Ërl dhe Henk nuk arrijnë të bëhen policë dhe fillojnë punë si roje sigurie.
Dy rojet e hallakatur do të bashkëpunojnë për të rrëzuar një rreth trafikimi.
Pa tanqe apo mbështetje ajrore, një tetar dhe ekipi i tij duhet të gjejnë guximin dhe fuqinë e duhur për të luftuar rrugën e tyre përmes Afganistanit të shkatërruar nga lufta dhe të mbajnë të sigurt një grua anti-talebane.
Një histori për dashurinë e një njeriu për kombin e tij dhe dashurinë e dikujt tjeter për pushtet. Një aventurë epike e mbushur me plot emocione dhe luftë në dete.
Gjatë një periudhe 4 ditore, zhvillohet një betejë e ashpër midis milicisë koreane dhe forcave japoneze imperialiste në Mançuri të Kinës. Milicia përfshin një mjeshtër shpatë dhe një qitës të zotin.
Në një të ardhme, ku një njësi speciale e policisë është në gjendje ti arrestojë vrasësit para se të ndodhë vrasja, një oficer nga kjo njësi do të akuzohet për një vrasje në të ardhmen.
Historia e një veterineri, i cili gjatë kthimit në Shenjtëroren e elefantëve të babait të tij i duhet të përballet me një grup gjuetarësh ndërkombëtar të elefantëve.
Dy vajza që ju mungon babai i tyre. Ai nuk është kthyer nga një sulm Viking prej dy vitesh. Motra më e madhe Runa bën punët e babit të saj, si për shembull gjuetinë me hark. Ajo ka ëndrra të këqija dhe vizione. A janë ato ogur për diçka?
Polaku Jan Nowak-Jezioranski merr përsipër detyrën çlirimin e Polonisë së pushtuar në Londër për të siguruar informacione rreth betejave të Ushtrisë së Brendshme gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Një djalosh i ri vjen për vizitë tek xhaxhai i tij në Nju Jork për ta ndihmuar, por përfundon duke luftuar kundra një bande rrugësh me aftësitë e tij në artet marciale.
Lewis, Venna dhe Fuller bëjnë një udhëtim në rrugë për t'u kthyer në shtëpi për pushimet verore. Ata bëjnë shaka me një shofer kamioni psikotik, Rusty Nail, duke përdorur një radio CB, por ai fillon t'i ndjekë ata.
Kur një hajdut i ri i makinash ngatërrohet me shpikjen e shekullit (dhe agjencive të qeveritare që duan ta vrasin), ai dhe një nëpunëse supermarketi e quajtur Kate kalojnë aventurën e jetës.
Një polic duhet të mbajë të bashkuar një grup të burgosurish dhe një grup policësh
natën e Vitit të Ri në një rajon policie. Një polic i korruptuar do të rrethojë dhe do të sulmoje rajonin e policisë
me qëllimin për t'i vrarë të gjithë.
Një film që tregon mbi historinë e dhimbshme se si drogërat e ndryshme godasin familje dhe shkatërrojnë jetë të ndryshme. Njerëzit e një qyteze të vogël bëhen së bashku për të ndaluar përhapjen e drogës në vendin e tyre në të gjitha mënyrat.
Kur polici James Coffee fillon të dalë me mamanë beqare, Vanessa, ai nuk merr parasysh që duhet të përballet me djalin e saj 12 vjeçari, që do bëjë gjithçka që tq pengojë lidhjen e tyre.
Një grup kërkuesish oqeanikë, të cilët punojnë për një kompani gërmimi në thellësi të detit, përpiqen të shpëtojnë pasi një tërmet i mistershëm shkatërron kërkimet e tyre të thellësisë dhe zyrat e tyre të gërmimit që ndodhen në fund të Hendekut Mariana.
Ronan, një pilot avioni luftarak qëllohet dhe rrëzohet në Siri pas një misioni.
Ai është i biri i një senatori amerikan dhe një bashkëpunim mes skuadrave izraelite dhe amerikane dërgohet për të shpëtuar brenda 46 orëve...
Xhejms Taiberius Kërk përpiqet të ndjekë gjurmët e të atit. Zoti Spok e kontrollon me kujdes. Ndërkohë që një Romulian hakmarrës nga e ardhmja krijon vrima të zeza në përpjekje për të shkatërruar një e nga një planetët e Federatës.