Nje princeshë e lashtë egjiptiane lirohet nga burgu i saj 5000 vjeçar. Tani që është më në fund e lirë
ajo do të përmbushë misionin që kishte nisur para se ta mumifikonin të gjallë, të mishërojë Perëndinë
e Vdekjes në trupin e një njeriu të zgjedhur. I zgjedhuri i saj dhe miqtë e tij përpiqen të gjejnë një
zgjidhje që ai të shpëtojë nga ky mallkim.
Pasi vajza e tyre e adoptuar humbet në qytet, Stiveni dhe Shenoni nuk do të ndalojnë para asgjëje për të zbuluar të vërtetën që fshihet pas saj, dhe sekretin e madh që fshihej pas agjencisë së adoptimit së cilës ata i besuan. Duke rrezikuar jetën e tyre, ata do të zbulojnë se ç’do të thotë të jesh prind dhe se deri ku do të arrije për të rimarrë fëmijën tënd.
Rahuli duhet të hedhë hirin e eshtrave të gjyshit në ujërat e Rameshuaramit, por e gjen veten pa dashur në bordin e trenit Çenai Ekspres ku ngatërrohet me Menën, vajzën e një pedagog.
Një film për Mbretin e Anglisë, Arturin, të cilit i vjedhin të drejtën e drejtimit të mbretërisë derisa ai nxjerr shpatën nga guri, ku duhet të njihet me trashëgiminë e tij të vërtetë dhe të marrë fronin.
Benjamin Gates duhet të ndjekë një të dhënë të mbetur në ditarin e John Wilkes dhe të provojë pafajësinë e paraardhësve të tij për vrasjen e Abraham Lincoln.
Kabali, historia e një udhëheqësi të lindur. Drogë, pushtet, para, hakmarrje... A do marr hak Kabali për familjen e tij? Çfarë u ndodhi me të vërtetë atyre dhe cili qe fajtori...
Shivai është një alpinistë, aventurier Himalajan dhe një baba i devotshëm që mundohet të rris vajzën e tij, Gora, i vetëm. Fati i kësaj familjeje të vogël do të ndryshoj kur vajza e tij do të bie pre e trafikimit të fëmijëve. Rruga për Gora të kuptoj të shkuarën e familjes së saj sjell një aventurë të rrezikshme që ndez instiktet e një prindi përtej çdo gjëje.
Kjo është historia e qenit me inteligjent dhe "të lexuar" në botë zoti Pibadi dhe djalit të tij të adoptuar, Sherman. Aventurat e tyre me makinën e kohës WABAC, nuk mbeten vetëm leksione historie të zakonshme kur Peni, shoqja e Shermanit nis udhëtimin e jashtëzakonshëm për të tre ata por që në fund rezulton te jetë një mision i pasigurt drejt rrugës për tu kthyer në shtëpi.
Në Greqinë e lashtë, një mbretëreshë i dorëzohet epshit të Zeusit për të lindur një djalë që do të rrëzojë sundimin tiranik të mbretit dhe do të risjellë paqen në tokën e vuajtur. Por ky princ, Herkuli, nuk e di identitetin e tij të vërtetë apo fatin e tij. Ai dëshiron vetëm një gjë: dashurinë e Hebesit, Princeshës së Kretës, e cila i është premtuar vëllait të tij. Kur Herkuli mëson se për çfarë është i destinuar, ai duhet të zgjedhë: të arratiset me dashurinë e tij të vërtetë apo të përmbushë fatin e tij dhe të bëhet heroi i vërtetë i kohës së tij. Historia prapa një prej miteve më të mëdhenj zbulohet në këtë tregim epik plot aksion për dashurinë, sakrificën dhe forcën e shpirtit njerëzor.
Pushoku, një austronaut i ri adoleshent, është i vendosur të gjejë babain e tij të humbur astronaut. Çuditërisht, ai hyn fshehurazi në një raketë amerikane për në Hënë por së shpejti mëson se s'është vetëm, teksa ribashkohet me nënën e tij si dhe njihet me një majmun dhe me një alien të vogël. Së bashku, i gjithë grupi mëson kuptimin e vërtetë të punës në grup teksa mundohen të gjithë të kërkojnë babain e Pushokut.
Mjeshtrit ndërkombëtar të vjedhjes, Sajmon Templar, i njohur ndryshe si Shenjtori, i kërkohet nga një burrë i pasur i dëshpëruar të gjejë vajzën e tij të rrëmbyer. Megjithatë, përveç se të shmangë autoritetet, Sajmonit i duhet të përballet me një kundërshtar të rrezikshëm nga e shkuara e tij.
Në shekullin e 13-të në Irlandë, një grup murgjish duhet të transportojë një relikë të frikshme nëpër territorin Irlandez të mbushur me rreziqe, për në Romë.
Mija, një vajzë e vogël që rrezikon gjithçka të ndalojë një kompani ndërkombëtare të fuqishme nga rrëmbimi i mikeshës së saj më të mirë - një kafshë gjigante të quajtur Okja.
Për muajin e mjaltit, një çift i porsamartuar shkojnë në ishujt tropikal të Hawaii-it. Ndërsa udhëtonin nëpër fshatrat parajsore, çifti u takua me Kajlin dhe Klion, dy autostopët e pakënaqur edhe me Nikun dhe Xhinën, dy shpirtra të egër, por mirëkuptues, të cilët i ndihmojnë t'i drejtojnë nëpër xhunglën e harlisur. Ujëvarat dhe malet piktoreske shumë shpejt i hapin rrugë terrorit kur Klif dhe Sindi mësojnë për një vrasje barbare të ndodhur aty afër dhe e kuptojnë se po ndiqen nga të njohurit e rastësishëm, të cilët ngjajnë me vrasësit e dyshuar.
Jemi në Skoci, në një kohë të hekurt dhe mitike. Merida është një harkëtare rebele dhe një vajzë e vrullshme e familjes mbretërore. Pas një zgjedhje të pamatur dhe të paqëllimshme, Merida sjell një rrezik për njerëzit e saj dhe detyrohet të hidhet në aksion për të vendosur gjërat në vendin e tyre.
‘Mercenarët’, bashkohen për një mision në dukje të lehtë për të rikuperuar diçka nga një avion i rrëzuar. Por kur njëri prej tyre vritet gjatë misionit dhe ata zbulojnë një komplot që rrezikon miliona njerëz, përballja me armikun kthehet në jetë a vdekje…
Duke dëgjuar dhe ndjekur zemrën e tij, Efraimi Hanks gjen rrugën e tij në jetë dhe në fund siguron lehtësin dhe shpëtimin për vuajtjet e karrocave të dorës të kompanies Martin. Kjo ngjarja është bazur në një histori të vërtetë.