Tezeusi është një i vdekshëm i zgjedhur nga Zeusi për te udhëhequr luftën kundër mbretit të pamëshirshëm Hiperion, i cili po kërkon në të gjithë Greqinë për një arme me te cilën mund të shkatërroje njerëzimin.
Një vajzë adoleshente lufton për të mbrojtur pusin e fundit që punon, në një luginë të prekur nga thatësira. Ndërkohë që në zonë ndodhet dhe një baron i babëzitur për ujë, i cili vret këdo që i del para, në mënyrë që ta ketë të gjithë ujin e luginës për vete.
Para shume vitesh Mbretëresha e mrekullueshme Ravena vrau Mbretin natën e pare te tyre te martesës. Tani i nevojitet një zemër e “virgjër” qe te mund te mirëmbaje bukurinë e saj, por dhe fuqinë e saj. Mbretëresha dërgon atje njeriun e vetëm qe mund te mbijetoje ne Pyll: një Gjuetar te pikëlluar. Duke patur braktisur cdo shprese per jeten, Gjuetari pranon. Por… kur e gjen , heziton. Do e vrase vajzën e bukur? Apo do e stervisi qe te behet luftëtarja me e mire qe ka pare ndo njehere ajo Mbretëri?
Një burrë mëson një vajzë se si ajo të kthehet në një armë vdekjeprurëse. Kur ajo mbush 18 vjeç, pikas një grup adoleshentësh që vrasin femra dhe këtu nis sezoni i gjuetisë.
Suzan Kuper është një agjente e CIA-s e cila nuk ka dalë kurrë në terren. Mikun e saj më të mirë e vrasin dhe ajo merr vendimin që të hakmerret. Suzan infiltrohet në një rrjet kriminalistik që ka për qëllim shitjen e një bombe nukleare.
Ish-spiuni i Cia-s, Bob Ho merr detyrën më të vështirë që ka pasur deri tani: të kujdeset për tre fëmijët e të dashurës së tij. Dhe kur një nga fëmijët aksidentalisht shkarkon një top formulë të fshehtë, terroristët rusë do ti bëjnë një vizitë familjes.
Pas 10 vitesh në arrati nga akuza për tradhti, agjenti më i mirë i C.I.A-s, dorëzohet. Por kur shtëpia e sigurisë ku ai mbahej, sulmohet nga mercenarët, një agjent i ri do ta ndihmojë të arratiset. Tani dy aleatët e pazakontë, duhet të mbijetojnë si të mundin dhe të zbulojnë njeriun përgjegjës që i do me çdo kusht të vdekur...
Kung Fjuri, polici më i fortë i arteve marciale në Majemi, udhëton pas në kohë për të vrarë kriminelin më të keq të të gjitha kohërave - kung fyhrer Hitlerin.
Për shkak të alter egos së tij prej Superheroi, Tony Stark duhet të luftojë me çështjet vdekjeprurëse që përfshijnë qeverinë, miqtë e tij dhe armiqtë e rinj.
Një ekuipazh i një anije transporti ngecin në një planet plot me krijesa të etura për gjak që dalin të gostisin natën. Por ata mësojnë se një eklips një mujor është gati për të ndodhur dhe...
Jack Sparrow dhe Barbarosa ne nje kerkim per te gjetur burimin e rinise te perjetshme. Telashet fillojne kur zbulojne se Mjeker Ziu dhe Vajza e tij (ish e dashura Jack) gjithashtu po kerkojne “Fontanen e Rinise.
Xhimi një ish kampion i MMA pasi ka pësuar një aksident nuk mund të luftojë më. Ai detyrohet të kujdeset për disa fëmijë në një qendër komuniteti, së shpejti ai lë karrierën e tij sepse fëmijët i hyjnë në zemër.
Frank një turist i zakonshëm qe shkon ne Itali ne pushime për te shëruar një zemër e ti të thyer, pa pritmas takohet me Elisen një grua e jashtëzakonshme qe kalon me qellim ne rrugën e tij.
Një polic i shpallur hero në qytetin e tij e drejton skuadrën drejt një kurthi vdekjeprurës nga i cili ai është i vetmi që arrin të shpëtojë. I zhytur në dëshpërim dhe duke hequr fajin me anë të pijes, atij eventualisht i caktojnë një partner tjetër më të ri. Partneri i tij i ri me sa duket fsheh edhe ai sekretet e tij personale.
Tomi dhe Xherri po kalonin nje dite te bukur ne plazh derisa erdhen Xhoni Kuest, Hadxhiu dhe Banditi. Ata duhet te ndohmojne qe te ndalojne nje ushtri me mace te keqija qe duan te vjedhin shpikjen me te re te Dr.Kuestit.
Beku është një gjuetar shpërblimesh shumë i vlerësuar dhe punësohet për të gjetur Trevisin, një djalë të humbur prej muajsh në Brazil. Kjo punë që duket e thjeshtë e çon Bekun në një aventurë e pabesueshme në pyllin e Amazonës, ku atje takon baristen e bukur Marianën dhe Hatçerin e pamëshirshëm.
Kapiten Barbossa, Will Turner dhe Elizabeth Swann duhet të lundrojnë në tokën e të vdekurve duke ndjekur një hartë për të shpëtuar shpirtin e Jack Sparrow i cili është i dënuar të rrijë midis të gjallëve dhe të vdekurve, dhe bëjnë aleancën e tyre të fundit për një betejë vendimtare të fundit kundër një armiku të fuqishëm që kërcënon rëndë ekzistencën e piratëve…
Kur Semi rimerr vetëdijen e tij diku, ai nuk e di si arriti dhe pse ndodhet aty. Ai kërkon vazhdimisht të gjejë se çfarë i ndodhi dhe zbulon se jeta e tij është në rrezik.
Një grup luftëtarësh veteranë të luftës së Irakut kërkojnë të pastrojnë emrin e tyre në ushtrinë e amerikane, e cila dyshon që ato kanë kryer një krim kur në të vërtetë se kanë kryer.