Aroni, i qepur pas femrave, mundohet të ndalojë mikun e tij më të mirë, Shonin, nga mallkimi i përjetshëm i martesës, duke organizuar një festë të çmendur beqarie për t'i kujtuar Shonit kënaqësitë e beqarisë.
Një fshatar i përçmuar i cili sapo është lënë nga e dashura e tij, stërvitet për t'u bërë një mjeshtër pistolete me ndihmën e gruas së një pistoleri të famshëm, me shpresën për të fituar përsëri të dashurën e tij. Por, gradualisht, fillojnë të ushqehen me ndjenja që shkojnë përtej miqësisë...
Kur një elefant e vogël i bashkohet cirkun në të cilin gorilla, Ivan, kishte vite që ishte ylli i shfaqjes, ndryshime fillojnë të ndodhin në jetën e anëtarevë të cirkut, ku ndryshimin më të madh e ndjen Ivani, i cili fillon të mendoj për të shkuarën e tij dhe për dëshirën për liri.
Edi dyzetëvjeçar do të martohet vetëm 6 javë pasi ka njohur vajzën e ëndrrave të tij, por gjatë muajit të mjaltit, e vërteta mbi bashkëshorten do të zbulohet dhe Edi do ta gjejë veten mes një makthi të vërtetë...
Një burrë transporton një armë antike të quajtur Meksikani, e cila besohet se mban një mallkim, duhet të kalojë kufirin, teksa e dashura i bën presion se do ta lërë po s'hoqi dorë nga mënyrat kriminale të tij...
Thongsi dhe Oktopusi do të rrëmbejnë një fëmijë dhe do t'i duhet që të kujdesen 1 javë për atë derisa ta dorëzojnë atë. Por gjatë kësaj
kohe ata krijojnë ndjenja për atë dhe do përballen me shefin e një bande, i cili pretendon të jetë gjyshi i fëmijës.
Një i burgosur i liruar së fundmi shkon në një fshat të vogël për t'u qetësuar për pak kohë. Ai duhet të takojë priftin e fshatit. Fatkeqësisht prifti vdes dhe të gjithë mendojn se e ka vrarë ai.
Pesë vjet pas ngjarjeve të “Mamma Mia!” (2008), Sofia përgatitet për rihapjen e madhe të Hotel “Bella Donna”, por ndërsa jeton jetën e saj, mëson edhe më shumë për të kaluarën e së ëmës...
Një vizitore nga e ardhmja u thotë miqve të mirë, Billit dhe Tedit, se vetëm një nga këngët e tyre mund të shpëtojë realitetin dhe të sjellë harmoninë në univers. Kjo, i bën dy shokët, bashkë me familjet e tyre, të nisin kërkimin për ta zbuluar këtë mister.
I vendosur për të dëshmuar se është më shumë sesa thjesht vëllai i agjentit të famshëm të organizatës “Vëllazëria”, Lioneli nis misionin për të shpëtuar botën nga e keqja që i kanoset.
Një punonjës emigrant në fabrikë turshish bie aksidentalisht në lëngun e turshive për tu bllokuar aty rreth 100 vite. Zgjimi pas 100 vitesh do sjellë një jetë ndryshe, tashmë në një Bruklin modern.
Ndjek udhëtimin e një iriqi, vajzë e vogël e cila do që të shpëtojë pyllin dhe banorët e tij nga një thatësirë e tmerrshme duke i marrë një gur uji magjik mbretit ari.
Dy djem nga Nju Jorki, teksa po ktheheshin në Universitet, akuzohen për vrasje në një qytet të Alabamas. Ata i kërkojnë për mbrojtje kushëririt të njërit prej djemve, i cili është avokat por pa eksperiencë gjyqësore.
Një adoleshent i fiksuar pas videolojërave është i detyruar të shndërrohet në dado me kohë të plotë, kur loja e preferuar hedh tre foshnje të fuqishme hapësinore, mu në oborrin e shtëpisë së tij.