Kur dy vëllezër detyrohen të marrin pjesë në Luftën Koreane, vëllai i madh vendos të ndërmarrë misionet më të rrezikshme për të mbrojtur më të voglin nga betejat e ashpra.
Lara Kroft, vajza guximtare dhe e pavarur e një aventurieri të zhdukur, duhet ta shtyjë veten përtej limiteve të saj kur gjendet në ishullin ku u zhduk babai i saj.
Pas vdekjes së dyshimtë të babait të tyre, dy vëllezër duhet të motivojnë për t'u kthyer përsëri në motorë dhe të fitojnë kampionatin e Motorkrosit në Las Vegas.
Një adoleshente e turpshme bie në dashuri me dikë i cili transformohet çdo ditë në dikë tjetër. Ajo që në fillim duket si një shaka pa kripë nga i dashuri i saj, rezulton të jetë e vërtetë dhe kthehet në normalen e saj të re.
Loka është një pjesëtare e një ish grupi gangsterësh, dikur të fuqishëm, por të shfarosur nga një bandë tjetër. Në rrugët e LA ajo përballet me peripeci e kërkon hakmarrje.
Dr. Paul Kersey është një kirurg traume më përvojë, i cili gjatë gjithë jetës së tij ka shpëtuar jetë. Pas një sulmi mbi familjen e tij, Paul nis misionin e tij për drejtësi.
Dy të rinj, të sapo-njohur, vendosin të bëjnë një fëmijë bashkë. Pasioni që i bashkonte sa vjen dhe pakësohet me ardhjen në jetë të vajzës së tyre. Të dy e kërkojnë lumturinë diku tjetër dhe po largohen sa më shumë nga njëri-tjetri.
Në vitin 1206 Norvegjia është e pushtuar nga lufta civile. Djali jetim jashtë martese i mbretit, Hakon Hakonsson, të cilin e do të vdekur gjysma e mbretërisë, ruhet fshehurazi nga dy burra. Një histori që ndryshoi të ardhmen e vendit.
Historia e një vajze shumë të pasur dhe një djali të varfër, të cilët takohen në udhetimin e parë dhe të fundit të Titanikut. Me regji dhe skenar të Xhejms Kameron, Titaniku është një nga filmat më ''GJIGAND'' të të gjitha kohërave.
Historia e vrasjes së një tregtari, e cila lidhet me historinë e një romani që përshkruan një krim të ngjashëm, zbulon të fshehta në lidhje me njerëzit e përfshirë në këtë ngjarje.
Filmi tregon historinë e një djali të varfër që kishte ëndërr boksin. Dashuria e tij për Sunainën, i hapi probleme me xhaxhanë e saj që e kundërshtonte lidhjen e tyre për shkak të shtresave shoqërore. A do mundet ai të bëhet një boksier i vërtetë?
Një vajze. Një djalë. Një histori dashurie. Por, edhe një histori për ëndrrat, frikën, jetën,
dashurinë e vërtetë, miqësinë dhe mënyrën sesi ata sillen me njëri-tjetrin. Dhe një sekret mes tyre ...
Një film i paparashikueshëm, shumë prekës!
Një vajzë e vogël e braktisur, me fuqi të tejbotshme, merret në kujdestari nga një burrë dhe një grua, të cilët thonë se janë prindërit e saj.
Megi është një vajzë që duket se e ka gjithë jetën në kontroll dhe pse e di që diçka i mungon. Një zhgënjim nga i ati, e bën të mendojë dy herë për të ardhmen. Takimi me Anikën e vë akoma më shumë në dyshim për të ardhmen.
Një mjeshtër i vjetër mashtrimi, merr nën krahun e tij një vajzë të re shumë tërheqëse por gjërat komplikohen kur ata të dy përfshihen emocionalisht në një romancë.