Mes një vajze që kërkon nënën dhe një djali endacak, lind një dashuri e pastër, teksa ndërmarrin një udhëtim të gjatë nëpër gjithë vendin. Megjithatë, e shkuara dhe e tashmja e tyre prej kanibalësh janë më të tmerrshme se shpresa për një jetë të qetë.
Kur Xhoni dhe Levi dëshmuan diçka të mbinatyrshme në apartamentin e tyre,menduan se do bëheshin të famshëm dhe jeta e tyre do ndryshonte nëse do bënin një dokumentar për ngjarjen.
Një vajzë adoleshente është e bindur se i dashuri i ri i nënës së saj është vrasësi serial që terrorizon qytetin dhe nuk do të ndalet para asgjëje për ta vërtetuar këtë.
Një stiliste e lojës në arrati nga vrasësit duhet të luajë krijimin e saj më të fundit të realitetit virtual me një praktikant marketingu për të përcaktuar nëse loja është dëmtuar.
Është Vigjilje Krishtlindjesh,Tori do të festojë dhe të dehet,por kur një Santa Klaus robotik nga një dyqan lodrash i afërt ka virus dhe fillon të vrasë njerëzit në qytet,ajo do të detyrohet të luftojë për mbijetesë.
Në 1918, një vajzë e re që është në prag të çmendurisë ndjek udhën e tu bërit një yll kinemaje, në një tentativë të dëshpëruar për ti shpëtuar izolimit dhe mërzisë së të jetuarit me prindërit e saj në një fermë.
Një ekip profesionist futbolli mbërrin në stadiumin e rivalëve të tyre të ulët për të gjetur një apokalips zombie që i ka kthyer tifozët armiqësorë në huliganë të tërbuar të pavdekur.
Një familje e re, që jeton në izolim dhe e detyruar në punë të rënda nga frika e çnderimit të babait dhe nënës së tyre, lufton për t'u çliruar nga kulti i tyre fetar.
Pasi ishte dëshmitare në një incident të çuditshëm, traumatik, që përfshiu një pacient të saj, Dr. Rose Cotter fillon të përjetojë dukuri të frikshme që ajo nuk mund t'i shpjegojë. Rose duhet të përballet me të kaluarën e saj shqetësuese në mënyrë që të mbijetojë dhe t'i shpëtojë realitetit të saj të ri të tmerrshëm.
8 garues konkurrojnë në 8 lojëra klasike fëmijësh por tepër vdekjeprurëse. Ata kërkojnë famë përtej ëndrrave të tyre më të çmendura, duke konkurruar për mundësinë për të marrë përsipër kanalin e YouTuber-it të famshëm por misterioz për ta, të njohur si "JaxPro’’
Në pranverën e vitit 1840, një familje mblidhet në shtëpinë e saj të vjetër, të izoluar në fermë për të vajtuar humbjen e matriarkut të tyre. Ndërsa zija vazhdon, rrethanat e vdekjes së matriarkut vihen në pikëpyetje.
Kur pilotja e Forcave Ajrore Mbretërore, Toger Kate Sinclair, rrëzohet mbi Afganistan, ajo gjen strehë në një bunker të braktisur nëntokësor, ku zgjohen armët biologjike vdekjeprurëse të bëra nga njeriu ,gjysmë njerëzor-gjysmë të huaj.
Pasi një mbidozë kokaine gati i merr jetën, Laura vendos të kthehet në fshat, te nëna e saj, nga ku është larguar 20 vjet më parë. Shumë shpejt, pas kthimit, ajo kupton se demonët e fëmijërisë janë ende aty dhe se vetë fshati i izoluar nga bota, fsheh një sekret ogurzi...
Pasi u punësuan për të grabitur një vilë, një grup miqsh kapen nga pronarët e vilës dhe përndiqen përgjatë gjithë çiflikut. Për t'i mbijetuar çmendurisë së pronarëve, ata duhet të jenë të bashkuar dhe të luftojnë për të mbijetuar.
Një grua e re zbulon se shtëpia me qira që ajo rezervoi online, është zënë tashmë nga një i panjohur. Përkundër gjykimit të saj më të mirë, ajo vendos të kalojë natën, por shpejt zbulon se në atë shtëpi, duhet të frikësohet për shumë më tepër sesa thjesht për një mysafir të papritur.
Pasi ringjallet nga një entitet i keq, Arti Kloun-i kthehet
në qytetin e trembur të Miles County, ku synon një vajzë adoleshente dhe vëllanë e saj më të vogël në natën e Hallouin-it.
Një adoleshente dhe vëllai i saj i vogël duhet të ndalojnë një personazh të tmerrshëm të internetit, i cili është krijuar nga histeria e prindërve të tyre.
Pasi një alpinist humb rrugën dhe troket në shtëpinë e vjetër të një plaku ekscentrik, bëhet e qartë se njëri prej tyre, ose të dy bashkë, fshehin një sekret të tmerrshëm.
Një klan vdekjeprurës japonez që e quanin veten Tempulli i Hadianit ishin vënë në detyrë për të shkatërruar shpirtin e kinës. I riu Vajra ishte nje njeri i veçantë, i cili betohet se do hakmerret për atë që ia ka vrarë vëllaun dhe ti shkatërroj ata që e bën atë një armë vdekjeprurëse.
Pas një sërë tragjedish, Roberti zhvendoset me gruan e tij në shtëpinë e saj të fëmijërisë. Pasi zbulon një portret të vjetër të një njeriu që i ngjan shumë, ai zhytet një mister për të zbuluar identitetin e këtij burri misterioz.