Kur ambasada iraniane në Londër sulmohet nga njerëz të armatosur, i takon një grupi ushtarësh shumë të trajnuar të përgatiten për një bastisje si asnjë lloj tjetër.
Për të kapur hajdutin më të kërkuar në botë, një agjente e Interpolit mbledh një ekip me hakerat më të mirë për të planifikuar vjedhjen e fundit të kripto-monedhës.
Një djalë i ri me emrin Andriu, regjistrohet si baterist në një bandë muzikore ku instruktori i pamëshirshëm nuk ndalet në asgjë për të zbuluar potencialin e nxënësit. Andriu i përkushtohet aq shumë postit te tij, saqë rrezikon edhe jetën.
Kur Hanteri dërgohet në një kamp kërcimi, njihet me vajzën e ëndrrave të tij dhe së bashku mundohen të mundin rivalin e tyre Lens në garën që zhvillohet në kamp.
Doug Glatt, nuk është aspak i kënaqur me punën e tij dhe e vetmja gjë që di të bëjë është të ndeshet me grushta. Por kur ai shkon me shokun e tij të shohë një ndeshje hokei dhe rreh më të fortin e skuadrës kundërshtare, talneti i tij do t’i sjellë një karrierë të re.
Pasi mashtrohet dhe grabit 68 mijë dollarë me të dashurën e vet, Çipi frikacak rreth të 30-tave i cili nuk i reziston dot femrave të bukura, e gjen veten të rrethuar nga njerëz që vuajnë nga paranojat. A do të shpëtojë Çipi nga kjo situatë? Shikoni filmin për më tepër...
Pasi djali i saj humbet, një nënë e pikëlluar kthehet një muaj më vonë në ishullin El Hierro për të identifikuar një trup. Ajo zbulon se nuk është zhdukur vetëm djali i saj...
Dredhka Helmuese në bashkëpunim me Xhezon Vudro kërkon të zhvilloje një virus që do i kthejë të gjithë gjallesat e Tokës në hibridë kafshë-bimë. Për ta ndalur atë, Batmeni dhe ndihmësi i tij Naituing i kërkojnë ndihmë shoqes së Dredhkës, Harli Kuinit.
Janina Duzhejko, një grua e moshuar, jeton e vetme ne fshatin Klodzko, ku një seri me vrasje misterioze ndodhin. Duzhejko është e bindur se e di se çfarë i shkakton krimet, por askush nuk e beson atë.
Pasi babai i Indisë vdes në një aksident automobilistik, xhaxhai i saj Çarli, i cili ajo nuk ka ditur kurrë që ekzistonte, vjen të jetojë me të dhe mamanë e saj të paqëndrueshme emocionalisht. Menjëherë pas mbërritjes së tij, ajo fillon të dyshojë se ky njeri joshës dhe misterioz ka qëllime të tjera, por në vend që të ndihet e zemëruar ose e frikësuar, kjo vajzë pa shokë sa vjen e magjepset më shumë prej tij.
Arkitekti Majkëll Njuman, është manjak pas punës dhe nuk arrin të jetë i disponueshëm për gruan dhe fëmijët e tij. Çfarë ndodh kur një shkenctar i çmendur i jep një pult që... mund të ndikojë në jetën e tij. Me pultin në dorën e tij, ai mund të kthejë mbrapa ose të çojë para jetën e tij, të uli zërin e atyre që ka pranë ose të ngrijë të gjithë njerëzit përreth. Por shumë shpejt pulti magjik del jashtë kontrollit dhe Majkëlli do humbasë disa nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij.
Sem Pil del nga burgu pas 6 vitesh për vrasjen e Trajfit. Ai kupton se jeta jashtë nuk është me e lehtë se ajo në burg duke qenë se përballet me njerëzit që ka lënduar më shumë. Dikush ka përparuar, të tjerë janë të lidhur pas kujtimeve të asaj nate. Por një gjë është e sigurt, të gjithë janë detyruar të rriten. A do të mundet Semi të ndalojë ciklin e dhunës dhe të sjellë diçka pozitive pas asaj që ka shkaktuar?
Fronti i Aragonit, 1937. Luisi, një oficer i ri republikan, i destinuar për një pozicion dominant afatgjatë, njihet me një vejushë enigmatike me të cilën bie në dashuri. Ajo ka qëllimet e saj personale. Juli, miku më i mirë i Luisit zbulon gjithcka dhe që të mos flasë, i kërkon Luisit të bëjë zgjedhjen e duhur për jetën e tij. Kjo situatë krijon një gjendje armiqësie mes dy shokëve.
Një adoleshent me problem, Majlo, fshihet pas adhurimit të tij për traditat e vampirëve. Kur ai takon Sofinë njëlloj problematike, të dy formojnë një lidhje që fillon të sfidojë fiksimin e Majlos duke ia bërë atij të vështirë të ndajë fantazinë nga realiteti.
Anabela ështe një kukull e cila është e poseduar nga demoni. Ajo kërcenon një ciftë të ri, Xhonin, Mian dhe foshnjen e tyre, që nga moment kur Xhoni e sjell kukullën në shtëpi.
Një polic hakmarrës kërkon vrasësin e vëllait të tij dhe bie në dashuri me vajzën e një biznesmeni i cili është i përfshirë në një para-marrëveshje me babain e tij.
Roja i përkushtuar i bregdetit, Miç Bukanon do të rekrutojë një punonjës të ri. Së bashku, ata do të zbulojnë një komplot kriminal lokal, i cili kërcënon të ardhmen e gjirit.
Një aktore e re që bën prova për një dramë rreth trafikimit njerëzor fillon të përjetojë skena të tmerrshme që mund të jenë ëndrra... ose një realitet i alternuar.
Ndërsa bota bie, Furiosa e re rrëmbehet nga Vendi i Gjelbër i Shumë Nënave në duart e një turme të madhe biçiklistësh të udhëhequr nga kryekomandant Dementus. Duke përshkuar shkretëtirën, ata ndeshen me kështjellën e kryesuar nga Immortan Joe. Dy tiranët bëjnë luftë për dominim dhe Furiosa duhet t'i mbijetojë shumë sprovave ndërsa mbledh mjetet për të gjetur rrugën e saj në shtëpi.
I ri nga një aksident pothuajse në fund të karrierës, marifeti Colt Seavers duhet të gjurmojë një yll filmi të zhdukur, të zgjidhë një komplot dhe të përpiqet të rifitojë dashurinë e jetës së tij ndërsa ende bën punën e tij të përditshme.
Shumë vite pas mbretërimit të Cezarit, një majmun i ri shkon në një udhëtim që do ta bëjë atë të vërë në dyshim gjithçka që i është mësuar për të kaluarën dhe të bëjë zgjedhje që do të përcaktojnë një të ardhme për majmunët dhe njerëzit.
Në të ardhmen e afërt, një grup gazetarësh lufte përpiqen të mbijetojnë ndërsa raportojnë të vërtetën, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë në prag të luftës civile.