Rainerit i është dhënë detyra të mësojë nxënësit e tij për gjendjen autokratike gjatë një projekti një javor. I preferuar në mesin e fëmijëve, Raineir vendos t'i lërë studentët e tij të drejtojnë me temën dhe ai u kërkon atyre të ndërtojnë autokracinë e tyre. Sidoqoftë, kur fëmijët fillojnë të formojnë një grupim shumë të ngjashëm me Gjermaninë naziste, Raineri dhe mësuesit e tjerë bëhen të pashembullt dhe të pasigurt se çfarë të bëjnë.
Një gjysëm-autobiografi, komedi-dramë, për Pete Davidson, duke u rritur në Staten Island. Përfshirë humbjen e babait gjatë 9/11 dhe hyrjen në botën e komedisë (stand up).
Gjyqet dhe triumfet e Maltit, një e mbijetuar nga një sulm acid. Nga hetimi i sulmit deri në proceset gjyqësore, trajtimi mjekësor deri tek shërimi emocional. Chhapaak është historia e shpirtit të pashtypur njerëzor.
Adoleshenti nga Alabama Shon Bosuell bëhet konkurrenti më i madh në botën e garës së driftit pasi zhvendoset tek babai i tij në Tokio që t'i shmanget dënimit me burg në Amerikë.
Adoleshentët Jude dhe June futen në një realitet të rrezikshëm alternativ pasi dolën nga një dollap ku ata kishin luajtur "7 në Parajsë". Jude zbulon se në këtë realitet të ri ai është akuzuar për vrasje, ndërsa June sulmohet ndërsa po shkonte në shtëpi.
Pasi 4 korrierë romakë, që nisen për të marrë lajme rreth murtajës, zhduken pa lënë gjurmë, Roma detyrohet të dërgojë legjionarët e saj më të mirë për të zbuluar të vërtetën. Me se do përballen ata në rrugëtimin e tyre?
Dy njerëz të humbur ne jetë takohen në një mënyrë po aq rastësore se dhe magjike dhe arrijnë që të ndihmojnë njëri tjetrin që të gjejnë qëllime të reja për të jetuar.
Në fund të shekullit të 19-të në Amerikë, filmi tregon historinë e një vajze të re, e cila jeton me pasojat e paragjykimit racial. E rrethuar nga rreziku se mund të shitet dhe mund t'i hiqet liria, ajo zbulon shpresën përmes një familjeje shpirtmirë nga ku mëson faljen dhe mëshirën e transformimit të saj.
Pas diplomimit të tyre, 4 miq shpërqendrohen nga përgjegjësitë e moshës madhore. Por teksa kufijtë midis reales dhe surreales turbullohen, ata përballen me vendime që do të përcaktojnë pjesën tjetër të jetës së tyre.
Në vitet ’50, në Algjeri, një mësues shkolle pranon të dorëzojë në gjykatën franceze një vendas të akuzuar për vrasje. Dy burra shumë të ndryshëm në një botë të trazuar, janë të detyruar të udhëtojnë së bashku në malet e Atlasit, drejt fatit të tyre…
Her Blue Sky (2019)Pas vdekjes së prindërve, Akane mbeti në qytetin e saj të lindjes për t'u kujdesur për motrën e saj të vogël, Aoi. Vite më vonë, ish i dashuri i saj, Shinosuke, kthehet në qytet për të performuar në një festival muzikor. Në të njëjtën kohë kur dy ish të dashuruarit ritakohen, Aoi takon Shinosuken adoleshent, i cili kishte udhëtuar në kohë dhe bie kokë e këmbë në dashuri me të.
Bazuar në një ngjarje të vërtetë. Një pneumonologe që punon në një spital të Francës, vëren një lidhje midis vdekjeve të dyshimta dhe një ilaçi të aprovuar nga shteti, i përdorur për trajtimin e diabetit. Duke luftuar vetë kundër sistemit, Frashoni arrin të bëjë të ditur skandalin dhe të zbulojë të vërtetën.
Robinson Kruzo largohet nga Britania me nje¨ anije, pasi vrau mikun e tij pe¨r dashurine¨ e Marise¨. Nje¨ stuhi e ashpe¨r oqeanike shkate¨rron anijen e tij dhe e le¨ ate¨ te¨ bllokuar nga bota, ne¨ nje¨ ishull te¨ paeksploruar. Pe¨r t’u kujdesur pe¨r veten e tij, Kruzo ke¨rkon nje¨ mbijetese¨ ne¨ ishull, derisa te¨ takohet me një banor pagan, i cili do ta ndihmojë të rikthehet në shtëpi.
Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, një kapiten i papërvojë i SH.B.A-së duhet të udhëheqë një kolonë aleate që po ndiqet nga një tufë nëndetësesh naziste.
Kur Edna, matriarka e vjetër dhe vejushë e familjes, zhduket, vajza e saj Kei, dhe mbesa Sem, shkojnë tek shtëpia e vjetër e familjes për ta gjetur. Pas rikthimit të saj, filluan të venë re një prezencë të çuditshme që pushton shtëpinë dhe trupin e Ednës.
Bazuar në përvojat e një policeje në Nebraska, Kathryn Bolkovac (Rachel Weisz) e cila zbulon një unazë vdekjeprurëse ndërsa shërbente si një paqeruajtëse e SHBA-së, në Bosnjën e pasluftës. Duke rrezikuar jetën e saj për të shpëtuar jetën e të tjerëve, ajo zbulon një komplot ndërkombëtar dhe është e vendosur për ta ndaluar, pa marrë parasysh koston.
Historia e pianistes klasike, ikonës dhe artistes legjendare, Nina Simone, që jetoi një jetë me ndershmëri brutale, me gjenialitet muzikor dhe me melankoli të torturuar.
Viti 2038. George Almore është duke punuar në një IA të vërtetë të ekuivalentit njerëzor. Prototipi i tij i fundit është pothuajse gati. Kjo fazë e ndjeshme është gjithashtu më e rrezikshmja, sidomos pasi ai ka një qëllim që duhet të fshihet me çdo kusht: të ribashkohet me gruan e tij të vdekur.
Lukas jeton me tezen e tij fetare në një qytet të qetë. Por kjo jetë e qetë dhe e mëzitshme i ka ditët e numëruara kur tezja bamirëse njofton ardhjen e një nipi tjetër Mario, i sapo dalë nga burgu.