I diagnostikuar me kancer në shpinën kurrizore, 27-vjeçari Adam udhëton rrugën drejt shërimit me mbështetjen ndonjëherë të padurueshme të shokut të tij të ngushtë Rogen, mamasë së tij mbytëse dhe të një terapisteje pa përvojë Anna Kendrick. I frymëzuar nga një histori e vërtetë, 50/50 është përballja e sinqertë por gazmore e një djaloshi të ri drejt rrugës së shërimit.
Simon Spajër fsheh një sekret të madh nga familja, miqtë dhe shokët e klasës. Kur sekreti i tij del në shesh, Simoni duhet të përballet me të gjithë dhe të pranojë identitetin e tij.
Pak nga pasardhësit e tyre janë bërë vrasës të pamëshirshëm mercenar, "Ujqërit e Aresit". Ljutobor, është një ushtar me një detyrë të vështirë në dorë. Ai përfshihet në konflikte të brendshme dhe fillon një udhëtim të rrezikshëm për të shpëtuar familjen e tij.
Një kameriere e vetmuar takohet me një djalë të bukur dhe të çuditshëm në dyqanin e bizhuterive, i cili ka një aneurizëm të trurit dhe ka humbje të kujtesës afatshkurtër.
Kandis një adoleshente 17 vjeçare është e mërzitur nga çdo gjë që e rrethon. Ajo gjen ngushëllim tek djali i ëndrrave të saj, i cili është pjesë e një bande dhe është përgjegjës për një krim...
Kreu i një klani, i cili nuk është në gjendje të punojë në fermën e tij pas një aksidenti, pranon ndihmën e një të huaji, i cili jo vetëm që zbulon misterin e qytetit, por bie thellë në dashuri me vajzën e madhe të punëdhënësit.
Një prift i një zone të vogël në Nju Jork përballet me dëshpërimin në rritje, të shkaktuar nga tragjeditë, shqetësimet e botës dhe një e kaluar torturuese.
Ky film tregon udhëtimin e një ish-kontrabandisti, i cili po përpiqet të nisë jetën nga e para dhe të ndreqë marrëdhëniet e tij me vëllanë pas lirimit nga burgu.
Një gjeni i ri krijon aksidentalisht një pajisje që përforcon aktivitetin paranormal brenda shtëpisë së familjes së tij.
Si pasojë ai rikthen përsëri shpirtrat e familjarëve por bashkë me ta liron dhe gjëra shumë më të frikshme.
Jeta e Uilliam Thakerit ndryshon rrënjësisht kur një ditë, në librarinë e tij të vogël shfaqet aktorja amerikane më e famshme e momentit. Ky takim rastësor shndërrohet në një ndjenjë të fortë, por të dy duhet të kalojnë shumë pengesa...
Bazuar në një ngjarje të vërtetë. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, India ka mbetur pa aleatë të fuqishëm dhe, për të krijuar vendin e saj si një superfuqi, ajo vendos të testojë 6 bomba bërthamore. Një grup njerëzish do të vihen në shërbim të këtij qëllimi, por nuk do të jetë e lehtë...
Lenc kthehet në Paris për të gjetur dashurinë e tij të vërtetë, Madelinën. Ndërsa kërkimi i tij për të vazhdon, ai e gjen veten duke u zhytur në botën e errët dhe mizore të industrisë së pornografisë.
Adami, një profesor gjenetike është marrëzisht i dashuruar me gruan e tij. Pas vdekjes së saj, ai e klonon atë. Por a mjafton vetëm ADN-ja për të krijuar gruan e tij të vërtetë?
Kjo është historia impresioniste e një familjeje teksane në vitet ‘50. Filmi ndjek udhëtimin e jetës së djalit më të madh, Xhekut, përmes pafajësisë së fëmijërisë e deri te vitet zhgënjyese të pjekurisë ndërkohë që përpiqet të pajtohet me marrëdhënien e tij të ndërlikuar me të atin. Xheku - i cili si i rritur luhet nga Sean Penn - e gjen veten të humbur në një botë moderne, në kërkim të përgjigjeve të origjinës dhe domethënies së jetës, ndërkohë që vë në dyshim ekzistencën e besimit. Gjithashtu luajnë Jessica Chastain, Hunter McCracken e të tjerë.
Pasi jetuan në mënyrë paqësore në shpellat e një qyteti të vogël, një grup i vogël alienësh bëhen vdekjeprurës kur luftojnë për ekzistencën e tyre, duke tradhtuar shefin e dhembshur të policisë që i ka mbrojtur për 28 vjet.
Pas një dëmtimi pothuajse fatal të kokës, një kauboj i ri ndërmerr një kërkim për identitet të ri dhe kupton se çfarë do të thotë të jesh një burrë në zemër të Amerikës.
Lusia dhe Ofelia, dy motra, më në fund takohen 7 vjet pas dasmës së Lusias. Por kur Huani, burri i Lusias dhe Ofelia takohen, ndjejnë një fantazi që magjeps mendjet dhe trupat e tyre...
Një polic teksan, vajza e të cilit mund të jetë shitur si skllave seksuale, bashkohet me një djalë meksikan për të gjetur motrën e djalit, e cila është rrëmbyer. Në grackën e trafikantëve, bie edhe një polake, së cilës i është premtuar një jetë më e mirë në Amerikë...
Rauli është një këngëtar, që humb karrierën e tij për shkak të veseve të tij ndaj pijes. Ai takohet me Arohin në një bar në Goa, ku ajo punon për të fituar jetesën. I impresionuar nga këndimi i saj, ai i premton që do ta marrë atë në Mumbai dhe do ta bëjë një yll, ku ata bien në dashuri me njëri-tjetrin. Aashiqui 2 është një histori muzikore, ku dashuria e tyre kalon përmes dashurisë dhe urrejtjes, famës dhe dështimit në jetën e tyre. Megjithatë a do të qëndrojnë së bashku, apo do të ndahen për shkak të egos së tyre?
Një film i vitit 1969 me aktorët e njohur Alain Delon, Jean Gabin dhe Lino Ventura. Një hajdut, i cili arratiset nga burgu, punon me një Sicilian për të bërë një goditje të fundit … një vjedhje e disa diamanteve të çmuar në Venecia.…