Ndërsa Fibi mundohet të gjejë tradita të reja për ta bërë sa më bukur Krishtlindjen, ajo kupton se nuk janë traditat që formojnë shpirtin e Krishtlindjes, por njerëzit me të cilët i ndajmë këto tradita.
Jeta e Gabrielit është një histori magjepsëse dhe jashtëzakonisht pasionante e arratisjes së tij nga 'ferri' personal, ndërsa ai përpiqet të fitojë të pamundurën, faljen dhe dashurinë.
Kur një gazetare hyn e infiltruar si mësuese për të marrë informacione të brendshme rreth një princi donzhuan, ajo ngatërrohet në disa intriga mbretërore dhe përfundon duke gjetur dashurinë- por a do të jetë në gjendje ta mbajë gënjeshtrën e saj?
Annie dhe Tom Clark organizojnë një festë pushimi çdo vit, "Clarkmas". Me kalimin e viteve, është bërë ngjarja e preferuar e festave për grupin e tyre të miqve. Kur Natalie dhe Logan beqarë kronikë vazhdojnë të hasin njëri-tjetrin në festë vit pas viti, ata fillojnë të pyesin veten nëse ndoshta duhet të jenë bashkë.
Fati i Xhulit merr 1 kthesë të rrezikshme kur Kyle Allison e përzë atë nga shtëpia dhe e zëvendëson me 1 femër më të re. Por Xhulit i paraqiten 2 mundësi shpëtimi. Një vrasës me pagesë dhe një zbutës kuajsh rebel me 1 të kaluar të errët. Cili nga këta burra do ta shpëtojë atë?
E mërzitur me martesën e saj me një mjek fshati dhe e mbytur nga jeta në një qytet të vogël, Ema Bovari, ndjek ëndrrat e saj pasionante pavarësisht se sa mund ti kushtojnë ato.
Një vajzë nga Los Angelos, e pafat në dashuri, bie në dashuri me një djalë të Bregut Lindor në një aplikacion takimesh dhe vendos ta befasojë atë për pushime, vetëm për të zbuluar se ajo është mashtruar. Kjo komedi romantike tregon përpjekjen e saj për të rënë në dashuri.
Një trekëndësh i ngatërruar dashurie i ndërtuar nga njerëz të detyruar të fshehin veten e tyre. Një histori lufte, dashuri, miqësie dhe arti në Moskë gjatë luftës së ftohtë.
Një adoleshente introverte, e ndërgjegjshme për mjedisin, e quajtur AJ,
tërhiqet zvarrë në një park pushimesh bregdetare nga familja e saj 'normale' e dhimbshme,
ku ajo befasohet papritur nga një roje shpëtimi, me emrin Isla.
U RREGULLUA FILMI! Në 1994, gjatë krizës financiare të Koresë, dy persona takohen duke shkëmbyer historitë e tyre ne një program radioje.
Ata ranë në dashuri, por nuk duket se kjo dashuri ka gjetur kohën e duhur.
Një djalosh i ri francez, romantik i pashpresë beson se ka gjetur dashurinë e jetës tek një vajzë e quajtur Rose. Por, e ka të vështirë që ta bëjë atë ta shikojë më shumë se thjesht një shok.
Pronarja e galerisë së pikturave në Nju Jork, Bruk dhe bashkëshorti i saj Ouen, përballen secili me tundime të jashtëzakonshme, me rezultate shumë të papritura.
Isabel është një studente gazetarie që po bën praktikën në 1 gazetë në qytetin bregdetar të Galicias. Gjatë kësaj kohe, në sektorin e nekrologjisë, ajo has disa letra anonime kushtuar Lusias. Këto letra tregojnë një histori dashurie, miqësie dhe tradhtie në vitin 1958.
2 çifte e nisin jetën e tyre në dekada të ndryshme dhe në vende të ndryshme, por një ndodhi e papritur do t'i bashkojë në një mënyrë që askush s'do ta kishte parashikuar.
Sapo Tesa merr vendimin më të madh të jetës së saj, gjithçka ndryshon. Zbulimet për familjen e saj, dhe më pas të Hardinit, vënë në dyshim gjithçka që dinin më parë, duke e bërë më të vështirë të ardhmen e tyre së bashku.
Kur Superinteligjenca e fuqishme (Xhejms Kordën) zgjedh të studiojë personin më mesatar në Tokë "Kerëll Pitërs", fati i botës ndodhet në ekuilibër. Ndërkohë që Inteligjenca Artificiale vendos të skllavërojë, shpëtojë apo shkatërrojë njerëzimin, ngelet në dorën e Kerëllit që të vërtetojë se njerëzimi ia vlen të shpëtohet.
Një tragjedi dhe dëshira për të realizuar ëndrrat e tyre bashkon dy të rinj, të cilët përpiqen të tejkalojnë vështirësitë e jetës dhe të gjejnë rrugën e tyre në botë.
Asistentja e modës, Maka sapo ka marrë jetën në duar pas një ndarje shkatërruese, kur Leo, burri që i theu zemrën kthehet. Duke kërkuar mbështetje nga mikeshat më të mira, Adriana dhe Himeja, të tria do të mësojnë se dashuria mund të jetë e komplikuar.