Training Day (Dita e provës) : Në ditën e parë të punës si oficer i antidrogës në Los Anxheles, një polic i ri duhet të trajnohet në terren me një detektiv i cili s’është ai që duket.
Një familje e madhe, të afërm që takohen shpesh e të tjerë më rrallë, mblidhen të gjithë për të festuar përvjetorin e 50-të të martesës së gjyshe Albës me gjysh Pietron në një vilë madhështore, në ishullin ku ata jetojnë. Për shkak të motit të keq ngelen të bllokuar në ishull dhe dëshira për të ndenjur me njëri-tjetrin fillon të zbehet.
Filmi tregon historinë e vërtetë të komandantit irlandez Pat Kuinlan i cili drejton togën e tij kundër mercenarëve francezë në Kongo në fillimet e viteve '60.
Sapo del burgu për një krim të vogël, Tomi ri-gjen të dashurën e tij Rozin. Shumë shpejt atyre do u duhen para të thata. Pasi dëgjojnë dëshminë e Xhon Gotit për klubet e drejtuar nga Mafia në Nju Jork, Tomi dhe Rosie vendosin të grabisin këto vende të menaxhuara nga familjet e mëdha kriminale.
Holli, një vajzë që është venitur deri në padukshmëri duhet të gjejë rrugën e shpëtimit me ndihmën e të vetmit njeri që mund ta shohë dhe ta dëgjojë, ish-boksieri Shejn Blekuell.
Në vitin 1944, një vajzë 15 vjeçare, bijë e një mamaje gjermane të bardhë dhe një babai afrikan të zi, takon një anëtar të rinisë hitleriane. Perceptimi i tmerreve që po ndodhin rreth tyre, i lidh ata së bashku.
Bazuar në kujtimet më të shitura të babait dhe djalit David dhe Nik Shef, filmi është kronikë e përvojës së mbijetesës, rikthimit dhe rimëkëmbjes në një familje që përballon varësinë nga droga të djalit të tyre gjatë shumë viteve.
Riko punon në një fabrikë sallami, si babai i tij. Dashuria e vërtetë që ndien për Sarën, gruan e tij, tashmë është në krizë. Ashtu si dhe vetë Italia... Ndërsa Rikoja është i pakënaqur me punën e tij, ai është me fat që e ka atë punë, ndryshe nga kolegët e tij që pushohen në moshën pesëdhjetë vjeçare. As shoqëria e pastër që ka, nuk mjafton për të zbutur krizën e tij profesionale dhe ekzistenciale që do të goditet nga mashtrimet dhe humbja... A do ta fitojë ai forcën për t’ia nisur sërish nga e para?
Duke u përpjekur të heqë dorë nga e shkuara e tij kriminale, një hajdut veprash arti bashkëpunon me një aktore seksi për të bërë një mashtrim të madh që të dalë i lirë.
Një shkrimtar i suksesshëm, Abhimanju Roi, i ngecur në problemet e shkrimit, kthehet në zanafillën e tij për të shkruar një histori dashurie të modës së vjetër.
Detektivi Rasëll Pull dhe gazetari Xhek Xhekson hetojnë vrasjet e reperëve BIG dhe Tupak. Por gjatë këtij hetimi dalin në dritë shumë gënjeshtra që Los Anxhelosi i mbante të fshehta.
Frenki dhe Ballasi kanë qenë miq të ngushtë që nga fëmijëria. Ata janë mbretërit e gjimnazit: të bukur, yje të ekipit të notit dhe të njohur nga vajzat. Jetojnë një jetë të përkryer adoleshentësh - deri në festën e ditëlindjes së 17 të Frenkit, ku përfshihen në një incident të papritur që u ndryshon përgjithmonë jetën.
Violet është një adoleshente e ndrojtur e cila ëndërron të arratiset nga qyteti i saj i vogël për të ndjekur pasionin e saj për këngën. Me ndihmën e një mësuesi të pazakontë, ajo futet në një konkurs lokal këndimi që do testojë integritetin e saj,talentin dhe ambicien. I frymëzuar nga një kulturë popi, Teen Spirit është një kthesë e thellë dhe me stil të ngjashëm me historinë e Hirushes.
Beni dhe Alisa, shokë që prej gjimnazit, duke qenë ende singëll, bien dakord të shoqërojnë njëri-tjetrin në çdo dasmë ku i kanë ftuar. Por, shoqëria e gjatë dhe e fortë do të vihet në provë, pas një nate kur ata i kalojnë kufijtë e shoqërisë...
Pas vrasjes së bashkëshortes nga një vrasës serial, agjenti special Kim vihet në kërkim të hakmarrjes personale. Pasi e vendos disa herë në vështirësi vrasësin, i ofron vdekjen bazuar në mënyrat e tij çnjerëzore. Por a do të arrij ai të marrë hak? Shikoni filmin për më tepër.
I dëshpëruar për një histori të mirë, një gazetar i fiksuar pas seksit futet në botën e një Eskorte të klasit të lartë kur fillon të ndjekë një prostitutë të diplomuar në Standford.