Pas një misioni të dështuar për shkak të sabotazhit brenda radhëve të tyre, një treshe kryengritësish kundër aparteidit në Afrikën e Jugut, përfundojnë në një situatë të tensionuar pengmarrjeje bankare.
Në fund të Luftës së Dytë Botërore, një infermiere e re përkujdeset për një viktimë të djegur keq nga një aksident me areoplan .E kaluara e tij tregohet duke u kthyer mbrapa në kohë, duke zbuluar kshu një përfshirje në një lidhje dashurie fatale.
Laura dhe Massimo janë kthyer dhe më të fortë se kurrë. Por lidhjet familjare të Massimos dhe një burrë misterioz që kërkon zemrën e Laurës e ndërlikojnë jetën e të dashuruarve.
Klara dhe Diego, nën drejtimin e një psikiatri të një qendre rehabilitimi ditore për njerëzit me probleme mendore, vendosin ta shndërrojnë qendrën e trajtimit në një restorant, ku përfshihen të gjithë shoqëruesit e tjerë të tyre.
Një ngjarje nga e kaluara ndan fatin e tre miqve. Papritur, në jetën e Davidit ajo shfaqet përsëri. Dzika, dikur dashuria e jetës së tij, tani një police me përvojë, i bën një ofertë që nuk mund të refuzohet. I vendosur pas murit, Davidi më në fund dorëzohet. Së shpejti do të zbulojë se bota nga e cila u përpoq të çlirohej e tërheq me forcë të dyfishtë.
Forcat e errëta nga thellësia ngrihen në sipërfaqe,
duke terrorizuar të gjithë në bord nga Titaniku III
dhe kërcënojnë të përsërisin një nga fatkeqësitë më të mëdha të historisë."
Pasi nis një lojë horror mbijetese të humbur të viteve '80, një koduese e re lëshon një mallkim të fshehur që copëton realitetin, duke e detyruar atë të marrë vendime të tmerrshme dhe të përballet me pasoja vdekjeprurëse.
Historia e Krijimit tregon historinë e paharrueshme të kreut famëkeq të etiketës Creation Records, Alan McGee. Si një i ri nga Glasgow arriti të ndryshojë në mënyrë të pakthyeshme fytyrën e kulturës britanike në muzikë, politikë dhe jo vetëm.
Dy hajdutë arti kanë vjedhur “Katrorin e Zi”, veprën e famshme të piktorit rus Kasimir Malevich. Ata planifikojnë të takojnë klientët e tyre në një anije turistike për të dorëzuar artin e grabitur. Megjithatë, gjërat nuk po shkojnë sipas planit.
Një grup shokësh kalojnë fundjavën tek shtëpia e shoqes në liqen. I bashkuar dhe sherifi lokal, grupi hasen me të burgosurin e larguar dhe me një ndjekës të frikshëm e vrasës me emrin Damon.
Bull kthehet në mënyrë misterioze në shtëpi pas një mungese 10 vjeçare për t'u hakmarrë ndaj atyre që dyfish e kishin kryqëzuar atë gjithë ato vite më parë.
Viktoria, një vajzë 8 vjeçare, e cila sapo i kishte vdekur mamaja, shkon të jetojë me babin e saj në një fshat në mal. Ajo gjen lehtësim kur gjen një këlysh me origjinë të panjohur.
Në një tren jashtë kontrollit që mban pengje dhe agjentin e bio-armëve të teknologjisë së lartë, Kristofin, bëhet një ushtri e vetme për të nxjerrë nga shinat terroristët dhe për të shpëtuar jetën e të gjithëve në bord!
Katerina e ve, është e zënë duke u përpjekur të mbrojë veten dhe djalin e saj nga një organizatë kriminale lokale.
Kur jetët e Nik Bunit dhe Katerinës
kryqëzohen, ata e gjejnë veten të mbështetur tek njëri-tjetri për të mbrojtur gjithçka që ata përfaqësojnë.
Kur Pipa dhe Tomasi shpërngulen në apartamentin e tyre të ëndrrave, ata vënë re se dritaret e tyre kanë pamje të apartamentit përballë. Kjo do të sjellë disa ngjarje që do përfundojnë në tragjedi.
Keti Heron është një hit tek Plastiket, një grupash me vajzat " e para" në shkollen e saj të re, derisa bën gabimin e rënies në dashuri me Aron Samuels, ish të dashurin e Rexhina Xhorxh asin e Plastikeve.
Ndërsa bota bie, Furiosa e re rrëmbehet nga Vendi i Gjelbër i Shumë Nënave në duart e një turme të madhe biçiklistësh të udhëhequr nga kryekomandant Dementus. Duke përshkuar shkretëtirën, ata ndeshen me kështjellën e kryesuar nga Immortan Joe. Dy tiranët bëjnë luftë për dominim dhe Furiosa duhet t'i mbijetojë shumë sprovave ndërsa mbledh mjetet për të gjetur rrugën e saj në shtëpi.
I ri nga një aksident pothuajse në fund të karrierës, marifeti Colt Seavers duhet të gjurmojë një yll filmi të zhdukur, të zgjidhë një komplot dhe të përpiqet të rifitojë dashurinë e jetës së tij ndërsa ende bën punën e tij të përditshme.
Shumë vite pas mbretërimit të Cezarit, një majmun i ri shkon në një udhëtim që do ta bëjë atë të vërë në dyshim gjithçka që i është mësuar për të kaluarën dhe të bëjë zgjedhje që do të përcaktojnë një të ardhme për majmunët dhe njerëzit.
Në të ardhmen e afërt, një grup gazetarësh lufte përpiqen të mbijetojnë ndërsa raportojnë të vërtetën, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë në prag të luftës civile.