Gjatë një vere të gjatë në fillim të viteve '80, dy djelmosha shkolle nga mjedise të ndryshme bashkohen për të bërë një film bazuar tek filmi 'Rambo: First Blood'.
Autobotët dhe Deseptikonët janë në luftë ndërkohë që fati i njerëzimit varet në fije të perit. Optimus Praimi është zhdukur. Çelësi për të shpëtuar Tokën ndodhet i groposur thellë nën dhe bashkë me historinë e Transformuesve në Tokë...
Pilotët e Marinës, Ben Ganon, Henri Pursell dhe Kara Uejd ngarkohen me detyrën të trajnojnë një avion të ri
pa pilot që bazohet në inteligjencën artificiale për të sulmuar objektiva jashtë territorit të Sh.B.A-ve.
Ben është mosbesues ndaj teknologjisë së inteligjencës artificiale dhe kur Marina vendos ta vërë avionin në punë
edhe pas disa defekteve dhe mos-bindjeve, ai e di se duhet ta ndalojë atë në mënyrë që të shmangë një luftë të re
botërore.
Djali i Mambëllit, Eriku, nuk po gjen dot çfarë talenti ka në botën e pinguinave.
Ndërkohë, Mambëlli dhe familja e tij zbulojnë se shtëpinë e tyre e kërcënon një rrezik i madh dhe nëse nuk luftojnë së bashku,
s'mund të fitojnë.
Kapiten Xhek Sparrou (Harabeli) me një tjetër aventurë. Një ushtri të vdekurish kërkon hakmarrje dhe i vetmi shpëtim për të është Tridhëmbëshi i Poseidonit.
Kanë kaluar 2 vite që kur Motoko Kusanagi u largua nga Seksioni 9 dhe Togusa është lider i skuadrës. Seksioni i ri i zgjeruar përballet me një sërë vetëvrasjesh e incidentesh, edhe gjatë hetimeve zbulohet se dikush me pseudonimin "Mjeshtri i kukullave", qëndron pas ndodhive. Por kush është "Mjeshtri i kukullave"?
Kur një oktapod lozonjar i quajtur Dip fut në telashe koloninë e peshqve në të cilën bën pjesë, udhëheqësi i saj i rreptë e urdhëron Dipin të shkojë të kërkojë ndihmë. Së bashku me miqtë e tij, një karkalece gazmore dhe një peshk ndriçues jo shumë të zgjuar, Dipi niset në një udhëtim fantastik dhe të rrezikshëm përmes qytetesh të fundosura dhe anijesh të mbytura ku takon krijesa guximtare dhe armiq të frikshëm.
Përpara se të bëhej Wonder Woman, ajo ishte Diana, princesha e Amazonës e një luftëtare e stërvitur. Kur një avion rrëzohet në ishull dhe piloti i saj e informon rreth konfliktit të botës së jashtme, ajo largohet nga vendi i saj për të luftuar një luftë që do t'i japë fund të gjitha luftërave, duke zbuluar kështu fuqitë e saj të plota dhe fatin e vërtetë.
Kur një forcë ushtarake nga Teksasi pushton lagjen e tyre në Bruklin, 20 vjeçarja Lusi dhe veterani i luftës Stupe duhet të mbështeten tek njëri-tjetri për t'ia dalë të mbijetojnë dhe të shkojnë në pikën e evakuimit.
Në qytezën e Luginëzës së Gëzuar, Norman Babkok është një djalë i cili mund të flasë me të vdekurit, por askush përveç shokut të tij të ri eksentrik, Nillit, nuk beson se aftësia e tij është e vërtetë. Një ditë, daja i larguar dhe i çuditshëm i Normanit i tregon një ritual të rëndësishëm vjetor të cilin duhet të fillojë ta kryejë Normani që të mbrojë qytezën nga mallkimi i një shtrige që e përndjek vendin prej shekujsh. Në fund, Normani vendos të bashkëpunojë, por gjërat nuk shkojnë sipas planit. Tani, një stuhi magjike e shtrigës e kërcënon qytezën ndërsa të vdekurit e mallkuar ngrihen nga varri.
Çak Noldan, një mekanik i FedEx-it dhe një njeri të cilit jeta i rrjedh e qetë, gjendet i vetëm në një ishull të vetmuar pas rrëzimit të aeroplanit që po udhëtonte.
Ish Berreta Jeshile Xhon Rambo përndiqet nëpër male i rrethuar në një qytezë të vogël nga një sherif miroz dhe vartësit e tij, duke e detyruar Rambon të mbijetojë duke përdorur aftësitë e tij luftuese...
Një artist i ri rruge në Los Anxhelosin jugor e gjen veten midis fiksimit te babait te tij për kulturën
e makinave "Lowrider", vëllait të sapo liruar nga burgu dhe nevojës se tij për të treguar veten...
Një seri me shumë-shtresa që duket përsëri në vitet formuese të Ryu dhe Ken si ata jetojnë jetën e një luftëtari tradicional në Japonin e vetmuar. Këta djelmosha janë profesionist dhe të pa fund.
Dredhka Helmuese në bashkëpunim me Xhezon Vudro kërkon të zhvilloje një virus që do i kthejë të gjithë gjallesat e Tokës në hibridë kafshë-bimë. Për ta ndalur atë, Batmeni dhe ndihmësi i tij Naituing i kërkojnë ndihmë shoqes së Dredhkës, Harli Kuinit.
Xho Bauers, përcaktimi i ''Amerikanit me nivel mesatar'' është kavja e zgjedhur nga Pentagoni për një projekt pllenimi. I harruar në kutinë ku e futën, zgjohet pas 5 shekujsh. Ai e gjen veten në mesin e një shoqërie idiotësh, saqë natyrshëm është njeriu më inteligjent.
Herkuli, biri i Zeusit, nuk është as njeri e as zot, dhe kjo shkaktoi vuajtje të mëdha. Duke u përballur me dymbëdhjetë legjendat e mundimeve, ai i ktheu kurrizin perëndive dhe për katërmbëdhjetë vjet ai gjeti vetëm beteja të përgjakshme. Në shoqërinë e pesë personave të ngjashëm, u bë një mercenar në shërbim të kujdo që ishte në nevojë...
Mali kthehet në Ishullin e të humburve për të gjetur armiken e saj Uman, vajzën e Ursulas që bashkëpunon me Harryn, djalin e Kapitenit Hook dhe Gilin, djalin e Gastonit.