“Shoqëria e ujqërve ëhtë më e mirë se e njeriut.” Një herë e një kohë gruaja takoi burrin.
Gruaja kërcen me burrin. Burri puth gruan. Burri mbërthen gruan. Gruaja arratiset nga burri. Burri përndjek gruan… S’ka asgjë të re, apo ka?
E shpëtuar si fëmijë nga vrasësi legjendar Mudi, Ana është vrasësja me kontratë më e aftë në botë.
Sidoqoftë, kur Mudi vritet brutalisht, ajo zotohet të hakmerret për njeriun që i mësoi asaj gjithçka që di.
Aftësitë në boks të Fridrih e çojnë atë në një shkollë elitare naziste në një kështjellë në vitin 1942. Ai regjistrohet kundër dëshirës së babait të tij pasi shpreson për një të ardhme më të mirë. Por nuk është ajo që ai priste.
Një agjent special ka 8 vite i infltruar thellë në tregun e organizuar kriminal të Azisë, ku ai bëhet krahu i djathtë i një prej bosëve. Nik tani ka filluar të ndjejë besnikëri ndaj shoqërisë së re dhe parave.
Një natë, ndërsa punonte në Qendrën e Thirrjeve të Urgjencës të Policisë në Mumbai, oficeri i policisë Nikhil Sood merr një telefonatë nga një grua histerike që dëshiron të bëjë vetëvrasje. Edhe pse përpiqet ta shpëtojë, Nikhil nuk e ka idenë se kjo do ta çojë atë në rrezikimin e familjes së tij, pasi të vërtetat e errëta që ai ka fshehur kërcënojnë të shkatërrojnë parimet e tij dhe gjithçka që ai do.
Dima Nikitin është një hidraulik i zakonshëm i ndershëm që papritmas vendos të përballet me sistemin e korruptuar të politikës lokale, në mënyrë që të shpëtojë jetën e 800 banorëve të një konvikti të vjetër, i cili është gati të shembet.
Pasojat e vrasjes nga policia të një njeriu me ngjyrë, të treguara përmes syve të kalimtarit që filmoi aktin, një oficeri policie afro-amerikan dhe një fenomeni bejsbolli në shkollë të mesme, të frymëzuar për të mbajtur një qëndrim.
Një histori e cila kalon nga e shkuara në tashmen vazhdimisht, që tregon se si traumat e fëmijërisë ndikojnë në të ardhmen tonë. Ndonjëherë për të shpëtuar nga tmerret e realitetit fshihesh në një botë imagjinare.
Agjentit Ki Heon i caktohet si detyrë të transportojë në mënyrë të sigurt So Bokun, klonin e parë njerëzor, i cili mban sekretin e përjetësisë. Por, disa mundohen të kontrollojnë Seo Bokun, për përfitimet e tyre.
Kur asgjë nuk mund të bëhet për një pacient fatal të pagjumësisë familjare, në spital, një studente e mjekësisë transferon vëllanë e saj, në një strukturë sekrete
në bodrum për trajtim alternativ. A është pushtim demoni?
Vendosur në fund të viteve 1920, "Koha e Hijeve" ndjek lojën macja dhe miu që shpaloset në mes të një grupi luftëtarësh të rezistencës duke u përpjekur për të sjellë eksploziv nga Shangai për të shkatërruar objektet kryesore japoneze në Seul, dhe agjentët japonez duke u përpjekur për ti ndaluar ata. Një oficer i talentuar i policisë japoneze, i cili ishte më parë në lëvizjen për pavarësi ,është midis një dileme mes kërkesave të realitetit të tij dhe instiktit për të mbështetur një kauzë të madhe.