PERKTHIMI U RREGULLUA! Superylli i popit Kat Valdez (Xhenifer Lopez) është gati të martohet para fansave të saj besnikë, por disa sekonda para ceremonisë, mëson se i fejuari (Maluma) e ka tradhtuar. Në një moment çmendurie, Kati zgjedh dikë në turmë dhe martohet menjëherë me të. Shumë shpejt, atyre do t’u duhet të vendosin nëse dy njerëz nga botë kaq të ndryshme mund ta gjejnë dashurinë e vërtetë te njëri-tjetri.
Dy miq të fillojnë një kërkim për një mik të humbur. Në këtë udhëtim, ata ndeshen me një bast të gjatë të harruar, një martesë që ata duhet të prishin, dhe një funeral që del jashtë kontrollit.
Fiksimi i një kohë të gjatë i Rakelës me fqinjin e saj, kthehet në diçka më shumë kur ai fillon të zhvillojë ndjenja për të, pavarësisht kundërshtimeve të familjes së tij.
Ndërkohe qe po fillon viti i ri shkollor, zemra e Loles thyhet nga i dashuri i saj, dhe me vone ajo surprizohët nga shoku më i ngushte i saj, muzikanti premtues Kyle, i cili shpreh ndjenjat e tij për të.
Tepër i vetëdijshëm që nuk mund ta joshë vetë Roksanën, fjalëpunuesi Cyrano de Bergerac ndihmon të riun Christian të fitojë zemrën e saj përmes letrave të dashurisë.
Një romancë-komedi që sfidon konceptin e shpirtrave binjakë, tregimet paralele portretizojnë katër miq beqarë teksa çiftohen në kombinime të ndryshme çiftesh.
Kronikat e katër viteve në jetën e Xhulit, një gruaje të re që lundron në ujërat e trazuara të jetës së saj të dashurisë dhe lufton për të gjetur rrugën e saj të karrierës, duke e bërë atë të shikojë realisht se kush është në të vërtetë.
Një miliarder i ndjerë i lë nipit të tij të rritur të llastuar një sërë detyrash të çuditshme për të kryer në mënyrë që të marrë "dhuratën më të madhe" dhe ky i fundit nuk e ka as idenë më të vogël se çfarë mund të jetë kjo dhuratë.
E vendosur për të arritur suksesin profesional pa kompromentuar etikën e saj, Lusi fillon një lojë të pamëshirshme kundër armikut të saj të akullt Xhoshua; një rivalitet që është i ndërlikuar nga tërheqja e saj në rritje për të.
Sidnej dhe Derëll u takuan gjatë xhirimeve te filmit të tij. Dy vite pas përfundimit të filmit, ata takohen përsëri. Diçka do të ndodhë mes tyre, por gjërat tani janë ndryshe.
Vazhdim i "Një Krishtlindje në Kaliforni". Ndjek Kelli dhe Xhosef një vit pasi ata ranë në dashuri, tani drejtojnë një fermë qumështi dhe punishte vere, por romanca e tyre kërcënohet kur detyrimet e biznesit dhe familjare e thërrasin Xhosefin në qytet.
Një biznesmene e suksesshme çon të dashurin e saj në shtëpi në Ditën e Falënderimeve dhe zbulon se familja e saj po planifikon ta ribashkojë me dashurinë e saj të humbur.
Një shkrimtar fjalimesh bën marrëveshje me ish të dashurën e tij për të pretenduar se janë çift për të kaluar Krishtlindjet me familjen e tij. Nuk kalon shumë kohë dhe gënjeshtra dhe ndjenjat e tyre zbulohen.
Marta, një neurokirurge dyzetvjeçare, bie në dashuri. Ajo lë karrierën e saj të shkëlqyer në Amerikë dhe kthehet në Budapest për të filluar një jetë të re me këtë person. Por dashuria e jetës së saj pretendon se ata nuk janë takuar kurrë më parë.
Një letër dashurie për gazetarët e vendosur në një postë të një gazete amerikane në një qytet imagjinar francez të shekullit të njëzetë që sjell në jetë një koleksion tregimesh të botuara në "The French Dispatch Magazine".
Dy gra të trazuara për shkak të problemeve me meshkujve shkëmbejnë shtëpitë për të kaluar dy javë pushime. Por, jetët e të dyjave ndryshojnë plotësisht nga surprizat që i presin, njërën në Londër dhe tjetrën në Los Anxhelos...
Është koha e Krishtlindjeve në Aldovia dhe një foshnje mbretërore është gati të lindë. Amber dhe Riçard presin anëtarët mbretërorë nga një mbretëri e largët për të rinovuar një armëpushim të shenjtë, por kur traktati zhduket, paqja rrezikohet dhe një mallkim i lashtë kërcënon familjen e tyre.
Në rrugën e saj për në një punë të re si mësuese, Loren-i ndalon në Grendon Folls,ku takohet dhe miqësohet me një punëtor beqarTravis-in, fëmijën e tij që po strehon dhe shumë vendas të tjerë në javët deri në Krishtlindje.