Një dramë e bazuar në historinë e vërtetë të Melvin B. Tolson, një profesor i kolegjit Uajli të Teksasit. Në vitin 1935, ai inspiroi studentët të formonin ekipin e parë të debatit në shkollë, i cili arriti të sfidonte Harvardin në një kampionat kombëtar.
Zhan Valzhani, i njohur si i Burgosuri 24601, lirohet nga burgu dhe e thyen lirimin me kusht për të krijuar një jetë të re për veten e tij ndërkohë që i shmanget kapjes nga Inspektori këmbëngulës Haver. I vendosur në Francën post-revolucionare, historia arrin fundin kundër sfondit të Kryengritjes së Qershorit.
Në ishujt Kanari ndodh një vetëvrasje masive që përfshin anëtarët e një kulti. Motra e vogël e Gabrielit, Kordelia, të cilën ai ka vite pa e parë, ishte një nga ndjekëset e atij kulti. Gabrieli vendos të shkojë atje për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.
Një djalosh i varfër dhe Apasionant bie në dashuri me një vajzë të re dhe të pasur dhe i fal asaj ndjenjën e lirisë. Shumë shpejt ata ndahen për shkak të pabarazive sociale.
Në vitin 1930, një e ri nga Bronksi lëviz për në Hollivud dhe aty bie në dashuri me sekretaren e xhaxhait të tij të fuqishëm, një agjent të yjeve. Pas kthimit në Nju Jork, ai përfshihet në një botën e gjallë të jetës së klubeve të natës me shoqëri të lartë.
KUJDES : FILMI PERMBAN NUDITET DHE SKENA TE FORTA EROTIKE! KESHILLOHET PER SHIKUES MBI 18 VJEC! Një dhomë hoteli në qendër të Romës shërben si vend për dy vajza të reja që të kenë një aventurë fizike, që prek shpirtrat e tyre gjithashtu...
Captain Fantastic: Në pyjet në veri-perëndim të Oqeanit Paqësor, një baba i përkushtuar për rritjen e gjashtë fëmijëve të tij me një edukim rigoroz fizik dhe intelektual, detyrohet të lërë parajsën e tij dhe të hyjë në botë, duke sfiduar idenë e tij se çfarë do të thotë të jesh prind.
KUJDES : FILMI PERMBAN NUDITET DHE SKENA TE FORTA EROTIKE! KESHILLOHET PER SHIKUES MBI 18 VJEC! Ana është një vajzë moderne, e pavarur dhe beqare, e përqëndruar në punën e saj dhe gjatë gjithë kohës duke bërë qejf. Por gjithçka ndryshon kur ish- i dashuri i saj rikthehet pas shumë vitesh i harruar.
Një vajzë e bukur që i ka të gjitha, joshëse, lozonjare, me fjalët e saj : "shumë e gëzuar për të rënë në dashuri". Një aksident i papritur me makinë dhe zemra i ndalon për disa minuta. Kur ngrihet, të gjithë sigurohen që gjithçka është në rregull. Por ajo e di që nuk është. Sepse ajo s'e mban dot mend muajin e saj të fundit, një shtator i jetës së saj mungonte. Duke ndjekur një shteg me pista të mbuluara me ngut, ajo e gjen veten në një ishull të largët të Egjeut. Një i vetmuar i çuditshëm dhe i pistë i afrohet dhe i thotë: "Nuk më mban mend? Unë jam njeriu me të cilin je dashuruar". Çdo pjesë e zgjuar e saj i thoshte të largohej nga aty, por ajo ndjek kujtimet deri në fundin tragjik të një lidhjeje të mrekullueshme.
Jeta e Piter Parkerit ndryshon në momentin kur e ardhmja e tij bëhet pjesë e jetëve të të gjithëve. Një luftë mes heroit dhe njeriut të thjeshtë, thirrjes së detyrës dhe dashurisë, vetes dhe njerëzve. Njeriu Merimangë di përgjigjet në çdo situatë.
Delibal "Mjalt helmues" një romance mes dy të dashuruarve a do të lulëzoj e ardhmja në baze të dashurisë apo karrierës, si do gjejnë veten që të vendosin se si duhet të jetojnë? Ndiqni filmin për më shumë dhe përjetoni emocionet që përcillen përmes tij.
Toni pranohet në një qendër rehabilitimi pas një aksidenti të rëndë me ski. E varur nga stafi dhe ilaçet mjekësore, ajo kujton historinë e trazuar të dashurisë që ka kaluar me Xhorxhon.
Zonja Suzan Vernon jeton përkohësisht në shtëpinë e motrës të saj, dhe ndërsa është atje, është e vendosur të gjejë një bashkëshort për vajzën e saj, Frederikën dhe për veten e saj, sigurisht.
Fatet e Henrit - një reporteri amerikan e cinik, i cili ka humbur shpirtin e tij dhe Terezës, një nga censoret Republikane, me detyrë për të mbikëqyrur lajmet që gazetarët mund të dërgojnë jashtë shtetit, kryqëzohen në Gerrnikë.
Një vajzë takohet me një djalë në Hong Kong dhe të dy bëjnë një shëtitje e cila do t'u shtrojë këtë pyetje: Çfarë ndodh kur takohesh me personin e duhur në kohë të gabuar?
Kapiten Jahan Bakshi do të njihet me Suhanin dhe së bashku do fillojnë një romancë dhe duan që të martohen, por pengesat e mëdha do të mundohen që të ndalojnë vullnetin e tyre.