Agjenti i CIA-s Roger Ferris zbulon nje lider te madh e cila do ta çoje ne nje terrorist te dyshuar qe mund te jete operativi nga Jordania, por ndersa ai perpiqet te perfitoje nga inteligjenca qe ai e ka zbuluar, ai duhet gjithashtu te jete i kujdesshem me marredheniet e dyfishta me shefin e tij ne Amerike.
Fluturimi 7500, niset nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Anxhelos në drejtim të Tokios. Udhëtimi ndodh të jetë brenda natës, dhe zgjat 10 orë. Gjatë udhëtimit mbi hapësirën e Oqeanit Paqësor, pasagjerët kanë hasur në atë që duket të jetë një forcë mbinatyrore në kabinën e aeroplanit.
Rregulla te thyera ,është nje film thriller amerikan,me ne qender Mark Wahlberg dhe Russell Crowe. Billy Taggart nje oficer policie, kthehet ne nje dedektiv privat,ndersa Mayor Nicholas Hostetler ,eprori i New York,do te punesoje Taggart si dedektiv per te vezhguar te shoqen.
Në një udhëtim, Niku dhe dy miqtë e tij tërhiqen në një zonë të izoluar nga një gjeni kompjuteri. Kur papritur gjithçka bëhet e errët, Niku rifiton vetëdijen – vetëm për ta gjetur veten në një makth.
Nje drejtues ankandi artesh i cili eshte perzjere me nje grup kriminelesh behet partner me nje hipnoterapiste e cila do ti ndihmoje te gjejne pikturen e humbur.
Një komplot po thuret dhe motrat Uilson, trashëgimtaret e një hoteli janë në rrezik. Dy agjente të FBI-së do të hyjne në veprim, do të bëhen motra. Një komedi brilante me zoçka të bardha që ta heqin trurin...
Të gjitha çiftet janë kthyer për një fundjavë në Las Vegas, por planet për një fundjavë romantike shkojnë mbrapsht kur aventurat e tyre të ndryshme i çojnë në situata kompromentuese, të cilat kërcënojnë të prishin eventin e madh.
Kur Lemza dhe Padhëmbëshi zbulojnë një shpellë akulli e cila është shtëpia e qindra dragonjve të egër dhe e një ngarëseje misterioze dragonjsh, dy miqtë e gjejnë veten në mes të një beteje për mbrojtjen e paqes.
Një skuadër minatorësh qymyri bllokohen 600 metra nën tokë pas një shembje katastrofale. Pas një farë kohe, kur ajri bëhet më toksik, minatorët fillojnë e çmenden...
Fang Shijie, si foshnje është gjetur në mbeturinat e akademisë marciale, ai merret nga një njeri i cili i ndihmon të shkollohet dhe të vijet në garat e basketbollit, por përpjekjet e ti nuk kane të ndalur deri sa ti gjene prindërit e tij të vërtetë të cilin e braktisën...
Pasi ka bërë procesin e ekzorcizmit për të larguar djallin nga ish e dashura e tij, Malkolmi ia ka nisur nga fillimi me të dashurën e tij të re dhe dy fëmijët e saj. Pasi janë zhvendosur në shtëpinë e ëndërrave, Malkolmi edhe një herë fillon të torturohet nga aktivitete paranormale të çuditshme.
Regjisori Ben Stassen dhe kinematografisti Sean MacLeod Phillips kthehen në Afrikën jugore për një aventurë krejt të re. Ky dokumentar jep frymëzimin për, jetën e egër të kafshëve në Afrikën e largët, udhëtimi është bërë ne mënyrën e sigurt nga regjisori të kape gjdo lloje natyre të egër.
Një familje është përfshirë në një aksident dhe gjejnë strehim në një ish-hotel të izoluar, ku aty lirojnë një vajzë mbyllur në bodrum pa e ditur që ajo është një e keqe antike...
Vijnë nga parti që ishin në Las Vegas, Christine dhe miqet e saj janë të ngojuar në një shkretëtire të nxehet në Nevada. Por ata nuk janë të vetëm, vrasësi serik është kthyer Max Seed i cili ju sjell telashe...
10 vjet pas krizës globale, një njeri i vetmuar vihet në ndjekje të personave që vodhën pasurinë e tij të vetme, makinën e tij. Gjatë rrugës, ai kap vëllanë e njërit prej hajdutëve, së bashku ata krijojnë një lidhje të mirë gjatë atij udhëtimi të rrezikshëm...
Një foto gazetare jeton e qetë në një apartament ne Nju Jork, deri sa një kriminel sadist i cili po kërkon për një pasuri të fshehur hyn në jetën e saj.
