Një djalë nuk di të flasë me femrat. Shoku i tij e ndihmon të njihen me dy vajza të cilat janë dy motra që vrasin burra të cilat kërkojnë te sakrifikojnë një burrë të virgjër në mënyrë që të kthejne babanë e tyra nga të vdekurit.
Pas lirimit të saj nga burgu, Tania vë re që motra e saj, ka rënë në dashuri. Sidoqoftë, ajo dyshon tek i dashuri i motrës dhe vendos që të hetojë për të.
Sfungjer Bobi dhe Patriku, shoku i tij më i mirë, nisin një mision për të shpëtuar kërmillin e rrëmbyer nga mbreti tekanjoz Poseidon. Gjatë udhëtimit të tyre, dyshja do të kalojë aventura të cilave, dy miqtë do të dinë t’u bëjnë ballë me karakterin e tyre kurajoz, por edhe naiv dhe me shumë humor...
Jeta e Lolës në Berlin është po aq e ndërlikuarar sa gjithmonë. Pasi historia me Svenin, kushëririn e saj të dytë, mbaroi, ajo u lidh me shokun e saj të ngushtë, Hartin dhe tani janë gati të martohen. Por Sveni ka një tjetër plan.
Ai është ylli i shfaqjes - por ai nuk e di. Jeta e Trumanit është e gjitha e sajuar... Vendi ku ai jeton është në fakt një studio e madhe me kamera të fshehura gjithandej, ndërsa të gjithë njerëzit rrotull tij janë aktorë që luajnë rolin e tyre në shfaqjen televizive më të famshme në botë: The Truman Show. Trumani mendon se është një njeri i zakonshëm, me një jetë të zakonshme, derisa një ditë zbulon gjithçka. Si do të reagojë?
Pasi një shaka hedh në erë jetën e një të gjimnazisti në vitin e fundit, ai poston një listë të gjërave të caktuara që do te dëshironte të kishte bërë ndryshe.
Sloana dhe Xheksoni e urrejnë të jenë beqarë gjatë festave, kur përballen me gjykime të vazhdueshme nga familjet e tyre. Kështu që, kur këta dy të panjohur njihen, ata zotohen të jenë partnerë për njëri-tjetrin për çdo rast festiv të vitit që kanë përpara.
Në këtë komedi rreth plakjes, martesës, dhe të lidhjes të brishtë mes prindërve dhe fëmijëve të rritur, Laura, e martuar dhe nënën e dy vajzave ka krijuar dyshime se burri i saj që po përpiqet të rritet në karrierë, mund të ketë një lidhje me një kolege, një spekulim i inkurajuar nga babai i saj.
Kur dy shoqe të pandara përballen me jetën dhe përgjegjësitë e të qenit në një lidhje, i duhet të vendosin nëse duhet të vazhdojnë jetën e tyre të mbushur me festa dhe pije apo të zgjedhin një jetë më të shtruar, duke u ndarë kështu nga njëra-tjetra.
Vendosur në një kohë ku të gjitha drogat dhe alkooli janë të paligjshme, e vetmja ditë që çdokush mund të marrë pjesë në "argëtim" është në ditën e Binge.
Bazuar në librin klasik të Roald Dahl “Shtrigat”, historia tregon përrallën e frikshme, qesharake dhe imagjinare të një djaloshi 7 vjeçar i cili takohet me disa shtriga në jetën e vërtetë!
I torturuar me statusin e tij shoqëror "pa të drejta", një baba përfiton nga fama e sapo fituar e djalit të tij gjeni. Ai nuk e kupton se sekreti që fsheh do të shkatërrojë pikërisht atë që ai do më shumë.
"MURI I MEKSIKES" Një familje e pasur meksikano-amerikane vendos të ndërtojë një mur përreth fermës së tyre, për të ndaluar banorët e qytetit t'u vjedhin ujin, për të cilin flitet se ka veti të çuditshme.
Një studente e ndrojtur, introverte, kinezo-amerikane, e gjen veten duke ndihmuar një djalë në shkollë të bwjw pwr vete vajzën që të dy fshehurazi e duan. Gjatë këtij procesi, secili i mëson tjetrit për natyrën e dashurisë pasi gjejnë lidhje në vendet më të pamundura.
Shtatë vjet pas Monsterkalipsit, Xhoel Dauson, së bashku me pjesën tjetër të njerëzimit, ka jetuar nën tokë qëkur krijesat gjigante morën kontrollin e tokës. Pasi u rilidh në radio me të dashurën e tij të shkollës së mesme, Eimi, e cila tani është 80 milje larg në një grup tjetër, Xhoel fillon të ndiejë prapë për të. Sapo Xhoeli e kupton se nuk i ka mbetur asgjë nën tokë, ai vendos të shkojë drejt Eimit, duke marrë parasysh të gjithë përbindëshat e rrezikshëm që do të hasë rrugës.
Një ish-avokat dhe skuadra e tij drejtojnë një organizatë të botës së krimit, duke siguruar kriminelë të rremë për të marrë përsipër krimet e njerëzve të tjerë. Por një klient i ri i rrezikshëm e kthen botën e tij përmbys kur ata përballen me gënjeshtra, mashtrime dhe vrasje gjatë një nate.
Pavarësisht përkushtimit ndaj vendlindjes së tij Salemit (dhe festimeve të Hallouinit), Hubi Dubua është pre e ngacmimeve për fëmijët dhe të rriturit bashkë. Por këtë vit, diçka ndryshon gjatë natës dhe shpëtimi i Hallouinit mbetet në duart e Hubit.
Nusja e Frikshme: Një i ri amerikan udhëton në Rusi në kërkim të një nuseje, por ku takon vajzën e ëndrrave të tij, ai duhet të mbijetojë për t'u kthyer në shtëpi...
Një çift normal nju-jorkezësh vendos të largohet nga jeta materialiste e qytetit dhe të shkëputet nga interneti por befasohet kur gjatë javës së tyre të izolimit, alienët pushtojnë Tokën dhe ata janë ndër të vetmit të mbijetuar.