Mali 2 tregon historinë e një grupi forcash speciale klandestinë te quajtur "Prurësi i Stuhisë'.
Bekiri dhe Oguzi, shokë të ngushtë, janë rregjistruar në trajnimin e famshëm të forcave speciale turke.
Misioni i tyre fillon pas gjashtë vjetësh dhe është një mision shpëtimi në zonën më të rrezikshme në Irak.
Në mbrëmjen e ndërrimit të viteve, anija Poseidon përmbytet nga një dallgë gjigante. Të mbijetuarit duhet të gjejnë një rrugëdalje që të shpëtojnë. A do t'ia dalin të fitojnë në garë me kohën?
Një inxhinier me mangësi në dëgjim, së bashku me vëllanë e tij të madh, bashkojnë forcat kundër regjimit të paligjshëm 30-vjeçar të presidentit të fshatit të tyre.
Filip Gudman është një profesor që vihet në ndjekje të disa çështjeve të mistershme duke u munduar të shpjegojë pse nuk janë të frikshme. Por tre çështje pushtimi shpirtrash që do i jepen do e bëjnë dhe atë vetë dyshues dhe të paaftë t'i përgjigjet të pashpjegueshmes.
Një seri vrasjesh po ndodhin në qytet. Disa prej viktimave kanë të gdhëndur në trup e tyre një ekuacion të çuditshëm (WAZ). Ky ekuacion detyron çdo viktimë të sakrifikojë veten ose të dashurit e tyre. Policia duhet ta zbulojë këtë vrasës, para se ai/ajo të arrijë në fund të ekuacionit. A do të mundet detektivi Edi Argo t’i japë fund këtyre vrasjeve?
Një djalosh cigan në Itali, i rritur në një ambjent aspak fëmijëror vihet në udhëkryq në zgjedhjen mes jetës si i rritur kriminel apo fëmijë i pafajshëm.
Një fermer i thjeshtë pranon të shoqerojë një të jashtligjshëm e të rrezikshem në trenin për në Juma, ku ai do të gjykohet për të gjitha krimet e kryera, por kjo gjë nuk do të jetë aq e thjeshtë sa dukej.
Arn, është një djale i një fisi të rangut të lartë Suedez ai dërgohet në një manastir për tu edukuar për token e tyre të shenjtë si një kalorës për të ndaluar, rreziqet që do t'ju kanosen...
Selma, një boshnjake dhe Aleks, një djalë gjerman, të dashuruar shkojnë në Bosnjë për të varrosur familjen e Selmës të masakruar në genocid. Por do ngecin në një pyll të Bosnjës ku i presin shumë rreziqe dhe djallëzi.
Në botën e fshehtë kriminale pariziane, policia kërkon të kapë një bandë kriminale e cila po kryen një sërë vjedhjesh të dhunshme. Leo Vrinksi dhe Denis Kleini janë dy policë në kërkim të një ngritjeje në detyrë dhe largimi i shefit të policisë, e rrit tensionin mes të dyve në lidhje me pozicionin vakant të punës. Rivalëria mes tyre arrin deri aty sa e kalon çdo limit morali aq sa nuk dallohet më ndryshimi mes policisë dhe kriminelëve. Vrinksi, gjatë takimin me një burim informacioni, përfshihet në një vrasje. Kleini e kap këtë mundwsi dhe realizon arrestimin e Vrinksit, por kur ai përfshin edhe gruan e tij në këtë mes, Kamilën, hakmarrja është e pashmangshme.
Rejçëll Klarkson, është një shkrimtare romanësh misteri e suksesshme, jeta e së cilës shkatërrohet kur djali i saj 5 vjeçar mbytet. Një vit më vonë, në një përpjekje të shërojë plagët e saj dhe ta ndihmojë të fillojë përsëri të shkruajë, shoqja e saj më e ngushtë merr me qera një shtëpizë të izoluar në një fshat të largët peshkatarësh, ku ndodhin disa ngjarje që prishin qetësinë e fshatit dhe i shkaktojnë Rejçëllit frikë për jetën e saj.
Filmi përshkruan jetën e ikonës së botës së krimit, Karlton Liç dhe zgjedhjet që duhet të bëjë për të mbrojtur familjen e tij nga realiteti i pamëshirshëm.
Australia e 1920, drejtësia vihet në pyetje, kur një aburgjen i moshuar vret një Britanik në vetëmbrojtje dhe më pas arratiset. Një kolonel i vihet në ndjekje për ta kapur. Dy mendësi që përplasen, cila do të fitojë.
Një grua kthehet në komunitetin e saj ortodoks hebre, të cilën të gjithë e shmangin për shkak të tërheqjes së saj ndaj një mikeje të fëmijërisë. Por pasionet e tyre rinisin kur eksplorojnë kufijtë e besimit dhe seksualitetit.
Pas vdekjes së babait të saj, Alis kthehet në fshatin e fëmijërisë për herë të parë pas 15 vitesh, për të marrë pronësinë e fermës së familjes së saj, e cila mendon se i përket me të drejtë.
Victoria është një avokate 30-vjeçare, e cila kërkon stabilitet dhe dashurinë e vërtetë në jetën e saj duke luftuar me të kaluarën. Më në fund, ajo e kupton se dashuria jo gjithmonë duhet kërkuar.