Një histori hakmarrjeje të disa policëve parizienë ndaj një grupi trafikantësh droge që kanë vrarë njërin prej shokëve të tyre, merr një tjetër drejtim. Lufta për mbijetesë do t'i bashkojë. Një luftë e përgjakshme mes policëve, trafikantëve dhe zombive që kanë pushtuar qytetin.
Pesë tregime të ndërthurura terrori ndjekin fatin e një grupi udhëtarësh të lodhur,
që përballen me ankthet e tyre më të këqija dhe sekretet më të errëta,
gjatë një nate të gjatë në një autostradë të braktisur në shkretëtirë.
Një burrë lufton për të shpëtuar pasi e gjen veten të ngecur në një ferme fshati të banuar nga krijesa djallëzore që ruhen nga një kujdestar misterioz.
Pasi një familje lëviz në një shtëpi të vjetër Viktoriane, ata zbulojnë një sënduk në papafingo, që përmban gjëra antike të kontrolluara nga një shpirt keqdashës. Pasi gjërat antike fillojnë të zotërojnë trupin e të gjithë pjesëtareve të familjes, shpirti bëhet më i fortë, i vendosur me çdo kusht të rrëmbej fëmijët.
Pas shpërthimit të një virusi i cili fshin shumicën e popullsisë njerëzore, një vajzë e re, dokumenton jetën e re të familjes së saj në izolim dhe mundohet të mbrojë motren e saj të infektuar.
Një grup shokësh të bllokuar në një fushë misri të braktisur gjejnë strehë në një shtëpi të vjetër, dhe së shpejti zbulojnë se banesa është qendra e një riti mbinatyror.
Karl Blek e lëviz familjen e tij nga Çikago me shpresën e një jete më të mirë. Shpërngulja e tyre në Beverli Hills përkon me Spastrimin vjetor të qytetit,ku çdo krim është I ligjshëm për 12 orë.
Katër studentë që kanë organizuar një festë diplomimi në Las Vegas bien pre e një Klubi Gjuetie Elitar, të cilët organizojnë lojëra torturash të tmerrshme...
TE VDEKURIT QE NGRIHEN: FUNDI I LOJES na çon karantinën e zaptuar nga zombit në East Mission City ku një raportere duhet të ndalojë një konspiracion sekret të qeverisë...
1920 London. Kur burri i saj sulmohet nga një magji e zezë, princesha Shivangi duhet t'i kërkojë ndihmë ish të dashurit të saj, të cilin e futi në burg para disa vitesh dhe i cili është kthyer në një mjeshtër gjatë kohës në burg.
Pasi prishin planin e vjedhjes se një banke të keq-konceptuar në një qytet të shkretë në Kaliforni, dy të ashtuquajtur hajdutë zhduken nga skena e krimit më një njeri të marrë peng dhe drejtojnë sherifin vendas
në një çështje të rrezikshme.
Kur udhëzuesi i një grupi ndërkombëtar kërkuesish urbanë pëson një rënie të keqe, dy nga vajzat në grup shkojnë jashtë për të kërkuar ndihmë, ndërsa Denisi, qëndron prapa. Armin, një ish roje kufiri i Gjermanisë Lindore shfaqet papritmas nga hiçi. Nga dëshpërimi i dukshëm, Denisi lejon Armin t’i çojë ata dhe udhëzuesin e tyre pa ndjenja në një vend të sigurt dhe pikërisht në këtë moment Denisi kupton që ka bërë gabimin më të madh të jetës së tij!
I ndodh njërit. Pastaj dikujt tjetër. Dhe më pas dikujt tjetër. Studentët e universitetit zbulojnë mesazhe të frikshme me zë në celularët e tyre. Çdo thirrje vjen nga e ardhmja e afërt. Çdo thirrje ka zërin drithërues të studentit gjatë momentit të fundit të tij ose të saj të jetës. Dhe çdo thirrje del e vërtetë.
Kur njerëzit marrin vesh ekzistencën e klaneve të Vampirëve dhe Likanëve, fillojnë luftën për zhdukjen e të dyja specieve. Vampirja Selena udhëheq betejën kundër njerëzve...