Diken bën një gjest heroik duke ndihmuar një femër në rrezik, përfundon me të në shtrat dhe zgjohet pa një veshkë. Ai këmbëngul për ta marrë sërish sepse kishte premtuar t'ia dhuruar vogëlushes të cilën...
Një gjahtar shpërblimesh do të ngarkohet me një detyrë të re, të çuditshme, por interesante për të: duhet të vihet në ndjekje të ish-bashkëshortes së tij Nikol Harli, gazetare, në kërkim nga drejtësia. Kështu, ajo që parashikohej si një ditë e zakonshme pune do të shndërrohet në një aventurë të jashtëzakonshme...
‘Aleatët’ është film i bazuar në ngjarje të vërteta. Një grup i ushtarëve britanikë të drejtuar nga një kapiten amerikanë janë dërguar pas radhëve të armikut në Francë, në një mision që mund të mbyll luftën më herët. Teksa asgjë nuk shkon sipas planit, komandanti Heri Mekbein dhe kapiteni Gabriel Xhekson e dinë që duhet ti lënë mënjanë armiqësitë personale në mënyrë që misioni të ketë sukses.
Ilai, një luftëtar i vetmuar që endet në një peisazh post-apokaliptik, duke ruajtur një libër, një volum misterioz që në një farë mënyre mban çelësin e rindërtimit të qytetërimit dhe shpëtimit të njerëzimit. Ilai mbërrin në një qytezë të vogël të komanduar nga i ashpri Karnegi, rol i luajtur nga Gary Adman, një despot tipik post-apokaliptik që dëshiron me çdo kusht atë libër. Mila Kunis është Solara, e dërguar nga Karnegi për të joshur Ilain, por që përfundon duke luftëtuar në krah të tij.
Një skuadër elitë shpëtimi udhëton drejt një miniere jashtë tokësore për të shpëtuar Uit Karmajkëll, të mbijetuarin e fundit nga një shpërthim biologjik.
Kur një vrasës me pagesë (Steven Seagal) takon një vajzë në arrati nga shefi mafioz (Vinnie Jones) me lidhje të fuqishme politike, ai duhet të marri vendimin nëse duhet të mbrojë vajzën apo t'i qëndrojë besnik agjensisë qeveritare e cila e punësoi për misionin.
Filmi është i bazuar në videolojën me njëjtin emër.
Një ish-anëtar i Jakuzave del nga burgu dhe përpiqet që të distancohet nga e kaluara e tij me Jakuzat. Gjatë rrugës ai takon një vajzë të vogël e cila kërkon mamanë e saj, kështu që ai vendos ta ndihmojë vajzën për të gjetur të ëmën e saj, por situata do të përkeqësohet, sepse mamaja e saj gjendet në rezidencën e një bosi famëkeq.
E dëshpëruar për punë Naja pranon rekomandimin nga shoqja për të punuar në një hotel me pesë yje pranë plazhit. Hotel i cili ka një rregull të çuditshëm "Dhoma 308" të mos hapet për asnjë arsye....
Eden Lake, është një nga filmat thriller më provokues dhe të tmerrshëm.
Xheni dhe Stivi janë dy të rritur të cilët vendosin të kalojnë një fundjavë në një zonë të Anglisë e cila quhet: Liqeni i Parajsës. Ardhja e një bandë të rinjësh e thyen këtë magji, duke mërzitur çiftin me zhurma. Situata përkeqësohet në mënyrë drastike kur grupi merr makinën e Stivit dhe detyron çiftin për t'i ndjekur që të përballen me ta. Pasojat e këtij zemërimi do të shndërrohen krejt papritur në një makth pa fund.
Benxhamin është një pirat kompjuterësh nga Gjermania, atë e ftojnë të bëhet pjesë e një grupi të ri piratësh që do të bëjë emër në skenën botërore. Por gjërat nuk përfundojnë aq mirë sa duken.
Një police vije në kërkim të një vajze adoleshente të cilën e dërgon në botën e ashpër të trafikantëve. Çfarë ndodhe pastaj kur ajo është në një loje të rrezikshme mes vete dhe keqbërëseve...
Disa te burgosur nga e gjithë bota, pasi janë shitur për një shfaqje televizive hidhen ne një ishull për të luftuar me njëri tjetrin deri ne vdekje, kush mbete i fundit fiton lirinë.
Në qytet tashmë gjërat po ndryshojnë. Tailong do të zotërojë të gjitha territoret, duke përfshirë edhe pjesën e Mbretit. Xhei dhe Maliku ndihmojnë Mbretin që të mposhtë Tailong dhe të rifitojë territoret e tij, por edhe për të shpëtuar nënën e tyre.
Një snajperist i forcave speciale me një shenjëtër të jashtëzakonshme, pasi vret vëllanë e një bosi të drogës dhe bashkohet me Luftëtarët Ujk, duhet të përballet me disa mercenarë të cilët i dërgon bosi i drogës për të marrë hakun e vëllait.
I vendosur në një geto të Parisit në 2010-ën, një polic i infiltruar dhe një ish kriminel përpiqen për t'u infiltruar në një bandë për të çaktivizuar një bombë me neutrone.
Damieni dhe Leito kthehen në Zonën 13 në mision për të vendosur paqen në lagjen e kontrolluar nga 5 bosa të bandave tv ndryshme, para se Shërbimi Sekret të ndërmarri masa drastike ndaj tyre.
Në të ardhmen, një grua e re vihet në shenjestrën e Mbretëreshës së Universit për tu vrarë dhe pikërisht këtu fillon fati i saj për t'i dhënë fund pushtetit të Mbretëreshës.
Pasi rrëmbehet nga kriminelët, Çapi bëhet djali i adoptuar në një familje të çuditshme dhe të çrregullt. Çapi ka dhunti dhe është një robot unik, "një ogur".
Inspektori i Interpolit Zenigata nis një kërkim mbarë botëror për hajdutin e shumë kërkuar Arsen Lupën III. Cilat janë motivet që e shtyjnë Lupën për të vjedhur? A do t’ia arrijë ai ti shmanget arrestimit nga Interpoli? Çfarë misteresh fshihen pas kësaj historie? Ju ftojmë ti zbuloni…
Një haker i dënuar arrin një marrëveshje me SHBA-të dhe bashkë me kolegët e tij, një amerikan dhe një kinez, gjurmojnë një haker të rrezikshëm nga Çikago në Los Anxheles, nga Hong Kongu në Xhakartë.