Kreu i një bande që punon për të kryer dhunë të çdo lloji, pasi lihet nga shokët e tij në duart e policisë, ai dënohet dhe burgoset, ndërkohë atij i ofrohet dhe një mundësi për liri: në këmbim që ai t'i nënshtrohet një terapie eksperimentale, por plani nuk shkon siç duhet...
Viti 1991 Madrid, pas një seance në shkollë, një vajzë adoleshente që kujdeset për vëllezërit e motrat e saj më të vegjël në shtëpi, dyshon se një forcë e keqe ka hyrë në banesën e tyre.
Stivi Ualsh bën një jetë luksoze por duke shkatërruar ëndrrat e njerëzve të tjerë. Piter Farrell është një burrë që s'ka më asgjë për të humbur dhe s'ka gjë më të rrezikshme se një njeri që kërkon hakmarrje...
Kjo është historia e një burri dhe një gruaje që fillojnë të rikonstruktojnë një shtëpi të vjetër. Por, ata nuk e dinë akoma se ky qytet ka një histori të frikshme.
Historia e një mësuese filozofie, që me pasion ndikon tek studentët e saj ndonëse në jetën personale i ka vdekur e ëma, e kanë pushuar nga puna dhe ka zbuluar se i shoqi e tradhtonte.
Një film që feston lindjen e spektaklit. Historia e jetës së një vizionari i cili vjen nga një familje e varfër, dhe krijon një shfaqje, që bëhet e famshme në mbarë botën.
Xhin-seok shpërngulet në shtëpinë e re me vëllanë e madh Ju-Seok, mamanë dhe babanë. Xhin-seok vuan nga ankthi por me mjekimet që merr arrin të bëjë një jetë normale. Një mbrëmje me shi, Xhin-seok e sheh vëllanë duke u rrëmbyer nga disa burra me një fugon të zi. Pas 19 vitesh heshtje Ju-Seok rikthehet në shtëpi por nuk mban mend asgjë. Xhin-seok vëren disa ndryshime në sjelljen e të vëllait dhe fillon të dyshojë se personi që është kthyer nuk është Ju-Seok. Ndërkohë Xhin-seok dëgjon zhurma nga një dhomë e kyçur përkohësisht, nga pronari i mëparshëm i shtëpisë.
Një komedi rreth Jahne, një burrë që bën një jetë parazitare. Inaria, e dashura e tij, i jep një ultimatum: ai duhet t’i blejë asaj një aparat digjital deri në agim ose ajo do të largohet. Jahne niset në një aventurë me dy miqtë e tij. Në rrugën e tyre drejt qytetit të Rovaniemit, Jahne dhe miqtë e tij përballen me shumë sfida, pengesa dhe tundime.
Pasi Ferdinandi, një dem me zemër të madhe, shihet gabimisht si një bishë të rrezikshme, ai kapet dhe largohet nga shtëpia e tij. I vendosur për t'u kthyer në shtëpi, ai grumbullon një skuadër kafshësh jo të zakonshme për një aventurë legjendare..
Marina, një grua e cila punon kamariere gjatë ditës dhe këngëtare klubesh gjatë natës, shkatërrohet plotësisht pas vdekjes së të dashurit të saj më të madh në moshë.
Skoti i cili rrëmben zemrat e vajzave shumë kollaj, ka gjithçka që një adoleshent mund të kërkojë: bukurinë, popullaritetin, madje edhe një admiruese. E gjitha fillon si një lojë dhe ndjenjat e admirueses sekrete për atletin e shkollës së mesme marrin një kthesë fatale.
Kloe, një zonjushë e re dhe e brishtë dashurohet me psikanalistin e saj, Polin. Pas disa muajsh shpërngulet tek ai por shumë shpejt zbulon se i dashuri i fsheh një pjesë të identitetit të tij.
"Straton: Forcat Speciale": Pas vdekjes së kolegut të tij amerikan, një agjent i MI6-s dhe skuadra e tij bëjnë të pamundurën për të ndalur një terrorist që kërkon të përdorë armë kimike kundër popullsisë...
Një aspirante për gazetare zbulon një pemë për të cilën ka shumë histori të tmerrshme.
Teksa atë e përndjekin djajtë e së shkuarës, ajo më në fund zbulon misterin e pemës...
Producentja e një emisioni të mëngjesit, sfidohet të testojë një sërë hapash, për të fituar zemrën e njeriut të saj të ëndrrave. A është njeriu perfekt, pikërisht ai që plotëson të gjitha kushtet e një liste, të ndërtuar për princin e kaltër, që kur ishe një vajzë e vogël?
Një inxhinier i ri nga Kina shkon në Afrikë për të ndihmuar kompaninë e tij të fitojë një konkurrim. Por ai përfshihet në luftë dhe roli i tij do jetë shumë i rëndësishëm në shpëtimin e vendit.
Ndërsa bota bie, Furiosa e re rrëmbehet nga Vendi i Gjelbër i Shumë Nënave në duart e një turme të madhe biçiklistësh të udhëhequr nga kryekomandant Dementus. Duke përshkuar shkretëtirën, ata ndeshen me kështjellën e kryesuar nga Immortan Joe. Dy tiranët bëjnë luftë për dominim dhe Furiosa duhet t'i mbijetojë shumë sprovave ndërsa mbledh mjetet për të gjetur rrugën e saj në shtëpi.
I ri nga një aksident pothuajse në fund të karrierës, marifeti Colt Seavers duhet të gjurmojë një yll filmi të zhdukur, të zgjidhë një komplot dhe të përpiqet të rifitojë dashurinë e jetës së tij ndërsa ende bën punën e tij të përditshme.
Shumë vite pas mbretërimit të Cezarit, një majmun i ri shkon në një udhëtim që do ta bëjë atë të vërë në dyshim gjithçka që i është mësuar për të kaluarën dhe të bëjë zgjedhje që do të përcaktojnë një të ardhme për majmunët dhe njerëzit.
Në të ardhmen e afërt, një grup gazetarësh lufte përpiqen të mbijetojnë ndërsa raportojnë të vërtetën, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë në prag të luftës civile.