofer i Formula 1, francez, kryeson tashmë në këto gara, talenti dhe përkushtimi i Riki Bobit vihen në provë.
Kur senatori Kem Breidi, kandidon për herë të katërt në zgjedhjet e Kongresit, dy biznesmenë të fuqishëm të Karolinës së Veriut vendosin të nxjerrin kandidatin e tyre në arenën politike. Njeriu i tyre: Marti Hagins, që punon në një zyrë turistike dhe që nuk e ka idenë fare nga skena politike. Hagins në fillim duket si një kundërshtar i papërfillshëm, por me ndihmën e dy donatorëve të tij të fuqishëm, shumë shpejt ai do të bëhet një pengesë e madhe për Kemin.
Pasi ngatërrohet padashje me një grup vrasësish të çmendur Majls mbështetet në aftësitë e tij të pa eksploruara të luftëtarit për të shpëtuar ish-të dashurën e tij nga rrëmbyesit.
Grupi i njohur rikthehet, por loja ka ndryshuar. Në përpjekje për të shpëtuar Spenserin, lojtarët duhet të kalojnë shtigje të panjohura, nga shkretëtirat e thata në malet me dëborë, për t'i shpëtuar lojës më të rrezikshme në botë.
Eksploruesi Dërk Pit ndërmerr aventurën e jetës së tij në kërkimin e anijes së humbur të luftës civile e njohur si " anija e vdekjes" në shkretëtirën e Afrikës Perëndimore ndërkohë që ndihmon një doktoreshë të OBSH për të shpëtuar prej një dikatori të pamëshirshëm
D.C. është pronari i krisur i "Action Point", një park zbavitës me çmime të ulëta, ku lojërat janë projektuar me siguri minimale, për argëtim maksimal. Për të ruajtur parkun e tij të dashur dhe marrëdhënien me vajzën, D.C dhe stafi i tij, duhet të rrezikojnë gjithçka...
Një natë në Tokio, një boksier i ri dhe një prostitutë ngatërrohen në një komplot droge, që përfshin krim të organizuar, policë të korruptuar dhe vrasje.
Për të realizuar ëndrrat e tyre të kuzhinës dhe boksit, vajza e një bilioneri krijon një aleancë përfituese nga të dy krahët me djalin e një nëne beqare në vështirësi.
Kur një radio bie nga qielli në duart e një qeni naiv, ai largohet nga shtëpia për të përmbushur ëndrrën, të bëhet muzikant, duke sjellë edhe një seri ngjarjes të pazakonta.
Naima është 16 vjeç dhe jeton në Kanë. Ka zgjedhur verën për të vendosur se ç'do të bëjë me jetën e saj. Më pas, kushërira e saj Sofia, me stilin e saj joshës të jetesës, vjen për të kaluar pushimet me të.