Historia frymëzuese e kampionit botëror të boksit, Vini Pacienca, i cili pas një aksidenti rrugor për pak fatal që mund ta linte të paralizuar, arriti të bënte një nga rikthimet më të pabesueshme në historinë e sportit.
Gasi është zbuluesi i talentëve të rinj për skuadrën e bejzbollit të Atlanta Brave, por në moshën që është, vitet kanë bërë punën e tyre. Ajo që ai do të zbulojë është nëse ka akoma vlera si zbulues por edhe si baba. Kështu që merr edhe vajzën e tij në udhëtimin e fundit për të parë nga afër talentin e ri Bo Xhendri.
Pas kulmit të "Green Street Hooligans", disa pjesëtarë të Uest Ham dhe Milluollit përfundojnë në burg. GSE shpejt zbulon mizorinë e jetës brenda sepse janë objektiv i vazhdueshëm i grupit më të shumtë në numër dhe më të mirë financuar të Milluollit.
Një film i bazuar në historinë e lojtarit të famshëm të kriketit indian, Mahendra Sing Doni që tregon hapat e tij të parë në kriket deri në fitimin e Kupës së Botës me ekipin kombëtar të Indisë.
Takumit i duhet të përballet me disa kundërshtarë garues të rrugës për më të shpejtin mes tyre. Ndërkohë që miqtë e tij vrasin mendjen se si të tërhiqen nga sfida, Takumi nuk ka makinën e tij, 86-ën...
Historia e vërtetë e Rubin 'Uragani' Carter, një boksier i burgosur padrejtësisht për një vrasje që nuk e ka kryer, dhe ndihma e jashtëzakonshme e njerëzve që e mbështetën për të vërtetuar pafajsinë e tij.
Filmi është një biografi për Budia Singun, vrapuesin më të vogël të maratonës në botë, historia e të cilit ngjalli debat dhe inspirim në të gjithë botën.
Në vitet 70-të beteja e dy vëllezërve dallgë vrasës, një shoqëri konservatore dhe motorristët e pamëshirshëm bëjnë që të fillojë industria e sërfit modern.
Nje adoleshtent i edukuar i bashkohet skuadres se mundjes se shkolles se tij ne menyre qe te bashkohet me anetaret e familjes te cilet jane ndare pas vdekjes se babait te tij para dhjete vitesh.
Xhulia është një pilote e garave GT. Kur babai i saj ndërron jetë, çdo gjë në jetën e saj merr një drejtim tjetë. E vetmja shpresë për të është vëllai i saj i madh, një i droguar, ish-pilot e kampion i reilit.
Qasje si asnjëherë më parë në arkivin personal me ditare audio të Muhamed Alisë si dhe intervista dhe dëshmi nga rrethi familjar dhe shoqëror përdoren për të treguar historinë e jetës së legjendës
Kejs Uolker do të udhëtoje ne Tajlandë për të ndihmuar shokun e tij të përgatitet për një ndeshje mjaft të rëndësishme. Gjate kësaj kohe Kejs do të përballet me sfida morale dhe fizike. Mënyra si i përballon ato, do të nxjerre ne pah qe ai është një kampion i padiskutueshëm.
Historia e një ish-boksieri që heq dorë nga boksi për shkak të grindjeve me autoritetet mbi politikën themelore, por bëhet trajneri i një tregtareje peshqish për të arritur ëndrrën e tij përmes saj.
Pasi i vdes e ëma, Entoni, një djalosh i ri që ëndërron të bëhet boksier, do të ndihmohet nga një mafioz. Do të jetë mjaft e vështirë që ai të arrijë majat dhe shpesh herë do të vihet në pikëpyetje nëse do t’ia dalë. Por vendosmëria dhe guximi do e ndihmojnë atë të arrijë suksesin që gjithmonë ka ëndërruar.
Dëshira e Xhesi Ouensit për tu bërë atleti më i mirë në historinë e atletikës, e fut atë në lojërat Olimpike 1936, ku ai ndeshet me pikëpamjet raciste të nazistëve.
"Lion Gaulltier është një dezertor në Legjionin e Huaj, që mbërrinë shumë vështirë në SHBA. Ai e gjenë vëllain e tij mes jetës a vdekjes dhe kunatën e tij pa paratë e novojshme për ta shëruar burrin e saj dhe mbajtur vajzën e saj. Për t'i fituar paratë e nevojshme, Gaulltieri vendos që të marrë pjesë në disa përleshje klandestine shumë të rrezikshme."
"Pika e Thyerjes". Një agjent i ri i FBI-së infiltrohet në një grup të jashtëzakonshëm sportistësh të sporteve ekstreme të dyshuar për organizimin e një vargu të paparë vjedhjesh të sofistikuara.
Në Pitsburg, dr.Benebt Omalu, një patolog i kualifikuar, zbulon të vëertetën për dëmtimin e trurit tek lojtarët e futbollit, të cilët pësojnë goditje të herë pas hershme gjatë një ndeshjeje të zakonshme.