Një grup vajzash studente po përndiqen nga një i panjohur gjatë pushimeve të fundvitit. Kjo vazhdon derisa grupi i motrave të përbetuara zbulon se vrasësi është pjese e një komploti të fshehtë në universitet.
Pas vrasjes së familjes nga vetë i ati, një vajzë e re dërgohet të jetojë në një manastir. Por pas e ndjekin demonët që shkatërruan babanë e saj, duke rizgjuar makthin e së kaluarës.
KUPIDI - Fei, një nxënëse gjimnazi, që praktikon magjinë e zezë, thërret Kupidin, vrasësin e dashurisë, për t'u hakmarrë ndaj bashkëmoshatarëve, të cilët i punuan një rreng tmerrësisht turpërues.
Disa veteranë lufte bëhen bashkë për të festuar ditëlindjen e njërit prej tyre. Gjërat marrin të tatëpjetën kur një vajzë hyn në bar dhe me vete mban "diçka"që i përket dikujt tjetër. Gjithë bari do të kthehet në një betejë të përgjakshme lufte, ku veteranëve do tu duhet të kujtojnë aftësitë e vjetra.
Një fermë e izoluar është goditur nga një meteorit i çuditshëm i cili ka pasoja apokaliptike dhe vdekjeprurëse për familjen që jeton atje dhe ndoshta për të gjithë botën.
Pasi merr vesh për vdekjen e parakohshme të nënës së tij, një ish-toger ushtarak duhet të udhëtojë në një zonë të izoluar të Paqësorit veri-perëndimor për të zbuluar misterin e vdekjes së saj të dyshimtë.
Një kirurg fushe deluziv i cili vuan nga stresi post-traumatik krijon një njeri nga disa pjesë të ndryshme trupi dhe e sjell në jetë në një papafingo në Bruklin.
Historia e një nate kthehet katastrofike për Terezën e cila e gjen veten të tërhequr në një botë egërsie ç'njerëzore. Gjatë gjithë kohës tundohet nga e bukura dhe e pavdekshmja Alison.
Kur një eksperiment mjekësor mbi të burgosurit shkon tmerrësisht keq, ishulli i largët dhe i izoluar bëhet një labirint i tmerrshëm për të mbijetuarit e dëshpëruar.
Një ekskursion me stafin e punës për të rritur bashëkëpunim dhe punën në grup merr një kthesë të papritur dhe të tërë detyrohen të përballen me anët e tyre më të egra dhe të bëjnë gjithçka që të mbijetojnë, por gjithashtu kuptojnë edhe vlerën e skuadrës.
Pas humbjes tragjike të gruas së tij duke luftuar me forcat e errëta, Gabrieli ribashkohet me skuadrën e tij të mëparshme të gjahtarëve të djajve. Pasi humb një pjesë të ekipit të tij, Gabrieli duhet të përballet me të kaluarën e tij tragjike dhe të vendosë se kush është me të vërtetë mik apo armik.
Një shkencëtare dhe njëkohësisht medium, bashkë me ndihmësen e saj, përpiqen të kryejnë një seri testesh mbi fantazmat, por këto të fundit, vetëm në dukje janë miqësore...
Një vajzë mbetet papritur shtatzënë brenda natës dhe më vonë mëson se ajo që ka në bark nuk janë qenie njerëzore por alienë që nuk kanë qëllime të mirë për Tokën.
Pesë të panjohur zgjohen në një kështjellë të zhytur thellë nën tokë. Nuk kanë as ushqim, as ujë dhe nuk mbajnë mend si kanë përfunduar aty. Dhe s'kanë as rrugëdalje. Ata duhet të organizohen dhe të luftojnë së bashku për aventurën ogurzezë që i pret.
Të tërë luftojnë për të arritur ëndrrën amerikane, por çfarë është saktësisht kjo ëndërr? Një realitet apo një iluzion? Janë të mirëpritur ata që kalojnë kufirin me dëshirën për një jetë më të mirë?
Kur një infermiere shkarkon një aplikacion që tregon kur vdes dikush, ajo duhet të përballet me idenë se do të vdesë në tre ditë. Ndërkohë një figurë e errët ndjek atë dhe familjen e saj.
Pas vetëvrasjes së shoqes saj të ngushtë, jeta e Uenit vazhdon normalisht deri në ditëlindjen e 15-të të vajzës së saj, kur shpirti i shoqes fillon ta përndjek për shkak të një premtimi të thyer.
Anëtarët e klubit “0.0 MHz”, që merren me eksplorimin e gjërave të mbinatyrshme, vendosin që të shkojnë në një shtëpi me fantazma dhe përpiqen që të thërrasin një shpirt.