Në përpjekje për ta rimarrë veten emocionalisht nga një sulm brutal që vrau të fejuarin e saj dhe e la atë vetë në gjendje kome, një prezantuese radioje kërkon hakmarrje ndaj autorëve që lanë gjurmë të përgjakshme në Nju Jork.
Gjatë kohës që po udhëtonin në Gjermaninë e pushtuar nga Franca, Uill dhe Xhejkob Grim, dy vëllezërve mashtrues, iu duhet të përballen me një mallkim përrallash për të shpëtuar veten.
Një eksperiment shkencor që ka si qëllim krijimin e teletransportit hap një portal nga i cili përbindësha vrasës dalin dhe sulmojnë ushtarët e marinës që kanë ardhur të hetojnë situatën.
Bazuar në ngjarje të vërteta. Në vitin 2014, një grup infermierësh nga Malayali ngecin aty kur terroristët pushtuan qytetin e Tikrit në Irak. Ky film rrëfen përvojën e infermierëve pas kapjes së tyre.
Një negociues pengjesh nga ekipet e policisë së Nju Jorkut, bashkohet me një agjente të FBI-së për të shpëtuar pengjet në Bankën e Rezervës Federale. Por, ajo që duket si një grabitje e kopjuar, do të tregojë se është më shumë se kaq...
Gjithçka bazohet te një njeri, kujtesa e të cilit humbet gjatë një grabitje banke që shkon keq. Karakteri do të duhet të bashkojë së bashku 10 minutat e humbura nga kujtesa e tij në mënyrë që të përcaktojë se kush i ngriti kurth.
17 vjet pas vrasjes së fundit, kur demenca filloi të prek një vrasës të vjetër, ai përplaset me një djalosh të ri dhe kupton që në qytetin e tij jetojnë dy vrasës serial. Me qëllimin që të shpëtojë vajzën e tij të vetme nga kthetrat e këtoj vrasësi të ri, ai përpiqet të luftojë kundër Alzhaimerit dhe të ruajë kujtimet që po zhduken me ngadalë, që të arrijë të vras për herë të fundit.
Një sulmues vetëvrasës humb kujtesën dhe ka një bombë të lidhur me zemrën e tij. Është në dorën e policisë të ndalojë këtë bombë të marrë jetë të pafajshme.
Adhuruesi i sporteve ekstreme, Zhao Feng, përfshihet aksidentalisht në një marrëveshje ndërkombëtare të jashtëligjshme. Për këtë arsye, i duhet të ndjekë agjenten speciale Brus deri në Budapest. Gjërat ndërlikohen kur me ta bashkohet edhe një oficere policie e paaftë, një shkencëtar jo profesional dhe një doktoreshë e papunë, duke formuar kështu një njësi amatore.