Duke shpresuar t'ia mbathin me një pasuri të madhe, tri hajdutë hyjnë në shtëpinë e një të verbri i cili s'është aq i pambrojtur sa duket...
Një detektiv dhe ekipi i tij duhet të shpëtojnë tetë njerëz të mbyllur në një fabrikë nga vrasësi serial i çmendur i njohur ndryshe si Enigma.
Një familje prej katër vetash izolohet në shtëpi kur një grip i rrezikshëm shfaqet në qytet dhe ato detyrohen të bëjnë gjëra ekstreme për të mbijetuar.
Një grua e paqëndrueshme mendërisht fillon të bëhet si e çmendur kur dyshon se i dashuri I saj e ka lënë atë për një grua tjetër.
Një natë para se të diplomohen nga gjimnazi, Xhesi dhe miqtë e saj përdorin një aplikacion në celular për të gjetur celularin e saj që gjendet në një shtëpi ku banojnë psikopatë.
Një çift të rinjsh shkojnë në një ishull koralesh të shkretë dhe të largët për pushime, por shpejt zbulojnë se në ishull ndodhet një fantazmë që kërkon shpagim për të shkuarën...
Kur ndërtesa e Shideh goditet nga një raketë gjatë Luftës Iran-Irak, një fqinj hedh hipotezën se raketa ishte e mallkuar dhe mund të mbante shpirtra keqdashës të Lindjes së Mesme. Ajo bindet se një forcë e mbinatyrshme brenda ndërtesës po përpiqet të zotërojë vajzën e saj Dorsa. Dhe ajo nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përballet me këto forca, nëse do të shpëtojë veten dhe vajzën e saj.
Me një trup të vdekur të shtrirë në mes tyre, dy burra zgjohen në varrin e sigurt të një vrasësi serial të cilit i kanë vënë nofkën “Jigsaw”. Burrat duhet të ndjekin një seri rregullash dhe objektivash të ndryshme nëse dëshirojnë të mbijetojnë dhe të fitojnë në lojën vdekjeprurës të caktuar për ta.
Historia ndjek studenten e mjekësisë, Meri Meison, ndërsa ajo mbetet trokë dhe humbet çdo interesë ndaj botës së kirurgjisë që dikur e adhuronte. Joshja e parave të lehta e çon Merin drejt botës së kirurgjive sekrete të cilat i lënë më shumë shenja sesa klientët e saj "të çuditshëm".
Katër javë pas përhapjes së një virusi të pashërueshëm në mënyrë misterioze në gjithë Mbretërinë e Bashkuar, një pjesë e vogël e të mbijetuarve përpiqen për të gjetur vendin e shenjtë.
Maniaku është kthyer dhe është edhe më i sëmurë dhe shqetësues se kurrë në këtë riprodhim fitues të shumë çmimeve të filmit klasik tmerrues të viteve ‘80. I vetmuari Frenk, i kalon ditët e tij duke restauruar manekine, por gjatë natës, ai bën një jetë të errët dhe shqetësuese. Që prej vdekjes të së ëmës, Frenku është përpjekur të ndrydhë dëshira vdekjeprurëse që e shtyjnë të kryejë krime çnjerëzore nën petkun e natës. Kur Ana, një studente e bukur franceze, hyn në jetën e tij, ata të dy formojnë një miqësi të papritur, por ndërsa Frenku mundohet të luftojë demonët e tij të brendshëm, nevojat e tij vetëm sa intensifikohen...
Pesë njerëz zgjohen në det, duke zbuluar se ata ndodhen në një version ferri. Së bashku duhet të zbulojnë se si të largohen nga aty.
Tom Reding mëson që ka një motër vetëm pasi e ëma vret veten. Ai ikën së bashku me motrën që as nuk flet e as nuk lëviz te shtëpia e mamasë për të xhiruar një film. Aty fillojnë të ndodhin gjëra shumë të frikshme.
Një nxitëse tifozësh e pushtuar së fundmi kthehet në një femër demon të specializuar për të vrarë shokët e saj të klasës. A mund t'i japë fund horrorit shoqja e saj e ngushtë?
