Oficeri i ri, Ivan Demarin, dërgohet me shërbim në thellësi të Siberisë. Aty, Ivani takon dashurinë e tij të parë dhe së bashku me regjimentin e tij nisen me mision për të gjetur ar në Jerkend dhe duhet të përballet me komplotin shtetëror në të cilin e gjen veten të ngatërruar.
Një shikim në jetët e femrave të forta të familjes Ueston, rrugët e të cilave kanë marrë drejtime të ndryshme derisa një krizë familjare do t’i sjellë përsëri mbrapa në shtëpinë në të cilën u rritën dhe tek femra jofunksionale që i rriti.
Nën mbikqyrjen e vazhdueshme të një qyteti të vogël, vajza e tërhequr e një fermeri formon një miqësi të ngushtë me një vajzë, sa të mirëpranuar nga shoqëria por aq edhe të pakujdesshme, e cila sapo ka ardhur në Oklahoma.
Dy shkencëtarë përdorin ADN-në e lashtë për të klonuar një neandertal të quajtur William, por tiparet e tij dalluese fizike dhe mënyra e ndryshme e të menduarit së shpejti provokojnë frikë dhe armiqësi tek ata që e hasin.
Natan është një djalë i rritur i cili vuan nga autizmi. Motra e tij e vogël ia ka përkushtuar të gjithë jetën e saj përkujdesjes ndaj tij duke u futur edhe ajo në botën e tij imagjinare. Ai kërkon një mbretëri imagjinare për strehim. A nuk e kemi të gjithë një mbretëri të tillë?
Në shekullin e 16-të në Sevenes, një tregtar kuajsh me emrin Mikael Kohlas drejton një jetë të lumtur familjare. Pasi që një zotëri e trajton atë keq në mënyrë të padrejtë, ai krijon një ushtri dhe ndez një luftë të përgjakshme në të gjithë vendin për të rikthyer të drejtat e tij.
Vrasësit profesionist me pagesë, zotit Long, i caktohet një detyrë e re në Japoni. Kur gjëra nuk shkojnë siç duhet, atij i duhet të zhduket. Me shumë plagë në trup, ai zgjedh të jetojë i strehuar në një qytet të vogël totalisht të harruar.
Një histori dashurie e ndodhur në Allahabad mes Nejtit dhe Nelanit të cilët njihen rastësisht.
Ata bëjnë zgjedhje të guximshme dhe të ecin mes vështirësive të jetës duke u mbështetur te dashuria...
Filmi mbledh së bashku tre dekada të historisë së trafikut të drogës në Jugun e largët. Eksplorohet cikli i dhunës që i kthen të rinjtë në kriminelë dhe të vjetrit në legjenda.
Një i ve zhvendoset në një nga pyjet e Norvegjisë pas vdekjes së gruas së tij. Në atë vend, një takim i rastësishëm rikthen kujtimet nga e kaluara e tij.
Rrugëtimi legjendar i një ekipi futbolli gjimnazi dhe trajnerit të tyre Bob Ladouceur, i cili i çoi ata drejt një rekordi prej 151 fitoresh rresht, një rekord historik në sportin amerikan.
Një film artistik që tregon historinë e gjyshit të producentit, i cili u detyrua të largohej nga Kreta në vitin 1920 gjatë shkëmbimit të popullsisë greko-turke.
Luftëtari i Madh Shqiptar Skënderbeu është një film dramatik i vitit 1953 me regjizor Sergei Yutkevich. U prezantua në Festivalin e filmit në Canne, ku fitoi çmimin ndërkombëtar. Filmi tregon prijësin e fiseve shqiptare, Skënderbeun, në qëndresën stoike që i bëri turqve për më shumë se dy dekada...
Në një botë ku duhet guxim të fluturosh, një djalë i ri ushqen një shqiponjë të braktisur. Duke kërkuar vendin e tyre në botë, ata lidhen me dëshirën e tyre për të qenë të lirë.
Një njerkë e ardhshme do të kalojë pushimet me dy fëmijët e të fejuarit të saj në një fshat të largët. Ashtu si marrëdhëniet fillojnë të shkrijnë mes treshes, ndodhin disa ngjarje të çuditshme dhe të frikshme.