Çfarë ndodh kur të Refuzuarit e Djallit arratisen nga burgu dhe ribashkohen?
Cili është plani i tyre? Hakmarrja sapo ka filluar dhe asgjë nuk është e pamundur...
Në Hallouinin e viti 1968, Stela, një vajzë e dhënë pas shkrimit, bashkë me shokët e saj viziton një shtëpi të përhumbur.
Por pa dashje, fëmijët zgjojnë një shpirt dhe një mallkim.
Një 9 vjeçar beson se në bodrumin e shtëpisë së tij jeton një përbindësh i cili i është vënë pas shpirtit të tij. Një natë kur motra e tij e lë vetëm në shtëpi ai do të zbulojë diçka shumë herë më tmerruese sesa vetë makthet e tija.
Një eksperiment shkencor që ka si qëllim krijimin e teletransportit hap një portal nga i cili përbindësha vrasës dalin dhe sulmojnë ushtarët e marinës që kanë ardhur të hetojnë situatën.
Kur dy vajza të reja mbeten të bllokuara në shkollë gjatë pushimeve të dimrit, një forcë djallzore dhe e rrezikshme sulmon jetët e tyre dhe punonjësve të shkollës.
Një grup nxënësish gjimnazi ftojnë Mendi Lejnin, një vajzë të pafajshme dhe të dëshirueshme, në një festë fundjave në një fermë të izoluar. Ndërkohë që festa vazhdon, numri i pjesëmarrësve fillon të zvogëlohet në mënyrë misterioze.
Një çift udhëton në Suedi për të vizituar festivalin e qytetit të lindjes të shokut të tyre në mes të verës. Në fillim duket interesante, por shumë shpejt një konkurs i dhunshëm dhe i çuditshëm në duart e një kulti pagan ndryshon çdo gjë.
Psikopati Michael Myers është përsëri i lirë dhe në qarkullim për të përmbushur synimin e tij për kasaphanë. Këtë herë përbindëshi është në kërkim të motrës që ai vetë e largoi vite më parë.
Përndjekur nga kujtimet e errëta të fëmijërisë, Evan, një punonjës social dhe baba për herë të parë, has vështirësi në përmbajtjen e dëshirës për t'u hakmarrë.
Një vajzë e re teksa përpiqet të shpëtojë babanë e saj gjatë një uragani të shkallës 5, e gjen veten në një shtëpi të përmbytur ku do t'i duhet të luftojë me aligatorë për të shpëtuar jetën e saj.
Të vendosur për të mos e lejuar Anabelën të shkaktojë trazira të tjera, hetuesit paranormalë Ed dhe Loren Uoren e mbyllin kukullën brenda dhomës së objekteve në shtëpinë e tyre. Por, kur kukulla zgjon shpirtrat e këqij të dhomës, ajo shpejt shndërrohet një natë terrori për vajzën 10-vjeçare të çiftit dhe miqtë e saj.
Për Hallouin, një grup miqsh hasin në një shtëpi "ekstreme" të pushtuar nga fantazmatqë premton të ushqejë frikërat e tyre më të errëta. Nata bëhet vdekjeprurëse ndërsa arrijnë te kuptojnë se disa makthe janë të vërteta.
Një grua që jeton në shtëpinë e vjetër të mbuluar nga errësira me dy fëmijët e saj alergjikë ndaj dritës, është e bindur që shtëpia e saj është e pushtuar nga shpirtrat.
Një nënë i dhuron djalit të saj 13-vjeçar një kukull për ditëlindje, pa e ditur natyrën e tij të ligë dhe faktin që edhe mund të vrasë njerëzit që nuk i binden Andit.
Një histori fantazmash e vendosur në një dyqan të zënë me uljet e dimrit që ndjek jetën e një fustani të mallkuar që kalon nga njerëz të ndryshëm me pasoja shkatërruese...
Kur disa fshatarë në një varkë peshkimi vrasin një peshkaqen të madh të bardhë, shpirti i tij kthehet për t'u hakmarrë dhe shumë shpejt, fillon të sulmojë qytetin e vogël të Smallportit.