Në kufirin midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, një herë në 20 vjet, ka ditë që vendasit i quajnë pakohë. Në këtë kohë perënditë, të cilëve fisi i lashtë Aztek u bëri flijime, zbresin në tokë për të marrë shpirtrat e njerzve.
Historia e origjinës së Predatorit në botën e Kombit Comanche 300 vjet më parë. Naru, një luftëtare femër e aftë, lufton për të mbrojtur fisin e saj kundër një prej Predatorëve të parë shumë të evoluar që zbarkoi në Tokë.
19-vjeçarja Mirta vdes nga mbidoza e drogës me të dashurin e saj Robinin. Më pas ajo ringjallet e vetme dhe zbulon se, për të vazhduar të jetojë, duhet të ushqehet me njerëz të gjallë.
Betriek jeton buzë një moçali në veri të Holandës. Kur ajo dhe familja e saj sulmohen nga një i huaj i rastësishëm një natë, Betriek vendos të gjejë një shpjegim. Sa më shumë që gërmon, aq më shumë bindet se po e gjuan diçka e lashtë.
Angi dhe Mike janë dy prindër amerikanë që hasin vështirësi në përkujdesin e vajzës se tyre të vogël. Pasi doktorët nuk e gjenin problemin e vajzës, prindërit e saj zbulojnë se po i ndjek një demon.
Pas vrasjes së motrës së saj, Nic, motra e saj më e vogël dhe dy miqtë e saj kërkojnë ngushëllim përmes një aventure me kajak në ishullin e Paqësorit. Disa orë pas udhëtimit, gratë përndiqen nga një peshkaqen dhe duhet të bashkohen, të përballen me frikën e tyre dhe të shpëtojnë njëra-tjetrën.
Pas vdekjes së babait, një vajzë kthehet në shtëpinë e familjes së bashku me të dashurin dhe me një çift tjetër. Shumë shpejt ajo kupton se shtëpia mban një sekret të tmerrshëm që e vë në rrezik atë dhe miqtë e saj.
Pas disa aksidenteve misterioze, një lojë me role të drejtpërdrejta në një bunker ndërpritet dhe lojtarët largohen, ndërsa stafi mbetet prapa për të hetuar zhdukjen e Gregut, trurit të lojës.
Christine e gjen veten në një qytet që strehon një sekret të errët. Ndërsa përpiqet të rikuperohet, ajo fillon të zbulojë fenomene të çuditshme fetare rreth saj.
Pasi u rrëmbye nga një vrasës fëmijësh dhe u mbyll në një bodrum të papërshkueshëm nga zëri, një djalë 13-vjeçar fillon të marrë telefonata në një telefon të shkëputur nga linja, nga viktimat e mëparshme të vrasësit.
Ruja e trashëgoi pikturën nga babai i saj i ndjerë dhe punësoi Timin, një restaurues arti për ta riparuar, por ata nuk e dinë që ky art i paçmuar erdhi me tmerr të paçmuar.
Një infermiere azili që punon në një shtëpi drithëruese me plantacion në New Orleans e gjen veten të ngatërruar në një mister që përfshin të kaluarën e errët të shtëpisë
Pasi dëgjuan thirrjen e një djali të ri për ndihmë, një motër dhe vëlla futen në një fushë të gjerë me bar të gjatë në Kansas, por së shpejti zbulojnë se mund të mos ketë rrugëdalje... dhe se diçka e keqe i mashtron brenda.
Një grup gjimnazistësh autobusi i të cilëve u përplas gjatë një ekskursioni. Marrëdhëniet testohen sapo kuptojnë se po përndiqen nga një sulmues i cili synon t'i çojë drejt një lufte të tmerrshme për të mbijetuar.
Një grua e re Amerikane shpërngulet me burrin e saj në Bukuresht dhe fillon të dyshojë se një i huaj që e shikon nga ndërtesa përballë dhe se mund të jetë një vrasës serial që u pret kokat grave.
Njerëzit adaptohen me mjedisin sintetik me transformime dhe mutacione të reja. Me partneren e tij Kapris, Saul Tenser tregon organet e tij të krijuara nga këto mutacione.
Historia përqendrohet në një grua të traumatizuar që largohet nga ish-burri i saj dhunues me djalin e saj 7-vjeçar. Në strehën e tyre të re, të largët, ata zbulojnë se kanë një përbindësh më të madh dhe më të frikshëm për të përballur.
Xhoëll, një kritik filmi i viteve 1980 i një revistë kombëtare horrori, e gjen veten të bllokuar padashur në një grup vetë-ndihme për vrasës serial. Pa zgjidhje tjetër,Xhoëll përpiqet të përzihet me ta ose rrezikon të bëhet viktima e radhës.