Run (Vrapo) është një aksion/triller me ritëm të shpejt, i cili ka në qendër një djalosh 17 vjeçar të quajtur Daniel që merret me Parkun dhe është njëkohësisht hero dhe hajdut.
Një psikopat japonez ndez aksidentalisht 'anën e errët' vrasëse të një gazetari. Ata fillojnë të ndajnë krimet e tyre nëpërmjet internet, por pasojat e këtyre krimeve do të jenë fatale.
Ndryshimet globale të motit bëjnë një ekip shkencëtarësh, të modifikojnë gjenetikisht disa arinj polarë të Alaskës. Nga ky veprim, merren rezultate të rrezikshme dhe tmerruese, që vënë në rrezik jetën e banorëve.
Një kërcimtare këmbëngulëse fiton një rol kryesor në prodhimin e Tçaikovskit, "Liqeni i Mjellmave", por do të jetë aq perfekte saqë ngatërron realitetin me imagjinatën...
Një paleontologe e pafat, që po lufton për të rritur djalin e saj, drejtohet drejt një zbulimi të rëndësishëm, në një vend gërmimi, nga një ish i droguar, por lidhjet e tij me kartelet rrezikojnë ti varrosin të dy nën peshën e të shkuarës së tyre kriminale.
Një ushtar prezantohet në familjen Piterson, si një shok i djalit të tyre i cili vdiq në detyrë. Pasi është i pritur në shtëpinë e tyre si një mysafir, dalë-ngadalë fillon të zbulohet se ai është si një makineri vrasëse.
Një roje që sapo ka filluar punë në një kompani sigurie për transportim parash shtyhet nga kolegët e tij me eksperiencë për të grabitur kamionin me 42 milion dollarë...
Por lakmia për para e përçan grupin dhe ballafaqimi do të jetë vdekjeprurës...
Tetë kandidatë për një punë shumë të lakmueshmë në një korporatë, mbyllen së bashku në një dhomë provimi, dhe i jepet një test final me vetëm një pyetje. Duket e thjeshtë, e në të njëjtën kohë e ngatërrueshme, dhe shpejt, tensionet fillojnë të shfaqen.
Pasi shumica e ujit në botë është helmuar, një grup i vogël të mbijetuarish që jetojnë pranë një rezervati ujor futen në një lojë vdekjeprurëse si macja me miun dhe duhet të mbrojnë veten nga mysafirë që nuk janë ashtu si duken.
Kur Nikol njihet me Atë Antonin, fillojnë të ndodhin ngjarje të pashpjegueshme. Të dy fillojnë të besojnë se prifti e ka humbur luftën kundër demonit...
Një marins në zotërim të një informacioni sekret qeveritar, i shpallur në kërkim, ndiqet nga forcat speciale ruse, policia e Los Anxhelesit dhe nga një vrasës i rrezikshëm...
Pasi një punë nuk përfundoi ashtu siç dëshironin, katër shokë kthejnë nderin në mosbesim, duke u përpjekur t’i shpëtojnë të kaluarës së errët, ndërkohë që përpiqen të gjejnë spiunin midis tyre.
Një skenariste e cila udhëton për në një shtëpi të braktisur për të përfunduar një skenar në kohë, por një seri ngjarjesh të çuditshme e çojnë atë në një avari psikologjike.
Një polic i cili punon në fshehtësi si një vrasës me pagesë pranon të vrasë mamanë e urryer të një shitësi droge të
dëshpëruar në shkëmbim të një lidhjeje me motrën e djaloshit të ri.
Një ish kriminel zhytet në një tentativë kriminale dhe më pas e gjen veten duke jetuar një jetë të re të pashpjegueshme teksa punon në një institucion psikiatrik.
Një djalë i ri merr një telefonatë në celularin e tij nga një grua më e madhe. Çfarë është interesante? Gruaja pretendon se e kanë rrëmbyer; dhe rrëmbyesit do të marrin dhe djalin dhe burrin e saj.
15 vjeçari Alehandro Duran, vjen nga një familje fetare latine dhe aspiron për t'u bërë një prift katolik. Por kur Aleksi zbulon një kuti misterioze, padashur çliron një shpirt djallëzor të prirur për ta pushtuar. Ai duhet të gjejë një
mënyrë për të luftuar këtë djall të lashtë që ka torturuar fëmijë që prej lindjes së njerëzimit.