Me regji të Andrew Lau, filmi bazohet në një incident real të ndodhur në maj 2018, kur thyhet xhami i kabinës së një avioni pasagjerësh. Dhe kapiteni bashkë me ekuipazhin e tij, vendosen në rrezik mbi rrafshnaltën Tibetiane ku përballen dhe me një stuhie.
Bazuar në një ngjarje të vërtetë, filmi tregon për shpërdorimin më të madh të fondeve të shkollave publike në historinë amerikane. Frenk Tason, drejtori i rrethit shkollor në Rozlin, është një mjeshtër për përcjelljen e mesazheve pozitive para publikut, si edhe në zyrën e tij me një student të vetëm. Situata ndryshon pasi një studente gazetare zbulon skemën e shpërdorimit, duke i detyruar përgjegjësit që të mbulojnë gjurmët e tyre.
Një rrjedhje informacioni hedh dritë mbi korrupsionin midis qeverisë amerikane dhe industrisë farmaceutike. Pas daljes së këtij informacioni, fillon një seri vrasjesh që përfshin drejtorë
të rëndësishëm në industrinë farmaceutike.
Arjun dhe Mira nisen në një udhëtim nga Delhi për të festuar ditëlindjen,
por kur ata ndeshën rrugës me disa njerëz që vrasin për nderin e tyre,
jeta e tyre ndryshon plotësisht.
A do munden ata të mbijetojnë në një vend të humbur ku mbi të gjitha,
gratë vetëm dhunohen.
Një bandë djemsh adoleshentë kërcasin rrugët e Napolit të armatosur me armë në ndore dhe AK-47 duke pritur ofertat e bosëve të tyre, e duke u ndeshur me bandat e tjera të Napolit.
Rémy, një parisien i ri me një punë të pakualifikuar. Mélanie, një pariziane e re që punon në kërkime shkencore. Dy njerëz të rënduar psikologjikisht që jetojnë afër por nuk njihen me njëri-tjetrin. A do takohen ndonjëherë?
Në fshatin Hasanlar, 2 vëllezër dhe një motër që nuk e kanë njohur fare njeri-tjetrin dhe as babanë e tyre që do të varrosin,
do të njohin më shumë për ta por edhe për veten...
Safo, një grua e sapo martuar Amerikane, në ishullin Grek të quajtur Lesbos ajo dashurohet me një grua të re. Ajo kalon nëpër vuajtjet e një dashurie të pa mundur, në mënyrë të ngjashme me poeten e njohur të kohërave të lashta, nga e cila kishte marrë dhe emrin Safo.
Një histori dashurie mes një babai me sëmundje mendore i cili akuzohet në mënyrë të padrejtë për vrasje, dhe vajzës së tij të dashur 6 vjeçare. Burgu do të jetë shtëpia e tyre. Bazuar në filmin Korean të 2013, “Mrekullia në qelinë numër 7.”
Filmi tregon një ditë në jetën e Leos dhe vajzës së tij, Molli, teksa ai noton nëpër jetë alternative që mund të kishte jetuar, duke e çuar Mollin të luftojë me rrugën e saj, të cilën ajo e konsideron të ardhmen e saj.
Një grua rreth të 30-ve përballet me dashuri dhe ndarje gjatë një periudhe një vjeçare. Gjatë kësaj kohe, ajo do të zbulojë sekretet e jetës së saj nëpërmjet ngjarjeve dhe vendeve më të papritura.
Humbur në një ishull misterioz, ku koha nuk të bën të rritesh, Uendi duhet të luftojë për të shpëtuar familjen, lirinë e saj dhe shpirtin gazmor nga rreziqet vdekjeprurëse të rritjes.
Një dramë e vendosur gjatë periudhës kaotike të pushtimit të Irakut nga SHBA. Tregohet jeta e ambasadorit të Kombeve të Bashkuara, Sergio Vieira de Mello gjatë misionit më të rëndësishëm të karrierës së tij.
Në 1844, një zotëri feudal, dërgon burrat e tij në një maratonë torturuese, për të zbuluar nëse janë mjaftueshëm të fortë për t’u përballur me ardhjen e Amerikanëve. Duke keqkuptuar qëllimin e tij,, Shoguni nis vrasësit e tij.
Pa tanqe apo mbështetje ajrore, një tetar dhe ekipi i tij duhet të gjejnë guximin dhe fuqinë e duhur për të luftuar rrugën e tyre përmes Afganistanit të shkatërruar nga lufta dhe të mbajnë të sigurt një grua anti-talebane.
Majkëlli bën një jetë monotone me babanë e tij vetmitar, në një vijë bregdetare të shkretë. Por, kur ai krijon lidhje të ngushtë me një pelikan, jeta e tij merr një kthesë të re dhe të papritur.