Tetë vjet pas zhdukjes së Kasandrës, disa incidente shqetësuese tregojnë se ajo është ende gjallë. Policia, prindërit dhe vetë Kasandra, do të përpiqet të zgjidh misterin e zhdukjes së saj.
Një vajzë e vogël dhe babai i saj udhëtojnë larg shoqërisë, një dekadë pasi pandemia ka fshirë gati të gjithë popullsinë femërore në botë. Ndërsa babai lufton për të mbrojtur pafajësinë e së bijës, duke e mbrojtur atë nga rreziqet e reja, vihet në provë lidhja e tyre dhe karakteri i njerëzimit.
Historia e një antari të një grupi paraushtarak, Alistar Litëll. 25 vjet pasi Litëlli vrau vëllain e Xho Grifinit, media organizon një takim mes të dyve...
Një shkrimtar fitues i çmimit Pulitzer përballet me të qënit një i ve dhe baba mbas një problemi psikik, ndërkohë që 27 vjet më vonë, e bija vështirësohet të krijojë lidhjet e saj.
Në epokën e Napoleonit, në një azil të çmendurish, një pacient, Markezi De Sad, i papërmbajtshëm, lufton një betejë dëshirash të brendshme kundër një mjeku tiranik.
Vetëm dy ditë para ditës së sulmit të forcave aleate ndaj nazistëve, Uinston Çërçilli, i frikësuar nga përsëritja e gabimeve të së kaluarës, nuk pranon të fillojë fushatën, nga e cila varet e gjithë lufta. Ndërsa përplaset me kundërshtarët e tij politikë dhe mes një luhatjeje të fortë mendore e fizike, udhëheqësi i trazuar merr mbështetjen e palëkundur të gruas së tij. Me forcë dhe zgjuarsi, ajo përpiqet të parandalojë rënien e tij fizike, mendore dhe shpirtërore, ndërsa e frymëzon, për të arritur madhështinë.
Në një gjimnaz shkaktohet një kaos nga një video intime e një nxënëseje, Mendit, në rrethana aspak të favorshme. Tani, Mendi dhe familja e saj duhet të luftojnë për të gjetur fajtorin ndër shokët e saj.
Një ish i dënuar për një krim të sindikatës vendore është betuar të ndëshkojë shefin e tij pas 22 vitesh burgim të padrejtë. E vetmja gjë që po devijon planet e dhunshme është marrëdhënia e rifituar me të birin e tij të dashur.
Ekzekutori virtuoz, Xhim Konlon me nofkën “Varrmihës”, në një moment të vështirë për të mbrojtur të birin e tij do të vrasë djalin e shokut të tij të ngushtë dhe njëherazi të bosit të mafies. Sado që Xhimi do përpiqet për ta bindur ta falë dhe ta lejë atë dhe familjen e tij të qetë, mafiozi do t'i shpalli atij menjëherë "luftë" duke dashur të hakmerret kundrejt tij dhe të birit.
U RREGULLUAN TITRAT! Në një qytet industrial në Kinë, një balerinë e re me emrin Kiao bie në dashuri me një mafioz të quajtur Bin. Kur lufta shpërthen midis bandave rivale, Kiao përdor një armë për të mbrojtur Binin dhe dënohet me 5 vjet burg. Por kur lirohet, asgjë nuk është si më parë.
Një njeri i rrënuar nga kujtimet, fillon të frekuentojë klubin Ekzotika duke u përpjekur të gjejë ngushëllim. Por edhe atje, gjen të fshehur të shkuarën e tij.
KUJDES: FILMI PERMBAN SKENA EROTIKE TE FORTA, KESHILLOHET PER SHIKUES MBI 18 VJEC!
Kur një përplasje me një skenë lëkundëse, ndikon në dobësinë e Dejvidit, Alisa mendon se ka gjetur zgjidhjen e problemeve të tyre, por bota shumë-dashurore është vend i vështirë për lindjen e një historie dashurie...
Filmi bazohet në ngjarjet e vërteta gjatë shpërthimit të virusit Nipah në Kerala, në vitin 2018. Ngjarjet ndjekin fazat e ndryshme të epidemisë, që nga identifikimi e deri në çrrënjosjen totale. Ai portretizon sakrificat dhe momentet heroike që bënë të mundur gjetjen e burimit të virusit dhe kontrollimin efektiv, pa lejuar përhapjen e mëtejshme.
Një shef ekzekutiv pasanik i investimeve bankare të Nju Jorkut, Patrik Beitmen, e fsheh egon e tij psikopatike nga kolegët dhe miqtë ndërkohë që zhytet akoma më shumë në fantazitë e dhunshme dhe hedoniste.
Në një lagje të Çikagos pothuajse një dekadë pas një pushtimi nga një forcë jashtëtokësore, një agjent eksploron jetën në të dy anët e konfliktit - bashkëpunëtorët dhe disidentët.
Vitet edukuese të autorit jetim J.R.R. Tolkien pasi gjen miqësinë, dashurinë dhe frymëzimin artistik mes një grupi shokësh, po ashtu të përjashtuar nga shkolla.
Një djalë i ri, i rritur nga një bandë raciste dhe tashmë i famshëm mes tyre, zgjedh t'i kthejë shpinën urrejtjes dhe dhunës që të mund të ndryshojë jetën e tij me ndihmën e një aktivisti të zi dhe gruas që do.