Nina, një ish agjente e fshehtë e Operacioneve Speciale të NATO-s, duhet të përdorë të gjitha aftësitë e saj vdekjeprurëse për të shpëtuar djalin e saj që është rrëmbyer nga gangsterë të pamëshirshëm. Gjetja e Maksit është një shans i dyfishtë për të. Një shans për një ndjenjë të re adrenaline dhe mundësinë e rikthimit në jetë për djalin e saj.
Meredith, njeriu artificial, caktohet si shoqëruese e të veut të pikëlluar Uilliam, ajo është krijuar të sillet si gruaja e tij e ndjerë. Por në luftën për t'i dhënë fund shfrytëzimit të IA, një organizatë përpiqet të sabotojë programimin e saj.
Me çmimin mbi kokën e tij gjithnjë në rritje, vrasësi legjendar Xhon Uik vazhdon luftën e tij kundër Tavolinës së Lartë globale
teksa ndjek vrasësit më të fuqishëm në botën e krimit, nga Nju Jorku në Paris, në Japoni, në Berlin.
Irene ishte vetëm tetë vjeç kur u ndodh dëshmitare e vdekjes së të atit. E përhumbur nga ndjenja e fajit që nuk mund të kujtojë fytyrën e vrasësit, ajo bëhet një adoleshente rebele e introverte me obsesionin e vetëm për të vënë drejtësi. Irene lë shkollën dhe fillon një punë në një fabrikë.
Që në momentin e parë që e sheh, Mikele ndjen menjëherë një instinkt të fortë mbrojtës ndaj saj, i cili shumë shpejt kthehet në dashuri. Irene, plotësisht e pavetëdijshme, fillon të hapet dhe të besojë tek ky njeri që e ndjek. Pastaj ndodh diçka e çuditshme.
Kloe falsifikon vdekjen e saj për të vjedhur prova nga një morg. Mjeku ligjor përdor morgun si një vend për të shitur organet. Mjeku kërkon të vrasë Kloen sepse ka parë se çfarë ndodh në të vërtetë në morg.
Një ekip agjentësh specialë zbulojnë një program të ri kompjuterik që përdoret për të futur në kurth dhe për të kapur grabitqarët në internet. Pasi u bashkuan me zhvilluesin e programit, ata shpejtë zbulojnë se Inteligjenca Artificiale po përparon me shpejtësi përtej qëllimit të saj origjinal.
Riley është duke luftuar për të bërë miq pasi transferohet në një shkollë të re të mesme ku babai i saj, Chris, është mësues anglishte. Kur ajo takohet me Kylën, ato shpejt bëhen miq të ngushtë. Megjithatë, miqësia merr një kthesë të çuditshme kur Riley mëson se Kyla është e fiksuar pas babait të saj.
Një djalë australian që mendonte se e dashura e tij kishte vdekur, zbulon që ajo është gjallë dhe mbahet e izoluar nga mamaja e saj, e cila është bosja e një karteli meksikan dhe armikja e përbetuar e djaloshit australian që gjithmonë i shpëton vdekjes sa herë që përndiqet prej saj.
Në vitin 2063, bota është e shkatërruar për shkak të katastrofave natyrore dhe vetëm dy kontinente kanë mbijetuar. Në mes të oqeanit, katër ushtarë bëjnë roje në një kullë, duke mbrojtur atdheun e tyre nga pushtimi i një armiku që nuk e kishin parë kurrë. Por, a do mbijetojnë dot atje, në mes të hiçit dhe pa asnjë kontakt?
I vendosur në të ardhmen e afërt, një humanoid kërkon një haker global për të hequr të gjitha kufizimet në mendimet dhe aftësitë e tij, duke shkaktuar një kryengritje A.I dhe një gjueti qeveritare për të eliminuar rritjen e ndërgjegjes.
Dy vëllezër, të nënshtruar ndaj fatit të tyre, mashtrojnë për një zhdukje në botën e egër të Alaskës në mënyrë që të kenë një histori të mrekullueshme shpëtimi për ta shitur, por mashtrimi rezulton të jetë më real se sa ata e planifikuan.
Një grup mercenarësh marrin në kontroll një kompleks hoteli të largët e të izoluar gjatë një dasme dhe i takon dëshmitarit të dhëndrit, vetë dhëndrit dhe shokëve të tyre të dehur që të ndalojnë terroristët dhe të shpëtojnë pengjet.
Një adoleshente nis të bashkëbisedojë me reflektimin e saj. Në fillim, reflektimi e ndihmon të përballet me vështirësitë që ka, por shpejt, dëshirat e saj më të errëta marrin jetë.
Pas divorcit, Koni dhe vajza e saj zhvendosen në Hauai për një jetë të re. Teksa punon në një hotel por ka edhe një punë të dytë si eskortë e nivelit të lartë, që e bën me emrin Veronika.
Koni është në gjendje t'i mbajë dy botët e saj të ndara derisa vajza e saj zhduket.
Ndërsa qëndronte e fshehur nga kriminelë të rrezikshëm, një vrasëse del nga streha për të mbrojtur vajzën e të cilën e kishte braktisur më herët në jetë.
Në kohën kur ushtria amerikane ndodhej në Afganistan, një përkthyes vendas i shpëton jetën një rreshteri amerikan, duke kaluar peripeci të shumta dhe më vonë duke u fshehur prej hakmarrejes së talebanëve. Megjithatë, vuajtjet e tij morën fund dhe ai mori atë që i takonte për heroizmin e bërë.
Tri javë pas zhdukjes së katër shokëve të një shkolle, e vetmja e mbijetuar tregon gjithë historinë e tragjedisë. Veçse, historia e saj ka shumë versione, të cilat janë shumë ndryshe dhe ku akuzohen edhe persona të tjerë. Por, si është e vërteta? Kush është fajtor për zhdukjen e mistershme të studentëve dhe për tmerret që kaluan ata?
Një vargan i shpejtë që po transporton një ton me kanabis nga Malaga, në jug të Spanjës, ndërpritet pas një shkëmbim zjarri që rezulton në rrëmbimin e një turisteje.