Kur një grup terroristësh bëjnë komplot për të sulmuar Shtetet e Bashkuara, një njësi speciale ushtarake hetimore duhet të identifikojë, depërtojë dhe neutralizojë kërcënimin.
Një agjent idealist i FBI-s Neit Foster do bëjë të pa mundurën të mposhtë një grup terrorist të "Supermacise" së bardhe. Ai duhet të luaj rolin e një intimitetit tjetër...
Pasi FBI-ja merr një kërcënim që vë në rrezik të gjithë qytetin, marrësi në pyetje dhe një specialiste në kompjuterë, përfshihen në disa lojëra të një krimineli të zgjuar. Ndërsa garojnë me kohën që të gjejnë planin e vërtetë të armikut, ata luftojnë të mbrojnë mijëra jetë.
Një garë e pandalshme kundër krimeve të organizuara ndjekin skuadrën elitë SWAT ndërkohë që ata përpien të ndalojnë një terrorist nga vrasja e pengjeve të pafajshëm dhe shkatërrimi i qytetit të Los Angeles. Iu kanë mbetur vetëm 24 orë, dhe bazuar në instiktet dhe aftësitë e veçanta, ata duhet të ndalojnë sulmin dhe të sjellin drejtësi.
Vetëm pak kohë pas sulmit të parë, Rama infiltrohet me huliganët e Xhakartës dhe planifikon të shkatërrojë sindikatën dhe të zbulojë korrupsionin brenda forcës së tij policore.
Një i papunë detyrohet që përgjatë një dite të vetme, të shkojë në Londrën ogruzezë e të çuditshme, me kusht që të shpëtojë të dashurën që i kanë rrëmbyer.
Një çift e gjejnë veten të përfshirë në planin e një oligark rus, dhe shpejt gjenden midis Mafias ruse dhe Shërbimeve Sekrete Britanike, asnjërit prej të cilëve nuk mund të besojnë.
Kur modelja ambicioze Xhesi zhvendoset në Los Anxhelos, rinia dhe gjallëria e saj gllabërohen nga një grup femrash të fiksuara pas bukurisë, të cilat do bëjnë ç'të jetë nevoja për të marrë atë që ajo ka.
Ditët e nxehta të verës shndërrohen të errëta dhe ogurzeza për dyshen që bëjnë auto stop Xhekun dhe Veronikën, kur ngatërrohen në mënyrë të pashpjegueshme me një çift të martuar misterioz dhe një vrasës rrugësh lokal në Francën rurale.
Një djalosh me pesë baballarë i cili i është bashkangjitur botës së krimit. Një e kaluar e errët keq është gati për t'u zbuluar pasi ai detyrohet t'i bashkohet një bande me vrasës.
Xhoi, një vrasës ndërkombëtar arrin në Bangkok për një kontratë të fundit – katër vrasje dhe pastaj në pension. Ai paguan Kong, një fëmijë rrugësh, për ta ndihmuar. Në vrasjen e dytë, Xhoi ka filluar të shkelë katër rregullat e tij, duke humbur anonimitetin e tij, duke lënë pas gjurmë, dhe duke u përfshirë emocionalisht. Vetëm një rregull mbetet i paprekur: mos bëj pyetje. Do mundet Xhoi të dalë gjallë nga e gjithë kjo?
Një adoleshent nga një qytezë e vogël përpiqet të zbardhë vrasjet mbinjerëzore të qytetit të tij dhe në të njëjtën kohë të ndalojë veten nga mendimet vrasëse.
I zënë ngusht, artisti marcial, Ues, nuk mund t'i refuzonte miliona dollarët e ofruara me kusht që të ndeshej në Mejenmar. Kur ai mbërrin në vendin e ndeshjes, mëson se është mashtruar duke u bërë kështu objektivi i gjuetisë njerëzore. I mbetur vetëm me një shishe ujë dhe me një qeskë të mbushur me rubinë, Ues duhet të mposhtë më zgjuarsi grupin e armatosur rëndë që janë paguar për ta vrarë atë. Teksa Ues lufton për jetën e tij në xhungël, vetë gjuetarët shndërrohen në gjah.
Një ish-i dënuar ribashkohet me vajzën e tij kokëfortë 16-vjeçare e të munguar prej kohësh për ta mbrojtur atë nga trafikantët e drogës të cilët po mundohen ta vrasin...
Loren dhe Ed Uarren udhëtojnë për në Londrën veriore, për të ndihmuar një mama beqare në rritjen e katër fëmijëve në një shtëpi që torturohet nga shpirta keqdashës.
Këshillohet të mos shikohet nën moshën 16 vjeç
Michael Clayton është një ish-prokuror që prej vitesh punon në një zyrë të madhe ligjore. Detyra e tij është të "mbulojë" problemet e vërteta të klientëve më të pasur. Specialiteti i tij është, falsifikimi i fakteve. Edhe duke punuar për zyrën ligjore për 15 vjet, nuk u bë partner, por është i lidhur dyfish me këtë punë, për shkak të pasionit për kumarin dhe të borxheve që duhet të kthejë për një investim në sektorin e restoranteve që dështoi, jo për fajin e tij.
Një vajzë e re agorafobike(frika nga njerëzit dhe turmat), e traumatizuar nga ngjarjet e së kaluarës, e gjen veten të ngecur dhe të tmerruar në shtëpinë e saj të re.
Sprovë në Pënxhab: Një histori që tregon rreth abuzimit me drogën, në veri të shtetit të pasur të Indisë, Pënxhab. Në thelb tregohet se si të rinjtë i janë nënshtruar drogës në masë të madhe dhe se si kjo e çon vendin në rënie socialo-ekonomike.
Pasi disa të armatosur do të marrin peng fëmijët e pasur në një kamp, njëri nga fëmijët, i cili ka shpëtuar nga duart e rrëmbyesve do duhet që të shpëtojë miqtë e tij.
Bitëll është një e vetmuar që nuk pranon të jetojë me rregullat e shoqërisë. Kontakti i vetëm njerëzor është me psikiatrin e saj dhe striptisten që e punëson një herë në javë. Çdo gjë ndryshon kur ajo takon Athinën, një bjonde që do të vrasë veten, por me një sekret përbrenda.
Barni Roz dhe skuadra e tij , përfshihen në një konflikt me një trafikant armësh të pamëshirshëm , që quhet Konra Stonbenks, një nga ish-krijuesit e skuadrës së mercenarëve, i cili është i vendosur për të shkatërruar skuadrën.