Xhon Uiki është në arrati, pasi ka vrarë një anëtar të shoqatës së vrasësve ndërkombëtarë. Me një çmim prej 14 milionë dollarësh për kokën e tij, tashmë ai është objektivi i çdo qitësi.
Një agjenti sigurimesh të ORC-s, pasi i lindin dyshimet që ka manipulime me një robot, ai fillon disa hetime. Zbulimet që bën ai, mund të kenë pasoja të pamenduara për të ardhmen e njerëzimit.
Agjencia kripto-zoologjike Monark përballet me disa përbindësha me përmasa gjigante, përfshirë Godzillën e fuqishëm, i cili ndeshet me Mothran, Rodanin dhe armikun e tij më të fundit, Mbretin Gidora me tre koka.
Me një punë të ndershme dhe bashkëshorte të dashur, Nik Brener besonte se kishte shpëtuar nga e shkuara e tij kriminale. Por grupi i tij i vjetër nuk e kishte harruar atë dhe paratë që kishte vjedhur kështu që i marrin njeriun e tij më të dashur, bashkëshorten. Nik nuk ka asgjë për të humbur dhe shkon drejt rrugës së hakmarrjes.
Një oficer policie egjiptian kthehet kundër sistemit, për të mbrojtur parimet dhe idealet e tij. Filmi daton nga mbretërimi i mbretit Faruk, para revolucionit të vitit 1952 në okupimin anglez të Egjiptit.
Një ish i dënuar për një krim të sindikatës vendore është betuar të ndëshkojë shefin e tij pas 22 vitesh burgim të padrejtë. E vetmja gjë që po devijon planet e dhunshme është marrëdhënia e rifituar me të birin e tij të dashur.
Ekzekutori virtuoz, Xhim Konlon me nofkën “Varrmihës”, në një moment të vështirë për të mbrojtur të birin e tij do të vrasë djalin e shokut të tij të ngushtë dhe njëherazi të bosit të mafies. Sado që Xhimi do përpiqet për ta bindur ta falë dhe ta lejë atë dhe familjen e tij të qetë, mafiozi do t'i shpalli atij menjëherë "luftë" duke dashur të hakmerret kundrejt tij dhe të birit.
Xhek dhe vëllai i tij Energjiku Bani u rritën në jetimore. Ata u birësuan nga një punonjës i shkollës dhe me ndihmën e mjeshtrit Lei qëndruan në palestën e boksit në fshat. Xhek bën të pamundurën që vëllai i tij të ndjekë shkollën, por Energjiku Bani merr pjesë në ndeshje të paligjshme dhe përjashtohet nga shkolla. Kjo gjë i kthen vëllezërit kundër njëri-tjetrit.
Dy djem vendosin të realizojnë vdekjen e tyre dhe të nisin nga fillimi me identitete të reja. Por mesa duket njerëzit që shtiren janë në telashe më të mëdha.
Kur gruaja dhe vajza e tij vriten pa arsye, një profesor universiteti futet në luftë mes një grupi vëzhguesish karizmatikë dhe kriminelëve që kanë kalbur qytetin.
Për shkak të një gabimi të vetëm, Rei, një ish-lojtar basketbolli, humbet karrierën e tij. Borxhet e shumta e detyrojnë të hyjë në botën e krimit ku do të njihet me një grabitës bankash. Reit do i duhet të përballet me natyrën kriminale brenda tij.
Një oficer i Shërbimeve të Huaja në Londër mundohet të shmangë një sulm terrorist me qendër Nju Jorkun, por është e detyruar të arratiset kur ajo akuzohet për krimet që nuk ka bërë.
Filmi tregon historinë e vërtetë të komandantit irlandez Pat Kuinlan i cili drejton togën e tij kundër mercenarëve francezë në Kongo në fillimet e viteve '60.
Planetit Kripton i varfërohen burimet natyrore, dhe dënohet të shpërthej. Pak ditë nga përfundimi një fëmijë lind dhe është i destinuar për të ndryshuar jetën e një planeti të ri dhe të largët. Ai është Biri i XHor-El, një shkencëtari të madh kripton.
Një polic me eksperiencë i rajonit zbulon prova që tregojnë se një grup policësh janë të përfshirë në një rrjet kriminal dhe është detyra e tij të shpëtojë i gjallë dhe t'i tregojë provat kapitenes së policisë.
Duke u birësuar nga rrugët e Nasafit nga Mbreti Sharaman i Persisë, i riu Dastan rrite midis mbretërve dhe shumë shpejt fiton vendin e tij si luftëtar i madhe dhe princ. Por kur një spiun dërgon fjalë se Qyteti i Shenjtë i Alamutit po furnizon me armë armiqtë e Persisë, vëllai adoptues i Dastanit, Tasi, urdhëron pushtimin e qytetit të shenjtë dhe ndërsa qyteti është duke rënë Dastani përballet me Princeshën e bukur Tamina. Kur Mbreti Sharaman vdes nën rrethana misterioze dhe Dastani akuzohet për vrasjen e tij, ai arratiset me princeshën në një mision për të pastruar emrin. Duke mësuar nga Tamina motivet e vërteta të pushtimit të Alamutit, Dastani duhet të niset në një kërkim të rrezikshëm për të ndaluar komplotin e një tradhtari të lig duke patur në zotërim një armë mistike që kontrollon vetë strukturën e kohës.
Të vendosur përballë bandave rivale dhe policëve të korruptuar, një infermier i urgjencës dhe një kriminel duhet të punojnë së bashku për të mbijetuar.
Kur vlerat morale të një agjenti operacionesh të zeza vihen në provë gjatë operacionit të tij të fundit, ai i nënshtrohet një vlerësimi të pafavorshëm psikologjik. Tani po i jepet një mundësi dhe një mision në dukje i thjeshtë për të mbrojtur sigurinë e një vajze të re që shpall kode, burimet e kodeve dhe stacionin e largët në të cilin janë caktuar. Pas një prite dhe një telefonate më vonë, gjithçka kthehet në një luftë të ndërlikuar për mbijetesë.