Një aktore në vështirësi dhe një dramaturge hedhin të gjithë energjinë e tyre krijuese në punën e vetme që mund të gjejnë: demonstrime rolesh për seminaret e trajnimit të korporatave.
Mitsumi ka precedenca të vjetra kriminale dhe tani është sërish në vëmendjen e autoriteteve. Është një çështje e hapur dhe e mbyllur dhe Mitsumi ka rrëfyer. Në këtë pikë futet në skenë avokati premtues Shigemori, idetë e të cilit mund të bëjnë diferencën midis jetës dhe vdekjes.
Dy burra në anët e kundërta të ligjit janë mbajtur të fshehtë nga Policia e Masaçusetit dhe nga Mafia Irlandeze, por gjaku dhe dhuna shpërthen kur bëhen disa zbulime.
Jeta e Katjas rrënohet pasi humbet të shoqin dhe të birin në një sulm me bombë. Pas një kohe të gjatë duke vajtuar, ajo vendos të kërkojë të hakmerret.
Një motër besnike mundohet të ruajë qetësinë teksa shoqëron vëllanë e saj drogaxhi në një qendër pastrimi ndërkohë që kujdeset edhe për vajzën e tij dy-vjeçare.
Denit, një djalë nga klasa punëtore i ka ardhur në majë të hundës me situatën ekonomike.
Prandaj zgjedh të filloj një revolucion duke luajtur një lojë të rrezikshme.
Natali, një agjente e djegur e MI6 në një përballje me një kartel vdekjeprurës, rrëmben fotografin 'Holis' për ta shpëtuar, pasi ai pa dashje përballet me të. Çifti do bëjë një shëtitje të çuditshme në gjithë jugperëndimin për të gjetur një strehë të sigurt në Feniks.
Ana, një vajzë adoleshente, kthehet në shtëpi pas qëndrimit
në një spital psikiatrik; kishte tentuar vetëvrasjen pas vdekjes
së të ëmës. Por kthimi i saj nuk do të jetë i lehtë, pasi i ati ka filluar një lidhje me ish-infermieren
e së shoqes. Ana i rrëfen urrejtjen e saj të motrës, Aleksit, dhe nis një betejë për të larguar njerkën e ardhshme.
Filmi përqendrohet tek Xho Paterno, i cili, pasi u bë trajneri me fitoret më të shumta në historinë e futbollit, u përfshi në skandalin e abuzimit seksual të Xheri Sandaskit. Ngjarje që kërcënoi trashëgiminë e tij në Universitetin Penn dhe e detyroi atë të përballej me akuzën e rrezikimit të minorenëve.
Qytetarët e Romës janë të uritur. Koriolanusi, heroi i Romës, një ushtar i madh dhe një njeri që ka besime të rrepta, e përçmon popullin. Roma është e përgjakur. I manipuluar dhe i mashtruar nga politikanët dhe nga vetë e ëma e tij Volumnia, Koriolanusi dëbohet nga Roma. Ai ia ofron jetën ose shërbimet e tij armikut të tij të betuar Tullus Aufidius.
EFEKTET ANËSORE është një triler provokues që flet për Emilinë dhe Martinin, një çift i suksesshëm njujorkez bota e të cilit shkatërrohet kur një ilaç i ri i rekomanduar nga psikiatri i Emilisë - i menduar për të trajtuar ankthin - ka disa efekte anësore të papritura.
Një tregim për një të ri të çuditshëm, Bulçu; inspektorët në ekipin e tij, të gjithë pa përjashtim karaktere të këndshëm; një ekip rivalësh të inspektimit të biletave dhe gara përgjatë shinave... Dhe një përrallë rreth dashurisë.
Një gangster që ka dhënë dorëheqjen ndeshet me një vajzë të re dhe të mistershme. Mirëpo, ajo është dërguar nga dikush për ta vrarë atë. Gjërat nisin të ndërlikohen kur ata të dy fillojnë të kenë ndjenja ndaj njëri-tjetrit.
Në vitin 1892, një kapiten legjendar i ushtrisë amerikane, pranon të shoqërojë një shef të indigjenëve dhe
familjen e tij në shtëpi, nëpërmjet një territori të rrezikshëm.
Një djalosh, i vendosur të bëhet një hero lufte, përfundon në një aventurë të gabuar me familjen dhe miken e tij Telli, i cila e drejton në realizimin më të pamundur të ëndrrës së tij.