Një punëtor kinez i një kompanie minierash në Australi zbulon se kompania e tij do të vendosë në zbatim një teknologji me rrezik për shëndetin dhe heton gjithë ngjarjet dhe situatën në kërkim të së vërtetës dhe parandalimit të së keqes në një rrugëtim të gjatë, plot rreziqe dhe plot kthesa.
Nisan lajmërohet nga policia për vdekjen babait të saj, të cilin ajo kishte vite pa e takuar. Rikthimi i saj në shtëpinë e fëmijërisë për zgjidhjen e trashëgimisë, do të zbulojë sekrete të errëta të së shkuarës. Cili është misteri i gruas në portret? Duke u përballur me makthet e saj, Nisan duhet të hedhë dritë mbi misteret që e rrethojnë në mënyrë që të shpëtojë familjen e saj.
Maksi, një agjent sigurimesh, është në mes të një krize ekzistenciale. Ndërsa po zgjidhte një rast të vështirë të zhdukjes së një burri të martuar, ai zbulon sekretin e Hotel Auroras. Hoteli është një vendpushim ekskluziv, i largët dhe luksoz i specializuar në vetëvrasje. Hetimi i tij së shpejti zbulon një të vërtetë shqetësuese që e bën atë të vërë në dyshim jetën, vdekjen dhe realitetin.
Bazuar në romanin me të njëjtin titull, kjo është historia Samantas që vendos të largohet nga jeta e saj e mbushur me pasuri sipërfaqësore për të gjetur nje jëtë të re dhe takon gjatë udhëtimit të saj Klein Kinkaid, i njohur ndryshe si Shën Klei, pronari i ri dhe fisnik i një lokali në Çikago.
Në Monterrei, Meksikë, një bandë të rinjsh rruge, kalojnë gjithë kohën duke kërcyer kumbia dhe duke festuar. Pas një ngatërrese me një kartel lokal droge, kryetari i bandës detyrohet të emigrojë në US por që nuk do të zgjasë shumë deri ne rikthimin e tij në shtëpi.
Heroi indonezian i librave komikë, Gundala dhe alter egoja e tij, Sancaka, hyjnë në botën kinematografike për të luftuar kundër një njeriu të djallëzuar, si Pengkori. A do e mposhtin dot planin e tij dashakeq dhe skuadrën e tij me jetimë vrasës?
Ajdini, një ish-aktor, drejton një hotel të vogël në Anadollin qendror me gruan e tij të re, Nihalin, me të cilën ka një marrëdhënie të vështirë dhe motrën e tij, Neklën, e cila vuan ende pasojat e divorcit të saj.
Gjatë pushtimit amerikan në Irak, disa emigrantë të jashëligjshëm janë duke pritur të kthehen në Indi. Ndërsa një familje e tillë përgatitet të festojë 6-të vjetorin e të voglit Çintu, problemet e tyre nisin pas ardhjes së dy ushtarëve amerikanë në shtëpinë e tyre.
Në kërkim të aventurës Australiane, një çift amerikan do të përballen me botën e egër siç ata nuk do e kishin marrë kurrë me mend. Një propozim martese mbetet në Australi.
E sëmurë, Ana kthehet në Oregon për t'u lidhur me vëllanë, ndërsa njëkohësisht bëri zgjedhjen për t'i dhënë fund jetës së saj, duke përdorur aktin "Vdekja me Dinjitet".
Mbretëria mongole është rritur më shumë se kurrë. Ushtritë e saj rrethojnë pjesën më të madhe të Evropës Lindore. Një fshat i vogël lufton për liri në peizazhin kufitar të maleve Karpate.
Një piktore e shkëlqyer që përballet me bllokimin më të keq krijues të jetës së saj, përpiqet me gjithçka që mundet për të përfunduar kryeveprën e saj, duke u përfshirë në një vorbull të drogës, seksit dhe vrasjeve në pjesën e fshehtë të qytetit të Los Angeles-it.
Gjatë pushimeve me familjen në plazh, Sami takon Tesin, e cila mban sekretet e saj me vete dhe i mëson se si momenti prezent është më i rëndësishëm se kujtimet dhe se ankthi i së ardhmes.
Drejt akullthyesit "Mikhail Gromov" po lëviz një ajsberg gjigant. Për t'u larguar nga përplasja, anija ngec në grackën e akullit dhe detyrohet të zhvendoset pranë bregdetit të Antarktidës.
Içi është një grua e verbër, e cila endet nëpër qytet me shamisenin e saj (kitarë japoneze me tre tela), por ajo ka aftësi shpate të jashtëzakonshme me të cilat lufton jakuzat dhe të ligjtë e tjerë.