Si nje aktor i filmave pa ze, George Valentin mendon se ardhja e teknologjive te reja me video dhe audio do ta zbeh rolin e tij duke e harruar. Ai bashkpunon me Pepy Miller, nje kercimtare e re energjike per tu rikthyer serisht ne skene…
Kane kaluar 8 vjet qekur Batman u zhduk ne nate duke u kthyer ne ate cast nga hero ne nje te arratisur. Duke marre persiper fajin per vdekjen e D.A. Harvey Dent kaloresi I Nates ka sakrifikuar cdo gje per ate qe ai dhe komisioneri Gordon konsideronin si te “miren e madhe.” Por gjerat do te ndryshojne kur dalin ne skene nje Mace hajdute me nje axhende misterioze dhe Bane, nje terrorist I maskuar, planet mizore te se cilit e cojne Bruce te kthehet perseri rolin e batman.
Gjatë bombardimeve atomike të Nagasaki në fund të Luftës së Dytë Botërore, Uolverin shpëton ushtarin Jashida. Dekada më vonë u krijua një teknologji e lartë magnetike. Plaku dërgon të besuarën e tij Jukion, që të rifitoj "Njeriun Ujk "në Tokio. "Njeriu Ujk " ishte vetë-internuar në pyll pas konfliktit të fundit në skuadrën X-Men. Jashida nuk synon ti thotë vetëm në një "Lamtumirë të thjeshtë Loganit, por gjithashtu dëshiron t'i ofrojë dhuratën e çmuar të vdekshmërisë, mundësinë për t'i dhënë fund vargut të humbjeve që ka pësuar Uolverin në ekzistencën e tij të përjetshme....
Vazhdimi i historisë vendoset në mes të viteve 1980 dhe 2014 ku X-Men kthehet prapa në kohë për të ndaluar rojet të pushtonin Amerikën e Veriut dhe të vendosnin të gjithë mutantët që do kapnin në kampet e internimit. Në prag të një frike për fillimin e një holokausti bërthamor, X-Men dërgon mendjen e Kitty Pryde (Ellen Page)prapa në kohë për të poseduar trupin e saj në moshë më të re në mënyrë që të parandalojë një ngjarje të rëndësishme te mutantët-historia njerëzore: vrasjen e senatorit Robert Kelly nga Mystikët e rinj të cilët ishin mbledhur në “Vëllazëria e keqe e Mutantëve”.
Ram bie në dashuri me Sonan, e cila jeton në një fshatë. Ai e ndjek atë deri në momentin e fundit, ku vëllai i saj i madh sfidon atë për të prodhuar më shumë të korrura . Nëse ai fiton, ai do ta lejoj atë të martohet me të.
Malkolmi dhe Kisha shpërngulen në shtëpinë e ëndrrave të tyre, por shumë shpejt mësojnë se një demon gjithashtu jeton aty. Kur Kisha pushtohet nga djalli, Malkolmi - i vendosur ta mbajë jetën e tij seksuale në vijë - kërkon ndihmën e një prifti, një fallxhori dhe një skuadre që kap fantazma.
AI ËSHTË I GJATË, ZESHKAN DHE I BUKUR ME NJË DOZË MISTERI. Çfarë më shumë ka nevojë të di Xheni për Spenserin , njeriun që sapo e bëri të binte kokë e këmbë në Rivierën franceze? Epo, ndoshta që ai është një spiun profesionist, talenti i veçantë i të cilit është vrasja. Por pavarësisht plumbave, bombave dhe të këqinjve me armë të mëdha, askush s’mund t’i mbajë këta të dy nga të jetuarit përfundimisht të lumtur - nëse arrijnë ta kalojnë ditën pa u vrarë - në këtë komedi romantike plot aksion që do t’ju vdesë nga të qeshurat!
Ndërsa bota bie, Furiosa e re rrëmbehet nga Vendi i Gjelbër i Shumë Nënave në duart e një turme të madhe biçiklistësh të udhëhequr nga kryekomandant Dementus. Duke përshkuar shkretëtirën, ata ndeshen me kështjellën e kryesuar nga Immortan Joe. Dy tiranët bëjnë luftë për dominim dhe Furiosa duhet t'i mbijetojë shumë sprovave ndërsa mbledh mjetet për të gjetur rrugën e saj në shtëpi.
I ri nga një aksident pothuajse në fund të karrierës, marifeti Colt Seavers duhet të gjurmojë një yll filmi të zhdukur, të zgjidhë një komplot dhe të përpiqet të rifitojë dashurinë e jetës së tij ndërsa ende bën punën e tij të përditshme.
Shumë vite pas mbretërimit të Cezarit, një majmun i ri shkon në një udhëtim që do ta bëjë atë të vërë në dyshim gjithçka që i është mësuar për të kaluarën dhe të bëjë zgjedhje që do të përcaktojnë një të ardhme për majmunët dhe njerëzit.
Në të ardhmen e afërt, një grup gazetarësh lufte përpiqen të mbijetojnë ndërsa raportojnë të vërtetën, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë në prag të luftës civile.