I konsideruar si “Delja e zezë” biri i një familje të pasur takon një paciente të re psikike e cila është rritur në mënyrë të izoluar gjatë gjithë jetës së saj. Ai e merr vajzën e re dhe naive në martesën e vëllait të tij.
KUJDES: FILM ME PËRMBAJTJE TË RËNDE EROTIKE DHE NUDITET! NDALOHET PËR SHIKUES TË MOSHES NËN 18 VJEÇ! "Dietë Seksi" : Të njohur rastësisht, Agata dhe Mark kanë probleme me jetën e tyre seksuale, pasi ajo nuk ndjen kënaqësi gjatë aktit. Agata nuk e kupton çfarë nuk shkon, por Mark do të arrijë të zgjojë shqisat e saj me ndihmën e një seksologe...
Kjo komedi romantike ballafaqon historinë e Xheit dhe Mirës që përjetojnë nje lidhje "praktike" në distancë për të vazhduar me karrierat e tyre, me historinë tradicionale dhe të vështirë të Virit dhe dashurisë së tij për Harlinën. Dashuria duket se i ndryshon format e saj kohë pas kohe. Nuk është kështu?
KESHILLOHET PËR SHIKUES TË MOSHËS MBI 18 VJEÇ! PËRMBAN SKENA EROTIKE DHE NUDITET!
Bazuar në një histori të vërtetë, dashuria e pamundur mes drejtorit të një burgu dhe një prej të burgosurave të tij.
Në fund të viteve 1980, kur Uoll Striti është në kulmin e tij dhe duket sikur i gjithë vendi po fiton para me thes. I neveritur nga materializmi që e rrethon, Met Frenklin, një djalosh tepër i zgjuar i diplomuar në universitetin MIT, ka zënë punë si shitës në një videotekë pavarësisht kundërshtimeve të të atit. Dhe kriza në jetën e Metit vazhdon të rritet. Shoku i tij i ngushtë sapo është pushuar nga puna, motra e tij e zgjuar Uendi nënshtrohet nga i dashuri i saj Kajl dhe bukuroshja Tori Frederking, objekti i adhurimit të Metit për një kohë shumë të gjatë, kthehet papritmas në skenë. Tani, në një mbrëmje të tërbuar dhe të papërgjegjshme, gjithçka do të vihet në vend të vet, me rezultate shpërthyese!
KUJDES: FILMI KESHILLOHET PËR SHIKUES MBI 18 VJEÇ!
PËRMBAN NUDITET DHE SKENA EROTIKE TË FORTA!
Njerëz që ndërtojnë një mur rreth vetes. Një skulptor, një kritik arti dhe një studente kërcimi. Një melodramë rreth dashurisë dhe sekreteve të tre njerëzve...
Historia e DHËNËSIT përqendrohet te Xhonas, një djalosh që jeton në një botë ideale e pa ngjyra. Kur ai fillon të kalojë kohë me Dhënësin, i cili është ruajtësi i vetëm i kujtimeve të komunitetit, Xhonasi nis të zbulojë të vërteta të errëta të së kaluarës. Me fuqinë e tij të njohurisë, ai kupton se rreziqet janë më të larta nga çfarë mendohej – një çështje jetë a vdekje për të dhe për të dashurit e tij. Xhonasi e di se duhet të largohet nga kjo botë për t’i mbrojtur të gjithë, një sfidë që më parë nuk e kishte kaluar askush me sukses.
Pasi ndihet nën presion të ketë më shumë përvojë seksuale para se të shkojë në kolegj, Brendi Klark bën një listë gjërash që do t'i përmbushë para se të shkojë në vjeshtë në kampus.
Një ish sekretare, sapo është caktuar si shkrimtare në një film propagandistik, iu bashkohet aktorëve dhe ekipit
të një prodhimi madhor ndërsa Sulmet shpërthejnë rreth tyre.
Një çift dhe një Ari: Në një qytezë të vogël pranë Polit të Veriut ku rrugët nuk të çojnë askund, historia tregon për Romanin (DeHaan) dhe Lusin (Maslany), dy shpirtra të humbur që bashkohen për të hedhur një hap në jetë dhe për të gjetur paqen e brendshme.
Ky film është frymëzuar nga ngjarjet e vërteta, në vitin 1939 ndodhi vala e fundit e emigracionit nga
Afrika e Veriut, për t'i ikur varfërisë, punëtoret nga Algjeria dhe Maroku u tërhoqën ne Paris
për të punuar neper fabrika dhe neper kanotierë ndërtimor, lufta dhe pushtimi Gjerman i
dhanë fund këti emigrimi, shumica u kthyen ne shtepi dhe shume pak veta mbeten pas të papune
dhe të pa shprese, ne Parisin e pushtuar...
Tajleri është çmendurisht i dashuruar me të dashurën e tij Alin, por pas një zënke me të, ai bie në krahët e Holit e cila e bën të përjetojë një natë që s'do e harrojë kurrë. Mëngjesin tjetër ai mëson jo vetëm që Ali kërkon të rikthehet me të, por Holi është nxënësja e re në shkollën e tyre dhe është fiksuar keq pas tij.
Arlen dënohet në një burg në mes të shkretëtirës ku të burgosurit quhen Tufa e Keqe dhe janë të ndarë në dy kampe: Kampi i Rehatisë dhe ai i Urës, ku të gjithë janë kanibalë.
Dy të dashuruar, një nga Pakistani dhe tjetri nga India, përballen me ndërhyrjen e burrit që i ka gjetur familja vajzës dhe bandës që drejtohet nga vëllai i djalit.