Vëllezërit Hansel dhe Gretel lihen vetëm në pyll nga babai i tyre dhe kapen nga një shtrigë djallëzore në një shtëpi prej karameleje. Megjithatë, ata e vrasin shtrigën dhe arratisen që aty. Vite më vonë, jetimët janë bërë gjuetarë të famshëm shtrigash. Kur njëmbëdhjetë fëmijë humbasin në një fshat të vogël, Kryebashkiaku thërret Hanselin dhe Gretelin për t'i shpëtuar dhe ata shpëtojnë Minën flokëkuqe nga sherifi që kërkon ta djegë duke e akuzuar për magji.
Në një teatër të pushtuar, mbushur me shpirtra hakmarrës të një trupe performuesish të vrarë tragjikisht para 13 vjetësh nga zjarri, fantazmat presin që ai teatër luksoz të rihapet me një shfaqje të re për të sjellë viktima të reja.
Kur nëna e dy vajzave sëmuret, familja zhvendoset në një shtëpi të re për të qenë më afër sajë. Aty fillojn aventurat e dy vajzave me shpirtrat e pyjeve të mrrekullueshëm.
Kur ndërtesa e Shideh goditet nga një raketë gjatë Luftës Iran-Irak, një fqinj hedh hipotezën se raketa ishte e mallkuar dhe mund të mbante shpirtra keqdashës të Lindjes së Mesme. Ajo bindet se një forcë e mbinatyrshme brenda ndërtesës po përpiqet të zotërojë vajzën e saj Dorsa. Dhe ajo nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përballet me këto forca, nëse do të shpëtojë veten dhe vajzën e saj.
Një vajzë që quhet Sofi, ndeshet me Gjigantin e madh e miqësor që, krahas pamjes së tij frikësuese, del që ka një shpirt të mirë, i cili konsiderohet nga gjigantët e tjerë i dëbuar, pasi ndryshe nga ata, ai nuk pranon të hajë fëmijët.
Një biznesmen i famshëm është aq i dhënë pas punës sa e ka lënë pasdore familjen e tij. Kur vajza e tij e vogël i kërkon një mace si dhuratë për ditëlindje, ai ia plotëson dëshirën por në atë moment pëson një aksident dhe e gjen veten të ngecur brenda trupit të maçokut që bleu.
Historia e një djali që jeton në geto dhe futet gjithmonë në telashe. Një ditë futet në telashe të mëdha dhe gjen një magnetofon, magjik që i ndryshon jetën.
Një ish-ushtar i Forcave Speciale shkon prapa në kohët mesjetare për të përmbushur një profeci të lashtë dhe përfundon deri në gjetjen e shpjegimit të tij ne përvojat e betejës se veta.
Një nxitëse tifozësh e pushtuar së fundmi kthehet në një femër demon të specializuar për të vrarë shokët e saj të klasës. A mund t'i japë fund horrorit shoqja e saj e ngushtë?
Eli O’Brajën po përpiqet të bëjë gjimnastike ritmike dhe të shkaktojë telashe së bashku me shoqen e saj të ngushtë. Ndërkohë, shoku i saj i klasës Xhek Maloi po përpiqet të jetojë në rrugën e vëllait të tij, i cili ishte një yll hokeji dhe me pritjet e babit të tij, si dhe me dashurinë e tij të pamundur.
Pesë miq njëzetvjeçarë ngecin në një kabinë të izoluar. Kur zbulojnë Librin e Të Vdekurve, ata pa dashje thërrasin demonët e përgjumur që jetojnë në pyllin aty afër, të cilët pushtojnë një nga një të rinjtë derisa mbetet vetëm një për të luftuar për mbijetesë.
Kur vëllai i saj i vogël, Martin, përjeton të njëjtat ngjarje që dikur provuan çmendurinë e saj, Rebeka përpiqet të zbulojë të vërtetën që fshihet pas terrotrit, gjë që e përball atë me një ekzistencë që ka një lidhje me mamanë e tyre, Sofinë.
Death Note pjesa 1: Një betejë midis dy mendjeve më të ndritura të botës fillon kur Light Yagami gjen "Bllokun e Vdekjes", një bllok me fuqinë për të vrarë dhe ai vendos të shpëtojë botën nga kriminelët.
Pas pushtimit të Manhatanit nga fantazmat, entuziastet e aktiviteteve paranormale, Erin Gilbert dhe Ebi Jats, inxhinierja nukleare Xhilian Holtzman, dhe punonjësja e metrosë Peti Tolan, bëhen bashkë për të ndaluar kërcënimin që vjen nga bota tjetër.
Gandalfi dhe Aragorni udhëheqin Botën e Njerëzve kundër ushtrisë së Sauronit për ta hequr vëmendjen nga Frodo dhe Semi teksa ata i afrohen malit të Vdekjes me Unazën e Vetme.
Një i huaj vjen në një fshat të vogël dhe shpejt pas kësaj fillon të përhapet një sëmundje e mistershme. Një polic përfshihet në këtë incident dhe detyrohet të zgjidhë misterin në mënyrë që të shpëtojë vajzën e tij.
Një version modern i historisë së Hirushes, e cila është jetime, që i shërben njerkës së keqe dhe dy motrave të saj. Hirushja tani ka një ëndërr të marrë pjesë në shfaqjen muzikore të Resorteve Rojal ku do të këndojë pranë yllit të muzikës Rid Test.