Një grua e re udhëton për në Teksas për të marrë trashëgimin; por nuk ka qënë në dijeni se një vrasës me sharrë elektrike me zingjir ishte pjesë e shpërlbimit.
Pasi babai i tij ka vdekur në një aksident me makinë, Xhek kthehet në shtëpi në Kolorado për të ndihmuar mamanë e tij (e cila ishte dëmtuar në aksident) të rifitonte shëndetin. Atje, ai zbulon sekrete të groposura, që shtriheshin në historinë e familjes së tij, të prindërve, të miqve, madje edhe të identitetit të tij.
Historie e nje artisteje te re qe vuante nga depresioni, perndiqet nga nje shpirt i krijuar nga novela e saj grafike . A do arrij ajo ta mposhti psikozen e saj dhe te shpetoj nga shpirti i keq perpara se ai ta shkaterroj ate dhe cdo gje qe e rrethon?
Ky është për njerëzit që nuk besuan ngjarjet e Grave Encounter. Studenti i regjizurës Aleks Rajt ka dalë për të vërtetuar që e kanë gabim. Aleksi është po aq i fiksuar pas filmit të parë sa edhe 20 milionë njerëzit që panë trailerin e tij viral në YouTube. Ndërkohë që ai dhe miqtë e tij studiojnë ngjarjet dhe vizitojnë spitalin e vërtetë spikiatrik të treguar në filmin origjinal, ata e gjejnë veten përballë një të lige të papërshkrueshme, duke shpresuar se njohuria e tyre mbi filmin origjinal do t’i ndihmojë për t’i mbijetuar vazhdimit.
Një ekip xhirimesh “reality show” kyçin veten e tyre në një spital të braktisur të çmendurish dhe aty do te mundohen ta vertetojnë se me të vërtet ekzistojnë fantazmat.
Filmi fokusohet te doktor Markusi, një psikiatër i famshëm i cili ka zgjedhur 6 pacientë me sëmundje të rënda mendore dhe të rrezikshëm për t'i marrë në pyetje si pjesë e një kërkimi për librin e tij të ri. Teksa doktor Markusi merr në pyetje çdo pacient, fillojnë të shpalosen veprimet e tmerrshme që ata kanë kryer. Gjithsesi, doktor Markusi mëson se ekziston një pacient, i cili i lidh të gjithë bashkë dhe ai është pacienti shtatë.
"Më thuaj si vdes" : Kur një grup studentësh u bënë pjesë e një eksperimenti të një droge klinike, një efekt anësor i papritur bën që ata të shohin vizionet e vdekjeve të tyre... të cilat bëhen realitet. Teksa, përpiqen t'u shpëtojnë fatit të tyre, zbulojnë që vrasësi është mes tyre dhe ka aftësinë e të parit të ardhmen- vetëm se ai duket se është një hap përpara përpjekjeve të tyre për të mbijetuar.
Pesë miq njëzetvjeçarë ngecin në një kabinë të izoluar. Kur zbulojnë Librin e Të Vdekurve, ata pa dashje thërrasin demonët e përgjumur që jetojnë në pyllin aty afër, të cilët pushtojnë një nga një të rinjtë derisa mbetet vetëm një për të luftuar për mbijetesë.
Një film që përkon me lindjen e fashizmit në shekullin e 20, jep jetën e një djaloshi të vogël amerikan që jeton në Francë në 1918. Babai i Preskotit po punon me delegatët e tjerë të qeverisë amerikane në krijimin e Traktatit të Versajës. Ajo ndodhi që ai u bë dëshmitar, e ndihmoi që lëkundte besimin e tij dhe ne do të jemi vëzhgues të lindjes së një egoje të madhe. Ky film jep sadopak një fëmijëri të çdo diktatori...është një parashtrim sesi formohet një portret i së ligës.
Kur vëllai i saj i vogël, Martin, përjeton të njëjtat ngjarje që dikur provuan çmendurinë e saj, Rebeka përpiqet të zbulojë të vërtetën që fshihet pas terrotrit, gjë që e përball atë me një ekzistencë që ka një lidhje me mamanë e tyre, Sofinë.